"Must visit!" Berati në listën e 'Boston Globe'

25 Dhjetor 2015, 18:20Kulturë TEMA

Qyteti i Beratit është cituar në listën e artikullit më të fundit të publikuar në Boston Globe, me titull “vendet për t’u vizituar në 2016”, nga Christopher Muther. Sipas autorit, ai tregon se pasi kanë qenë të izoluar nga pjesa tjetër e Europës vite me radhë gjatë regjimit komunist, Shqipëria për të, po shndërrohet gjithnjë e më tepër në një destinacion për të gjithë turistët në botë.

Shkrimi thotë se në rast se ju hezitoni të shkoni vetë, të shumta janë agjencitë të cilat ju vijnë në ndihmë për këtë destinacion.

Shqipëria sipas autorit, cilësohet si pikë e nxehtë për udhëtarët kudo nëpër botë, pasi ofron disa qytete të veçanta, ndër to Berati. Megjithatë, autori tregon se infrastruktura ende lë për të dëshiruar, gjendja e rrugëve është ende në gjendje jo të mirë, transporti publik nuk është më i miri i mundshëm dhe linjat e internetit nuk janë në gjendjen perfekte të funksionimit.

Përpos kësaj, shkrimi përfundon duke cituar Shqipërinë, si shumë media të tjera të huaja, për plazhet e bukura dhe një rivierë mahnitëse, sipas tyre. Boston Globe tregon edhe se koha më e mirë për t’u vizituar është shtatori./ Monitor

3 komente në ““Must visit!” Berati në listën e ‘Boston Globe’”

  1. Berti says:

    Kjo eshte mrekullia OTOMANE qe bota e vkereson ,ndersa shteti yne i degjeneruar e lufton ..BRAVO HALIT E MEHMET BERATI

  2. Berti says:

    Kjo eshte mrekullia OTOMANE qe bota e vkereson ,ndersa shteti yne i degjeneruar e lufton ..BRAVO HALIT E MEHMET BERATI .Ja keshtu jetonin turqit para 200 e ca viteve te dashur ,e jo neper baranga me balte si greket e geget

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje