Nga Rexhep Qosja
Në Kosovë po shkelen parimet dhe vlerat themelore të demokracisë.
Protesta e 9 janarit ishte një protestë e madhe, historike, me pjesëmarrje masive edhe të të papartishmëve, e organizuar prej tri partive opozitare – prej Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Vetëvendosjes dhe Nismës, me të cilën u bënë përpjekje që të ndërpritet shkelja e këtyre parimeve dhe e vlerave demokratike.
Mjerisht, koktejet e Molotovit dhe autoblindat e policisë i qitën hije, të shpresojmë vetëm përkohësisht, qëllimit dhe kuptimit larghedhës të protestës.
Gjykata Kushtetuese e shpalli të papajtueshme me frymën e Kushtetutës së Kosovës e kjo domethënë me parimet qendrore të saj, Marrëveshjen për Krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, por qeveria e Kosovës, që e nënshkroi këtë Marrëveshje, po e shpërfill vendimin e Gjykatës.
Pjesa larg më e madhe e popullit shqiptar të Kosovës, Marrëveshjen për Krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi i priti si marrëveshje kundërkombëtare, fort të dëmshme për të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës, kurse qeveria e Kosovës po bëhet e shurdhër ndaj vullnetit dhe zërit të popullit!
Duke e shpallur të papajtueshme me frymën e Kushtetutës së Kosovës, e kjo domethënë duke e shpallur të paligjshme Marrëveshjen në fjalë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës deshi s’deshi i dha të drejtë Opozitës për protestat e saj shumëmujore në Kuvend dhe jashtë Kuvendit kundër këtyre Marrëveshjeve.
Duke mos u pajtuar me dy marrëveshjet në fjalë pjesa më e madhe e popullit shqiptar i dha të drejtë opozitës për protestat e saj kundër këtyre dy marrëveshjeve.
Ata që e shpërfillën Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe Vullnetin politik të pjesës më të madhe të popullit shqiptar të Kosovës ata po vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre si të ishte Kosova despoti orientale, në të cilën despotët s’duan të dinë as për Kushtetutë e as për Popull!
Ata që po e shpërfillin Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Vullnetin e pjesës më të madhe të popullit shqiptar të Kosovës, ata po vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre tashmë të paligjshme, kurse kryetarja e Kosovës po kërkon që për tejkalimin e krizës të bëhet dialog me një qeveri tashmë të paligjshme! Dhe, kështu edhe kryetarja e Kosovës, jo për herë të parë, po shkel vlerat dhe parimet demokratike!
Megjithëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli të papajtueshme me frymën e Kushtetutës së Kosovës Marrëveshjen për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe megjithëse pjesa më e madhe e popullit shqiptar të Kosovës i trajton kundërkombëtare, të dëmshme fort për të sotmen dhe larg më të dëmshme për të ardhmen e Kosovës marrëveshjet e sipërpërmendura, Qeveria e Kosovës, me prokurorët dhe gjykatësit e saj politikë, vazhdon t’i mbajë në arrest deputetët e Opozitës duka ua cenuar atyre të drejtën politike dhe duke fyer kështu të gjithë ne, të tjerët, që kemi shpresuar se me pavarësinë e Kosovës nuk do pësojmë kurrë më arrestime politike!
Kjo nuk është Kosova për lirinë dhe pavarësinë e së cilës është bërë luftë!
Kjo nuk është Kosova që e kemi ëndërruar.
Kjo nuk është Kosova së cilës ia kemi kushtuar kush jetën, kush mendjen e kush pasurinë .
Por, nuk janë të gjitha këto të përmendurat këtu, të vetmet të këqija që po e dëshpërojnë dhe revoltojnë popullin e Kosovës.
Të këqija të tjera, të mëdha, që helmojnë jetën e njerëzve janë: korrupsioni i përshtrirë, krimi i organizuar, nepotizmi, papunësia e shumë e shumë qytetarëve si pasojë e korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmit me të cilat të këqija qeveria e sotme dhe paraardhëset e saj, si e tha një studiues amerikan, ka vënë kurorë politike e shtetërore!
Nuk është, prandaj, vetëm Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e ka bërë të paligjshme qeverinë e sotme të Kosovës: të komprometuar, plotësisht të komprometuar, për veprimtari shtetërore këtë qeveri e bëjnë të gjitha këto të këqija bashkërisht.
Kriza politike dhe institucionale e Kosovës nuk do të kalohet pa u larguar kjo qeveri prej pushtetit! Me përgjegjësi të plotë u them atyre qeveritarëve: problemi më i madh i Kosovës jeni ju! Jeni ju: me tregtitë tuaja politike, me kapitalin tuaj të fituar duke qenë në pozita politike, me korrupsionin tuaj, me “rançet” tuaja, me kapitalin tuaj, me nepotizmin tuaj, me 70 dosjet tuaja, të cilat, fatkeqësisht, s’kemi prokurorë e as gjykatës që kanë guximin t’i trajtojnë!
Shteti i Kosovës nuk do të shërohet as në pikëpamje politike, as në pikëpamje shtetërore, as në pikëpamje morale pa u bërë beteja të organizuara politike, institucionale, shtetërore për parandalimin e të këqijave të sipërpërmendura që po nxisin gjithnjë e më shumë banorë të saj për të kërkuar shpëtim në vende të tjera.
Kosova nuk do të qetësohet derisa të jenë në pushtet këta që e kanë sjellë në gjendjen në të cilën është, këta të cilët, si u dëgjua prej një miku të Kosovës, më shumë i tuten gazit lotsjellës në Kuvend, se projektit të Serbisë për shtet të dytë serb në Kosovë, më shumë e konsiderojnë të dëmshëm efektin e gazit lotsjellës në Kuvend sesa humbjen e sovranitetit dhe kthimin e Serbisë në Kosovë!
Hapi i parë drejt këtij shërimi të Kosovës është largimi i qeverisë së atij i cili me jetëshkrimin, me fjalët dhe me mendimin e tij na e sjell në kujtesë regjimin e para njëzet e pesë vjetëve!
Por, në qoftë se nuk duan të largohen vullnetshëm ai dhe bashkësundimtarët e tij demokracia evropiane dhe ajo amerikane na mësojnë:
ATA QË ME DHUNË E MBAJNË PUSHTETIN ATA ME DHUNË DUHET TË DËBOHEN PREJ PUSHTETIT!
Cka ka ky akademik qe kac shpesh nderron mendje? Pak kohe me pare e kishte idol Hashimin,tani eshte kunder tij. Hashimi ishte nje hajdut si atehere kur e kishte perkrahjen e Qoses, si tani qe nuk e ka perkrahjen e tij!
E sakte & e sakte.
Sot në Prishtinë, te Rrethi, është bërë një tollovi e madhe, nga njerëzit dhe makinat. Një person po i afrohet një makine. Vozitësi hap dritaren dhe pyet:
– Çfarë po ndodh?
– Disa tororistë kanë marrë peng Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës dhe po i kërkojnë 10 milion euro, ose do i djegin të dyja me benzinë. Pra, kemi dalë të mbledhim.
– Dhe, a po jap populli.
– Po, po, dikush 1 litër, dikush 2!
KY ËSHTË DISPONIMI NË KOSOVË SOT !
Te lumte si gjithmone Rilindasi Yne!
Sikurse ma-xhypet e Europes,turpi i botes;mjere ky popull qe i mban ne qafe
O kosovar, po Prof. Qosja prandaj eshte i madh, sepse vleren e politikaneve e mat me interesat e popullit, e jo me rreshtime te tipit dumbabist. O kosovar!
Qosja oshte nji oportunist primitiv edhepse e di se cdo
vendim delikat qe vjene,si psh. demarkacioni i kufirit me Mal t’Zi etc., vjene nga patronet e superfuqive qe cliruan Kosoven, kot grinden partite kosovare ne mes veti!
si nje qytetar i thjesht i kosoves bej nje pytje profesorit, pasi nuk la gje pa i then ish presidentit te ndjer rugova dhe tani kryeministrit te kosoves isa mustafa qfar po mshef profesori pa e ataku thaqin me kompani pasi ai vet ka nenshkru kto te kqija qe populli sot proteston.
Valla bre OOOOO met vertet qenke zero,po Kosova shpalli pavarsin me 2008 dhe ende seshte e pavarur,kurse Rugova diq me 2004 si ka mund te jete president pa shtet.
Ti,sic e ke vene nickun 0000,ashtu qenke.Une po te shtoj dhe nje xhufke.
Po qfar president i k.. ka qene pa shtet ushtri polici,administrate,po mos u ben budal nqf se i ke dy dite shkolle.
Vërtetë Qosja është i madh si intelektual, por i madh edhe si inatçi . Ndërron mendje për miqtë,por kurrë për armiqtë(si ata personal, edhe të tjerët). Ketë herë, më tepër se me Thaçin, e ka me Mustafën.
Vërtetë që kjo qeveri ka SHUMË,SHUMË,Shumë të meta dhe do të duhej të shkonte,por…kush do ta ndërronte. Ata që kërkojnë shkuarjen e saj,për ta zëvendësuar, janë më të këqinj se këta. Atëherë, çfarë përftojmë me ndërrim?
Nuk befason aspak ky prononcim i ketij “akademiku” kuqokomunist jugosllav, qe ererat e Sinan Hasanit e te Fadil Hoxhes e kthejne ka t’ju teket!… Dhe, nuk eshte hera e pare qe ai kthehet kah fryen era e Sinan Hasanit, e Fadil Hoxhes, e Azem Vllasit e Mahmut Bakallit…! Po kujt i duhet nje “akademik” i tille mjeran? E kujt i sherben thenia e tij: “Kjo nuk është Kosova për lirinë dhe pavarësinë e së cilës është bërë luftë!“ A e di ai “akademik” çka eshte kah shkruan e çka eshte kah flet? Cila eshte “pergjegjesia” e tij ketu? Po ia kujtojme “akademikut” se lufta nuk eshte bere per “lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”. Betimi i UÇK e demanton kete thenje te “akademikut” tone te “te madh e te lavdishem”(!) Lufta eshte bere per lirine e te gjithe shqiptareve dhe per bashkimin e trojeve te tjera shqiptare Ames Shqiperi. A ka rrjedhur ky “akademik” a si qendron puna me te, pse ndjell lufte vellavrasese?… Medet per Shqiperine dhe per shqiptaret per keta “burr ate mire” e “baballare te kombit” qe i kane!…
DRENICA E KUQE
O gjakovari kuq,po vaj Kosova per ty e ashk(partijake)po mos me qene edhe Qosja me shkrimet dhe fjalet e tij,po populli do binte ne gjum siq eshte edhe ma zi,po shyqyr,fal ketij kolosi kombtar,koh pas kohe pe kujton popullin qe te zgjohet,e per qato figura qe i paske permend,pastroj se pari dhembt e pastaj shkruaj,po ata diqen pa pension,e mos te flas per pasuri,qe si vodhen sen ketij populli.po fale braim dinarit(nji hajn dinak)sot kto mbeturinat qe ishin mbas tij e rjepen kosoven e varrfur,duke e quar popullin ne skamje te pafund.
Propozim,
Ju Tironca, ju lutem ejan e merrne kete Rexhon e Qosiqeve e vendosne ne Tirone.
Por, kemi nje kushte:
Ne asnje rrethan mos na dertgoni Salon per kompenzim.\
Sa piset luhet me kombet…me njerezit gjithashtu…i udheheqin tufa – tufa si bariu bagetine dhe pastaj i servirin si qingji ne hell per gosti…nuk i njoh bindjet e plota te profesor Qoses por jam dakord me kete shkrim.Per ate pavaresi eshte derdhur gjak dhe mund…Mos te cohet dem asnje nga keto te dyja.Eshte qesharake deri ne dhimbje se si eshte percare popullit Kosoves sot…me vjen keq kur i shoh ne lajme…pa u sheruar nga e shkuara Kosova perpelitet nga e tashmja …duket sikur eshte mallkim i popullit shqiptar te udhehiqet nga njerez te vegjel…
po ju aty nalt e bat fet veq ju ka mbet me i pre e me i shkurtu, un pajtohem me komentusin drenica e kuqe veq po i shtoj amani merreni kurr mos na e sillni mrapa sepse ky viran qdoher kish qellu i revulucionit te vonuar,sa per rugoven laj gojen kur te shkruash ,qe ta dini mir e mir kosova ka djem te zot qe i dalin ball kosoves po jo ma me qosa e qosiqa e me pleshtat e tij qe i gjejke ku jan e ku sjan berllog dor e zgjatun e serbiis kriminel prandaj rilindja shqiptare le ti gjen nje stofull ne mes te tiranes.