VIDEO/ Trump nis fushatën me një spot: Por bën një gafë të jashtëzakonshme

5 Janar 2016, 12:07Bota TEMA

Donald Trump ka nisur fushatën e tij më një spot i cili përqendrohet në dy temat e tij të forta: emigracionin e jashtëligjshëm dhe terrorizmin.

Por miliarderi republikan ka bërë një gafë të jashtëzakonshme.

Ai ka publikuar këtë spot për herë të parë në Iowa dhe New Hampshire, dy vendet e para ku do të nisin përballjet mes republikanëve për nxjerrjen e kandidatit zyrtar.

Spoti nis me Hillary Clinton dhe Barack Obama, fajtorët e krijimit të ISIS, sipas Trump.

Më pas ai flet për ndalimin e emigracionit ilegal duke premtuar edhe një mur gjigand në kufirin me Meksikën nëse zgjidhet president.

Por gafa e tij është pikërisht këtu.

Ai ilustron temën e emigracionit ilegal me pamjet e një grupi refugjatësh që përpiqen të hyjnë në vend.

Por në fakt video tregon disa refugjatë marokenë që përpiqen të hyjnë në ishujt spanjollë.

Gafa është zbuluar nga sajti PolitiFact.com./a.l

1 komente në “VIDEO/ Trump nis fushatën me një spot: Por bën një gafë të jashtëzakonshme”

  1. LORA says:

    Trump quhet,,,trap eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje