Franca dhe sulmet e pakta ndaj IS: A po i lufton realisht xhihadistët?

4 Janar 2016, 12:33Bota TEMA

Presidenti francez Francois Hollande i shpalli luftë Shtetit Islamik pas sulmeve të Parisit në nëntorin e shkuar.

Ai nisi sulme masive duke kryer dhjetra bombardime çdo ditë.

Por duket se vrulli i Francës ka ndalur.

Sipas raportimeve Franca ka kryer shumë pak sulme së fundmi në Siri, rreth 10 në ditë, dhe mesatarisht 6 sulme në ditë në Irak.

Këto janë shifrat e përfshirjes së Francës në luftën ndaj Shtetit Islamik.

“Shumë zhurmë politike dhe mediatike por realisht Franca nuk po bën asgjë”, kështu shkruante para pak ditësh gazetari francez Jean Dominique Merchet në gaetën “L’opinion”.

Sipas tij ajo çka po bën  Franca në Siri është e pamjaftueshme.

“Që prej sulmeve të Parisit në 13 nëntor, Franca ka kryer disa duzina sulmesh, të cilët kanë qenë shumë pak efikasë. Në muajin dhjetor Franca ka kryer vetëm dy bombardime ndaj rafinerive të naftës, asgjë më shumë”, shkruan Merchet.

Asnjë prej sulmeve të Francës nuk pati mbështetje tokësore.

Në Irak kryhen mesatarisht gjashtë sulme në ditë, të mbështetur edhe nga ushtria peshmerga.

“Për të bërë një krahasim, në Beograd në 1999 francezët kryenin 52 operacione ushtarake në ditë, nëntë herë më shumë se aktualisht”, shkruan Merchet.

“Jemi në luftë”, deklaronte Hollande në mesin e nëntorit, por shifrat tregojnë krejt të kundërtën./a.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje