Maks Velo: Mentaliteti otoman, shkatërrues për popullin tonë. Ajo që po ndodh në Shqipëri, e njëjta gjë që ndodh nga luftëtarët e ISIS

8 Janar 2016, 09:16Kulturë TEMA

Maks Velo, i ftuar në emisionin e Ylli Rakipit “Të Paekspozuarit”, ku këtë radhë është folur për trashëgiminë kulturore, ka thënë se në Shqipëri vazhdon ende mentalitetit otoman.

Maks Velo:Kjo është një gjë shumë e rëndë Ylli, qendrimi ndaj trashëgimisë është tregues më i rëndësishëm i një populli, është njësoj si qendrimi i një djali ndaj prindërve. Nëse fëmijët godasin, vjedhin prindërit, ata nuk janë fëmijë. E njëjta gjë është edhe kjo, vjen nga mentaliteti osman, oriental, çfarë është e imja ka rëndësi, çfarë nuk është e imja s’ka rëndësi. Këtu është problemi. Dhe ne u zbuluam si popull në demokraci, u zhveshëm, treguam karakteristika tona të vërteta në demokraci, në liri ne e konsiderojmë lirinë si grabitje.

Rakipi: Çfarë është kjo?

Velo: Paratë e pas ‘90 në Shqipëri ishin para droge

Velo: Barbari, nuk mund të diskutosh për vlera, francezët ruajnë një gur, një tra, sepse është jeta e të parëve, është puna më e bukur, puna e të parëve, estetika, vlera dhe nëse ti këtë vlerë e hedh në kosh nuk je njeri, nuk bën dot asgjë. Është e kotë të marrësh në analizë këto fenomene ne shkatërruam tërë Shqipërinë, kjo është pjesë e shkatërrimit por kjo është siç thoni ju sepse kjo është më në dukje. Më e rëndësishme është koka, fytyra e një shteti, e paimagjinueshme në vende të tjera, ska ndodhur në asnjë vend tjetër dhe nuk ndodh. Për mendimin tim ne patëm një gjë, gjithë vendi jonë pati shumë para. Gjithë paraja e pas viteve ’90, ishte para e pisët, droge, para e pisët nuk është pare pune. Sepse kjo bëri që të shkatërrohet Saranda, Gjirokastra ne nuk na hynte më në punë as Dajti, as Piramida s’na hynte në punë.

Velo: Ajo që po ndodh në Shqipëri, e njëjta gjë që ndodh nga luftëtarët e ISIS

Rakipi: Ju një pjesë ja vini të shkuarës, kulturës otomane?

Velo: Sigurisht, Po e shohim me sy, prishën portën në Siri, që ishte lidhje mes perëndimit dhe oksidentit, e shkatërruan pa asnjë vrarje ndërgjegje siç bënë ata të ISIS-it. Është e njëjta gjë, pavarësisht se ne nuk duam ta themi kjo është e njëjta gjë, ne prishim portat e Europës. Dajti ishte portë drejt Europës, simbol i Europës që erdhi për herë të parë.

 

 

4 komente në “Maks Velo: Mentaliteti otoman, shkatërrues për popullin tonë. Ajo që po ndodh në Shqipëri, e njëjta gjë që ndodh nga luftëtarët e ISIS”

  1. Leonardo says:

    Keni më se të drejtë zoti Velo dhe këtë e tregonë dhe gjëndja jonë

  2. liku says:

    shko moj koqe kandari…

  3. altini says:

    Jam dakort me z. Velo.

  4. diti says:

    Z. Velo na flet qarte per mentalitetin, por si do te shpetojme nga mentaliteti otoman qe sot disa kerkojne te na riotomanizojne. Disa po investojne te na lene ne te njejten trashegimni otomane dhe nuk duan qe te perparojme drejt asaj qw natyrshem i perkasim Europes, tradites se arkitektures se katedraleve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje