Të enjten në mbrëmje mijëra qytetarë të Münchenit po bëheshin gati për të vërshuar sheshet e qytetit për të festuar ndërrimin e moteve. Përkundër atmosferës së frikshme që ka kapluar shumë qytete të Europës pas sulmeve fatale terroriste në Paris në nëntor, jeta vazhdon dhe njerëzit duan ta mundin frikën duke mos lejuar që terroristët të diktojnë agjendën festive. Në orët e hershme të mbrëmjes policia e Münchenit alarmoi opinionin mbi rrezikun e një sulmi terrorist. Siç njofton gazeta «Süddeutsche Zeitung» në numrin e së shtunës autoritetet ishin të njoftuara që nga data 23 dhjetor mbi mundësinë e një ataku terrorist. Fillimisht paralajmërimet nuk u klasifikuan si tepër serioze, por natën e Vitit të Ri me gjasë policia kishte mbajt të dhëna mbi planet konkrete të terroristëve. Shërbimi Sekret Gjerman (BND) kishte arritur t’i shtrojë pyetje një personi në Irak, i cili kishte ofruar informata mbi një sulm kundër dy stacioneve hekurudhore në München. Edhe Shërbimi Sekret i Francës i kishte paralajmëruar kolegët gjermanë. Pas të gjitha këtyre informacioneve policia në München vendosi që të njoftojë publikun dhe të ndërmarrë masa për parandalimin e sulmit. /Dialogplus.ch/
Quhet Mynih ne shqip o shoku fshatar.
Me duket se ky Muncheni eshte njohur gjithmpone tek ne me emrin ne shqip, Munih, apo jo more zoterinj te Temes.Ashtu sic njihet London me Londer, Athens me Athinen,Brussel me Brukselin, Istambul me Stambollin, Chile me Kilin, China me Kinen e te tjere emra qytetesh apo shtetesh ne bote te pershtatur ne shqip.Nuk jam gjuhetar, por besoj se kur shkruhet shqip, emrat e vendeve te botes, te cilet krahas formes se tyre ne gjuhen e ati vendi, apo dhe asaj nderkombetare, kane dhe nje varjant ne shqip,publikut te vendit tone i paraqitet ne kete forme. Ne se nje specialist i kesaj fushe del e ma hedh poshte vrejtjen time, do te pranoja me shume kenaqesi.
Nje tjeter konstatim i deformimit te shqipes ne kete shkrim: Pse thuhet “… mbi mundesine e nje ataku terrorist”, kur ne vend te fjales “atak”, mund te perdorej termi shqip “sulm” sic dhe eshte perdor ne fakt dhe shume here te tjera po ne kete shkrim.
Ju faleminderit ne se me mirekuptoni.
Statusi im ne Fb (i hapur per kedo)ne momentet qe gjermanet mbanin top-sekret burimin e informacionit per gjoja akte terrorishte ne Mynih:
Mbas skandalit te paradokohshem me gjoja terror ne Hanover, qe çoi ne anullumin e ndeshjes Gjermani – Holande, sherbimi i fshehte francez vazhdon lojen me gjermanet, kete here ne naten e nderrimit te viteve, dhe jep alarmin per sulm ose sulme (per arsye hetimi gjoja nuk tregohet numri) ne Mynih duke ua zene ne fyt qindramije njerezve festen.
I çuditshem eshte fakti se per gjoja arsye sigurie, nuk thuhet se nga cili sherbim informativ erdhen te dhenat per sulme terroriste, ndoshta ngaqe gjermaneve ju vjen turp nga vehtja nga tallja qe po ju bejne francezet. Apo jane vertet kaq budallenj sa te besojne seriozisht ne lojrat franceze?
Ne fakt puna eshte pak me ndrysh. Franca ka nevoje te terheqe me thelle Gjermanine ne te ashtuquajturen lufte kunder terrorizmit (qe ne fakt eshte lufte per ekspansion dhe lende te para ashtu si veproi ne Libi), ka nevoje per ndihmen e saj financiate, prandaj nderton skenarë te tille sikur Gjermania eshte direkt e rrezikuar nga terrorizmi. Ajo pretendon se me veprimet e saj ushtarake ne Lindjen e Mesme dhe Afrike po mbron nga terrorizmi edhe Gjermanine dhe kjo duhet te kontriboje me fuqishem financiarisht dhe materialisht ne kete aksion francez, sepse eshte ne interes te saj. Ne kete pike francezet jane ne unison dhe me amerikanet.
Po gjermanet po e hane kete rreng te trashe apo ka rryma te caktura qe ndergjegjshem duan ta lidhin makinen gjermane mbas qerres franceze? – Sigurisht qe psh industria e prodhimit te armeve ka interes ne kete loje…
Oret, ditet a javet e ardhshme do te tregojne sa te sakta apo te gabuara jane radhet e shkruara me siper.
München????????????????????????? Münchenit????????????????? Pupupupupupupupupupu po Mynih/Mynihut o t’u mbyllte!!!! Kush ju jep juve diploma ne universitet i rafte rrufeja ne koke se e degjeneruat gjuhen shqipe edhe gazetarine bashke!
I kapen terrorristat apo akoma?