Gjermanët nuk janë aspakt të lumtur me fluksin e madh të refugjatëve dhe shpesh kanë protestuar për këtë.
Por së fundmi duket se atyre u ka sosur durimi.
Pas shumë muajsh protestash, ditën e djeshme një grup protestuesish kanë djegur një qendër pritjesh në qytetin Schëabisch Gmund.
Kjo qytezë konsiderohej si njëfarë parajse për integrimin e refugjatëve, por duket se nuk ka qenë kështu.
Fatmirësisht nuk pati dëmtime në njerëz pasi qendra sapo ishte bërë gati për të pritur refugjatë.
Në vitin e shkuar janë kryer 220 sulme ndaj refugjatëve dhe qendrave ku ata akomodohen.
Gjermanët nuk e kanë kapërdirë politikën mikpritëse të Merkel dhe duan të tregojnë në çdo formë të mundshme kundërshtinë e tyre.
Dhe siç ndodh zakonisht gafat e gjermaneve, veç gjermaneve i paguan edhe tere Europa.
Pas përmbajtjes së lajmit, që tërheq vëmëndjen, është titulli redaksional i lajmit nga TemA: Gjermanëve u sos durimi, shkrumbojnë qëndrën e pritjes së refugjatëve.
Duket qartë se, bashkë me gangsterët dhe neonazëve gjermanë, emigrantofobia ka përfshirë edhe stafin e gazetës TemA, në mos edhe botuesin e saj.
Edhe këtyre të gazetës sonë, u ka sosur durimi me emigrantët që kërkojnë azil në Gjermani për te shpëtuar nga ferri i luftrave dhe masakrave në vëndet e tyre.
Vetëm se nuk kuptohet qartë se çfarë kanë këta tanët me emigrantët.
A thua i ngroh i njëjti zjarr dhe ideologji që tërbon neonazit dhe gangot që djegin qëndrat e pritjes së refugjatëve në Gjermani, njëlloj si në kohën e Hitlerit.
Por, ndërsa dihet se ata në Gjermani janë pakica e popullit të tyre, llumi i tij, ende mbetet për tu parë sa të përhapur janë këta të llumit tonë!
I sugjerojmë TemA-s, për të plotsuar garniturën e artikujve të Il Giornales që boton në faqet e saj, të fillojë të botojë fashikuj nga Mein Kampf i Hitlerit, të cilit sapo i kanë skaduar të drejtat e botimit.
Moderator, ku jane dy komentet qe thoni?
Gjermania ka shume nevoje per fuqi punetore te ruaj kete stabilitet ekonomik qe ka. Gjermania eshte mbi 80 milion banore. 50 milion banore jane buxhetore. Nga keta 50 milion banore 25 milion jane pensionista . Pra krah pune jane vetem 25 milion banore. Dhe kjo eshte ne renie e siper. Pra ka shume nevoje per riperteritje te popullsise qe plaket. Megjithse keto jane fakte keto i injorojne vet me fodullekun e tyre nazit. Edhe kjo ” mikpritje” qe u behet refugjateve te luftes ne siri kjo eshte vetem fasade. Te gjithe do te shkojne ne site deri sa te mbajne ate qe iu interesjon . Te tjeret do i kthejne me preteksin kaq kemi mundesi. Jo kot po i marrin me shumice , pastaj vjen sita bashke me fshesen. Gjermania eshte vetem per gjermane , mos te rrej mendja njeri se ka shtet ligjor per te gjithe njelloj. Shtet me dy standarte dhe shume rracist.