Të gjithë kundër Iranit! Por del një ‘aleat’ surprizë

5 Janar 2016, 12:30Bota TEMA

Ishte thjesht çështje kohe që edhe Kuvajti të reshtohej në aleancën kundër Iranit.

Vendet e Gjirit janë bërë të gjithë bashkë pas djegies së ambasadës së Arabisë Saudite në Teheran.

Shumë prej tyre kanë shkëputur marrëdhëniet diplomatike ndërsa Emiratet kanë zvogëluar numrin e diplomatëve në Iran.

Tensionet mes Iranit dhe sauditëve u rritën pas ekzekutimit të klerikut shiit Sheikh Nimr al Nimr.

Ngjarja pasoi me shkatërrimin e ambasadës saudite.

Menjëherë në krah të sauditëve u reshtuan vende si Bahreini, Sudani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe së fundmi Kuvajti.

Por ‘në krah’ të Iranit ka dalë një shtet surprizë.

Bëhet fjalë për Turqinë.

Turqia e cila prej kohësh nuk ka marrëdhënie të mira me Iranin, ka kundërshtuar ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Teheranin.

Zëdhënësi i qeverisë turke Numan Kurtulmush, tha se “është e pamundur të mbështetet dënimi me vdekje në asnjë shtet të botës”.

“Ne nuk duam një përplasje mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Është gjëja e fundit për të cilën rajoni ka nevojë”, tha Kurtulmush./a.l

1 komente në “Të gjithë kundër Iranit! Por del një ‘aleat’ surprizë”

  1. aaa says:

    Bravo Turqi,nuk ben te perkrahet nji shtet terorist qe likvidon njerzt per nji fjale goje,po ky shtet ka perkrahjen e botes demokratike siq i thuan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje