“Rough Guide”: Ja pse duhet zgjedhur Shqipëria si destinacion turistik

30 Dhjetor 2015, 12:03Kulturë TEMA

Nëse nuk keni shumë para, por nuk doni të hiqni dorë nga udhëtimet thjesht zgjidhni destinacionin e duhur dhe më ekonomik. Për këtë ju vjen në ndihmë një guidë me disa destinacione të krijuar nga kompania turistike britanike “ Rough Guide”. Për plazhet ju sugjeron që të zgjidhni Shqipërinë, ndërsa për t’iu larguar zhurmave Kosovën. Ja disa nga sugjerimet:

Për ushqim : Leon, Spanjë

Në rrethinat afër katedrales së qytetit León, shërbehet tapas, falas me çdo lloj pijeje. Nuk është asnjë e pazakontë për Spanjën, por në Leon kjo ndodh kaq natyrshëm. Një gotë Rioja e shkëlqyer kushton më pak se 1.50 euro dhe shoqërohet me një racion ushqimi të bollshëm.

Për plazhet : Shqipërinë

Riviera shqiptare është bujare, ende e paekploruar në tërësinë e saj dhe afër brigjeve të Mesdheut. Brigjet e mrekullueshme harkohen nga malet lehtësisht të arritshme, një “Mekë” turistike. Për një udhëtim me pamje të paharrueshme zgjidhni të kaloni nga Vlora përgjatë qafës së Llogarasë, një rrugë që të çon drejt brigjeve me ujë në ngjyrë torkuaz të detit Jon.

Për jetën e natës: Krakov, Poloni

Thuhet se qyteti polak i Krakovit ka numrin më të lartë të pub-ve për kilometër katrorë në botë. Edhe nëse nuk është fakt, atëherë është ndjesi. Qyteti i Vjetër dhe Kazimierz (lagje hebreje) janë të mbushura me atmosferë muzike dhe vodka.

Për t’u ‘izoluar’: Kosovën

Ky është një “qoshe” e bukur e Ballkanit, ku mund tëshmangni turmat turistike. Vetëm në vitet e fundit vizitorët filluan të rizbulojnë malet e thyer të Kosovës, arkitekturën mahnitëse otomane, manastiret mesjetare që janë trashëgimi botërore.

Për shërbimet Spa : Budapest, Hungari

Budapesti është i vetmi kryeqytet në botë i ndërtuar mbi burimet natyrore termike. Edhe pse mundësitë luksoze ekzistojnë, shtëpitë karakteristike ofrojnënjë përvojë tjetër kulturore. Në Szechenyi Banja do të shohni burra me mustaqe duke luajtur shah në anën e një pishine me avull./Monitor

4 komente në ““Rough Guide”: Ja pse duhet zgjedhur Shqipëria si destinacion turistik”

  1. Fotaqi says:

    Duhet te jesh mazokist i pjerdhur nga trute qe te kesh mundesi ekonomike te shkosh ku te duash e te zgjedhesh Skiperine e Kosoven per pushime. Si vend Skiperia eshte i bukur por njerzit sillen si kafshe nuk kan piken e kultures e te sjelljes ndaj turisteve. Mendjen e kan per te rrjepur e te marrin se me shume para. Kur udheqesit e atij vendi do jen serioze e puntore atehere mund te zere nje vend si destinacion turistik.

    1. Arvanites says:

      P O C A Q I = fotaqi … !

  2. vlonjati says:

    turp , fotografia tregon masakren qe i eshte bere perles se vlores, ndertim pa leje i tmershem qe ofendon te gjith vlonjatet nga fshataret e droges qe sjane lare kure ne det me ndihmen e bashkiakeve qe drejtuan vloren drejte katastrofes. ky ndertim dhe gjith te tjerat mbi rruge do rafshohen, motrat çfare keni o ju zgjebarake te ardhur qe qelbet vloren.

  3. pjatalarsi says:

    Tek ky vendi ketu matane kalase perplasen cdo vit veturat. Sivjet po ashtu ia dhane dy vetura phaauuu, sa ne qe ishim poshte thame se na ra makina ne koke! Pra disa vitesh ka rene njera aty! Duhet patjeter qe aty te vihet ne te dyja anet e rruges tabela me 30 km/ore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje