Ayatollahu Khamenei: Arabinë Saudite e pret një "hakmarrje hyjnore"

3 Janar 2016, 11:44Bota TEMA

Arabia Saudite do të përballet me një “hakmarrje hyjnore” për ekzekutimin që I bëri një kleriku të shquar shiit, ka paralajmëruar lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, shkruan BBC.

Khamenei e ka përshkruar klerikun Sheikh Nimr al-Nimr si “martir” i cili ka vepruar në mënyrë paqësore.

Protestuesit kanë sulmuar ambasadën saudite në Teheran të shtunën në mbrëmje, duke ia vënë flakën ndërtesës, përpara se policia të arrinte t’i largonte që aty, transmeton lajmi.net.

Sheikh Nimrështë njëri prej 47 njerëzve të ekzekutuar nga Arabia Saudite nën akuza për terrorizëm.

Por lideri iranian Ayatollah Khamenei thotë se kleriku shiitështë ekzekutuar për shkak të kundërshtimit ndaj sundimatarëe sunitë të Arabisë Saudite.

“Ky dijetar fetar as nuk ka ftuar njerëzit në lëvizje të armatosur, as nuk ka qenë i përfhsirë në komplote të fshehta”, ka shkruar Khamenei në Twitter.

“Akti i vetëm i #SheikNimr ka qenë se ai ka qenë një kritik i hapur”, shtoi Khamenei, duke thënë se “gjaku i derdhur padrejtësit i martirit #SheikNimr do të ndikojë që hakmarrja hyjnore të vij shumë shpejt politikanët sauditë”.

3 komente në “Ayatollahu Khamenei: Arabinë Saudite e pret një “hakmarrje hyjnore””

  1. maximus says:

    ua futen fitilin edhe ketyre, qenka vendosur qe te mos ndelet shtet arab pa u shkateruar.

  2. Kasandra says:

    “Hakmarrje hyjnore”
    Thirrja e klerikut: Të bëra o Zot që të më gjendesh sot.
    Ti lart në qiell dhe unë këtu në tokë
    Zot përmbi zot jam vet në këtë botë,
    “Hakmarrja hyjnore” na ndihmoftë!
    “Hakmarrja hyjnore” quhet ndëshkimi ekstrem i njerëzimit nga Zoti-përmbytje, vdekje dhe shkatërrim total përveç Noas dhe arkës së tij. Kjo thirrje makabre del përsëri nga errësira e shekujve me gojën e një kleriku të lartë iranian për të çuar drejt vrasjes e shkatërrimit dy vende dhe dy sekte të një feje. Dhe pa u ngrysur dita e thirrjes i doli flaka dhe tymi në qiell ambasadës së Arabisë Saudite në Iran. Ky fakt i hedh poshtë të gjitha predikimet paqësore fetare kur humbja e një kleriku, cilido qoftë shkaku, i turbullon mendjen udhëheqësit fetar deri në humbjen e arsyes sa nuk gjen dot në librin e shenjtë një sure paqësore, por kërkon apo “krijon” sebep për të mjeruar edhe këto dy vende që mbahen akoma në këmbë në këtë rajon. Sa miliona njerëz të pafajshëm duhet të shuhen si shpagim për një klerik, qoftë edhe i pafajshëm. I ra vlera hapur mëkatit dhe ferrit! Veç kësaj, kjo ide dritëshkurtër nuk bën gjë tjetër veçse shton vatrat e zjarrit në vendet në zhvillim që t’i shtrijnë përgjithmonë dorën vendeve të zhvilluara. “O Zot ku je” (Migjeni)… kuje kuje! Ndoshta për reflektim sot vjen edhe një lajm i gëzuar, që shënon një hap drejtë përmirësimit të dinjitetit të njeriut.
    Po sot Zvicra njoftoi se parashikon t’u sigurojë qytetarëve të saj një të ardhur mujore të mjaftueshme që të bëjnë një jetë më dinjitoze pa lëmoshë a bamirësi qeveritare, fetare apo private, sigurisht nëse treguesit e tjerë ekonomiko-financiarë nuk hyjnë në garë. I urojmë me gjithë zemër sukses kësaj rruge edhe në vende të tjera se kudo ka të pasur si në Zvicër, Finlandë e Hollandë, aq më shumë në Iran edhe në Arabinë Saudite.
    Kundërthirrja e njerëzimit : Ndal yryshit fetar gjakatar të klerikut të lartë iranian. Poshtë terrorzmi! Kasandra.

  3. Kasandra says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje