Karriera e Edi Ramës mund të duket në kulmin e saj, por në fakt është më e brishtë se kurrë. Iu premtoi shqiptarëve ‘’Rilindje’’, mirëpo në mesin e mandatit të tij po sheh se reformat e ndërmarra nuk po japin rezultatet e pritura. Ekonomia është në përkeqësim. Shqiptarët janë më të varfër se dy vjet më parë. Në arkat e shtetit mungojnë miliarda. Jo vetëm që nuk ka vende të reja pune, por kriza po falimenton biznese, çka sjell tkurrje të tyre. Shëndetësia jo vetëm që nuk u bë falas, por është e përfshirë në skandale e përplasje interesi të paprecedenta. Rendi publik është problematik. Drogë, vrasje e grabitje ngado dhe shpesh policia nuk është e aftë të identifikojë e ndalojë autorët. Reforma në arsim duket se jo vetëm nuk i zgjidhi problemet, por të krijon idenë e kanalizimit të parasë publike në forma klienteliste. Afera ÇEZ e ngarkon qeverinë me një akuzë korrupsioni nga e cila e shpëton vetëm përfshirja e atyre që sot mbajnë peng opozitën. ‘’Rilindja’’ u ndot jo pak nga të inkriminuarit e mandatuar prej saj.
Nëse Edi Rama mendon se do të mbajë pushtetin falë numrave të kartonave në Kuvend dhe iu referohet zgjedhjeve lokale si preferencë e votuesve, gabohet rëndë. Fakti se ka përballë një opozitë impotente e cila po mbahet peng për interesa të ngushta familjare nuk do ta shpëtojë nga rënia e turpshme. Në opozitën e sotme status quo-ja mund të ndryshojë me shpejtësi, siç është gjithashtu shumë e mundshme që sulmi t’i vijë nga brenda forcës që ai drejton. Por kjo nuk është e gjitha. Zgjedhjet lokale provuan se ka edhe një numër të konsiderueshëm votuesish që nuk e ndiejnë veten të përfaqësuar nga forcat aktuale politike dhe shikojnë me shpresë krijimin e forcave të reja. Rezultati i Gjergj Bojaxhi në Tiranë ishte një mesazh i qartë i tyre.
Që Edi Rama të ndryshojë situatën në dy vitet e fundit të mandatit në atë masë sa të mund t’u dalë përpara shqiptarëve e t’u rikërkojë votën me flamurin e premtimeve të mbajtura, duket praktikisht e pamundur. Por zhvillimet e fundit politike i japin kryeministrit edhe një mundësi. Kjo është reforma në drejtësi.
Shumëkush me të drejtë është skeptik për realizimin me sukses të kësaj reforme. Që hajdutët të bëjnë një reformë për dënimin e hajdutëve është logjikisht e pamundur. Por përfshirja e fuqishme e ambasadorit Lu në këtë reformë ngjall shpresë. Ambasadori i fuqisë më të madhe të botës po vë në lojë reputacionin e tij dhe të vendit që përfaqëson në suksesin e kësaj reforme. Të pretendosh se z. Lu po beson naivisht se hajdutët do miratojnë reformën që dënon hajdutët është e palogjikshme. Ai di se ç’bën. Ai është i informuar nga shërbimet inteligjente më të forta të globit. Ai di se kush është i korruptuar. Ai di se në ç’forma janë marr paratë. Ai di se ku dhe nën cilat emra janë fshehur paratë. Ai di gjithçka. Ai tha qartë se politikanë të lartë në Uashington kanë shprehur interesin e tyre të drejtpërdrejtë në suksesin e kësaj reforme. Kjo e bën këtë reformë sukses ose dështim amerikan. Që amerikanët edhe dështojnë e dimë. Por që ky dështim t’u vijë nga mosdashja e disa politikanëve të korrutuar shqiptarë, kjo duket thuajse e pamundur.
Ndaj z. kryeministër bën mirë të rrijë në krah të ambasadorit Lu. Z. kryeministër duhet të kuptojë se ky është një nga ata momente në politikë ku bie ose ngrihesh. Z. kryeministër duhet të kuptojë se suksesi i kësaj reforme është alibia më e fortë e më e besueshme e mosrealizimit të premtimeve të tija elektorale. Z. kryeministër duhet të kuptojë se nëse arrin t’u japë shqiptarëve drejtësi ua ka dhënë të gjitha, sepse në një vend ku funksionon drejtësia funksionon gjithçka. Z. kryeministër duhet të kuptojë se nuk mund ta humbasë këtë tren. Ky është treni i fundit për të.
Pse është e brishte karriera e tij?
Reformat spo japin rezultat? Cila prej tyre? Ku je bazuar qe del ne kete konkluzion? Flet ne ajer…
Pasi ekonomia eehte ne rritje nga 1.1 qe e moren këta…
Reforma ne energjitike eshte e sukseshme
Reforma territoriale eshte bere efektet i jep me pas
Reforma ne pensione eshte bere eferektet i jep pas ca kohesh por ekuilibrat financiare janë.rregulluar
Rendi? Po ti qenke militant partie se vrasjet skane qene kurre me.te uleta se viti fundit ne 25 vite dhe ky eshte tregues…
Po ne dy vite jane be reforma sa sna e priste mendja..
Ky jo fut ne ‘tym, ose si’ kau peles’! Si do krijohet shteti? Edhe ne pyll , kafshet kane rregulla! Nsq iken treni…eshte i majmuneve!
Reforma ne arsim nuk i ka zgjidh problemet? Po ska hyre ne fuqi akoma.je i painformuar…
Z. Albi! Ky nuk eshte treni i fundit i Edi Rames, qe thua zotrote dhe ke per tu bindur qe nuk eshte i fundit, por une do t’ju thosha, qe Edi ka vetem nje gabim,qe nuk duhej te fillonte qeverisjen e tij pa bere transparencen e qeverise te sali kriminelit ne fillim, duke nxjere te gjitha bilancet e asaj qeverie dhe me pas te fillonte punen! Po te kishte bere kete , ti zoteri do te shihje se cishte bere ne ate rrumpalle te sali hajvanit, kesaj se keqe te madhe te shqiptareve! Edi beri shume premtime, por pa e ditur se cbuxhet kishte qeveria e kaluar dhe cborxhe i kishin lene! Ti mos fol budallalleqe, se nuk kemi pare deri tani nga ndonje kryeminister nisme te reformave , sic po ben EDi, pavaresisht sa do ti realizoje! Ne po e shikojme ,qe po mundohen te gjithe dhe po i kundervihen. Shteti vetem keshtu behet , te pelqen ty ose jo!
Artikull bindes, por do te ishte akoma edhe me bindes nese do te vije ne dukje arritjet jo te vogla.
Nuk eshte pak qe sot nuk guxon me njeri ne cdo cep te Shqiperise te pij duhan ne vende publike.
Nuk eshte pak qe vetem sot fshatrat i fikin dritat naten, qe deri dje ndriconin edhe autostrasdat edhe ne mes te nates.
Nuk jane pak arritjet e policise
Nuk eshte pak qe me gjithe shirat e papare Shkodra e Bushati nuk u permbyten sepse u komanduan drejte portat e shkarkimit te liqenjve
Nuk eshte pak qe kultura e qytetit po shtrihet edhe ne fshat, nepermjet reformes territoriale
Nuk u be pak me disiplinimin e universiteteve,, qe ishin kthyer ne fabrika letrash diplomash pafund
Nuk eshte pak qe zotrote je i detyruar te kerkosh fature, kudo ku shpenzo pare
Ky eshte SHTETI Zoteri!
Po nuk vleresove keto, nuk ke te qarte se c’eshte shteti
Nese shteti, qeveria, u le dore te lire ministrave te bejne tendera per klientet e tyre; te vjedhin keshtu parate e popullit, ai eshte korrupsioni vete. Prandaj Shqiperia shihet ne bote si sinonim i korrupsionit. Ato, qe ka bere Edi Rama me qeverine e tij, jane disa levizje minimale qe as kane dhene dhe as do te japin ndonje rezultat se realizohen me aksion dhe me seleksion. Perkeqesimi i kushteve dhe i jetes se shqiptareve eshte nje e vertete e madhe. Era e reformave nuk eshte ndier asgjekundi. Reformat fillojne me luften kunder korrupsionit. Dhe te korruptuarit me te medhenj jane qeveritaret dhe politikanet. Ata vjedhin mu perpara syve te Edi Rames, ai vjedh bashke me ta. Ka sjelle dhe familjare te tjere, si vellain, kusheriren etj. qe te vjedhin e te pasurohen. Se njehere vjen pushteti ne dore. Keshtu te nderuar zoterinj mos flisni per shtet atje ku nuk ka shtet ligjor dhe korrupsioni ben kerdine.
E c’eshte ky tyc qe keput brockulla mo?