Ismail Kadare shpallet “Komandant i Legjionit të Nderit”, dekorata më e lartë franceze

1 Janar 2016, 13:35Kulturë TEMA
Ismail Kadare shpallet “Komandant i Legjionit të Nderit”,

Ismail Kadare është shpallur sot Komandant i Legjionit të Nderit. Lajmi është botuar sot në fletoren zyrtare te Legjionit te Nderit, në Francë. Ceremonia e këtij viti ju kushtua viktimave të sulmeve mbi revistën Charl Hebdo në Janar të vitit 2015, dhe atyre heronjëve që arritën të shmagin sulmet terroriste në një tren të linjës Amsterdam Paris, në gusht të këtij viti.

Nga komuniteti artistik titullin “Komandant i Legjionit të nderit”, e morën shkrimtarët Ismail Kadare dhe Michel Tournier.

Kjo ceremoni promovuese është e e fundit i tre promovimeve kalendarike të vitit 2015, pas atyre të Pashkëve dhe 14 korrikut.

Titulli “Legjion i Nderit”, është themeluar nga Napoleon Bonaparte në vitin 1802, dhe është titulli më i lartë kombëtar francez. Ky titull mbahet deri më sot nga nëntëdhjetë e tre mijë anëtarë.

2 komente në “Ismail Kadare shpallet “Komandant i Legjionit të Nderit”, dekorata më e lartë franceze”

  1. Meqe ne Shqiperi eshte shpallur ” komandant i kelysheve te Enverit” ne France i takon ” komandant i legjionit te “nderit” “.

    1. Urime z.Kadare …si gjithmone perfaqesues i denje i Shqiperise sone,po me Edi Ramen o njerez qe shkruani c,keni.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje