Andi Bushati: Të gjithë po luajnë me lojën e Lu-së

11 Janar 2016, 20:59Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Tani që puna me stërmundim dhe përplasje për reformën në drejtësi po shkon drejt një produkti final, të gjithë e kemi më të qartë pozicionimin e palëve për atë që nisi si një inisiativë e ndërkombëtarëve për të regulluar sistemin e drejtësisë. Procesi i gjatë, deklaratat kundërthënëse, loja e hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës kanë bërë që të lexohen më mirë synimet e të gjitha palëve, pushtetit, opozitës dhe ndërkombëtarëve. Të tërë ndryshe sillen dhe ndryshe veprojnë.

Le t’i marrim me radhë:

Edi Rama bën si i painteresuar për detajet e kësaj reforme, deklaron gjithëandej se nuk e ka lexuar draftin, se kjo është një punë ekspertësh dhe se ai i’a ka lënë në dorë aleatëve ndërkombëtarë dhe profesionistëve këtë punë.

Por, të gjitha këto fshehin një qëllim më të madh: Tek e fundit Rama e di se ai është njeriu i vetëm që përfiton nga kjo reformë. Jo vetëm sepse një pjesë të fajit për qeverisjen e tij katastrofale, ai ia ka hedhur këto dy vite peshores së prishur të drejtësisë, por edhe për një arsye tjetër.

Ata që do të largohen nga sistemi dhe ata që do të vijnë, mënyra se si do të filtrohen dhe mënyra se si do të emërohen, në një vend si Shqipëria, nuk mund të bëhet pa dominimin e pushtetit. Ndaj në fund të procesit sado e madhe të jetë mbikqyrja e ndërkombëtarëve, Rama do të ketë më shumë kontroll. Prandaj ai bën sikur rri larg dhe i pashqetësuar pasi ai pret frytet e një peme që po e vadisin të tjerët.

Ilir Meta, ndryshe nga aleati i tij nuk e do këtë reformë. Ai është i bindur se ajo mund të veprojë kundër tij. Ai e ka marë aferën e CEZ-it si një provë gjenerale të dështuar, për të testuar atë që pritet më pas. Ai është i bindur gjithashtu se prej saj fiton Rama dhe se ky mund ta përdorë atë kundrejt çdo rivali. I bindur se i ka shpërndarë vetë me bollëk armët që kushdo mund të përdorië kundër tij, Ilir Meta trembet.

Por e bukura është se megjithëse është krejtësisht kundër, ai nuk e thotë asnjë minutë publikisht këtë. Gjithë betejën e kundërshtimeve e ka luajtur nën rrogoz: Duke yshtur rekrutët e tij mediatikë që s’kanë lënë gjë pa thënë kundër Lu-së, Vlahutinit dhe kundër qëllimeve të Ramës për reformën; duke nxitur ministrin e ri të drejtësië të japë mesazhe kundrathënëse me kryeministrin, e duke deklaruar edhe vetë se reforma s’mund të kalojë pa opozitën. Pra nëse Rama hesht por punon pro, Meta hesht njësoj dhe luan kundër saj.

Lulzim Basha është përfshirë gjithëashtu në një lojë të dyfishtë. As ai nuk do që reforma të bëhet. E para se e ka të qartë se nga ajo përfiton kundërshtari i tij direkt. E dyta sepse ka mbi kokë Sali Berishën i cili i ka lënë trashigimi një shkollë politike: mbaje peng kundërshtarin me gjithçka që ke mundësi mos ti’a japësh.

Pra pavërasisht se thotë se është dakord me rekomandimet e Venecias PD-ja e di se nuk fiton gjë edhe prej tyre. Ajo ka vetëm një synim: të marrë një pjesë të kontrollit dhe vendimmmarrjes politike. Jo për të përmirsuar sistemin, por për tu siguruar se ai nuk përdoret kundër saj dhe sidomos kundër ish qeverisjes së djeshme.

Donald Lu, nuk i ka shpëtuar as vetë kësaj balloje me maska. Pavarësisht nga idealet që mund të ketë në kokë, apo nga detyrat që ka marrë nga Washingtoni, ai e di se nuk mund të miratojë një reformë shpresëdhënëse, me votat e një mazhorance që ka mbushur parlamentin me kriminelë, që po vjedh përditë me tendera dhe koncesione, që është tallur me çdo aspiratë për të rilindur Shqipërinë e prandaj nuk mund të bëjë këtë vetëm për drejtësinë. Lidhur me rolin e tij dhe të ndërkombëtarëve, Fatos Lubonja kë të drejtë kur thotë se nuk mund të shërohet trupi i një pacienti të mbushur me metastaza, duke i pastruar vetëm njërin prej organeve.

Me politikanë të koruptuar deri në palcë, me një shoqëri civile të tredhur, me media që vetëm rolin e pushtetit të katërt nuk luajnë, askush nuk mund të jetë aq naiv sa të besojë se do të pastrojë drejtësinë.

Po atëherë, cili është qëllimi i Donald Lu-së dhe shefave të tij në departamentin e shtetit?

Më pesimistët mendojnë se ai po mbështet Edi Ramën ashtu si çka ndodhur rëndom këto 25 vjet, me liderët në fillim të pushtetit. Ata që mbrojnë këtë version mund të sjellin me dhjetra shembuj se si ShBA, për të arritur qëllimet e saj, ka sponsorizuar liderin dhe jo përmirësimin e sistemit, në vende me demokraci të pa zhvilluara.

Por, ka edhe një version pak më optimist. Duke i’u druajtur  mundësisë që Rama ti përdorë, Donald Lu dhe shefat e tij, ta kenë nisur këtë proces, jo për ta forcuar, por për ta kontrolluar Ramën. Të vetëdijshm tashmë se gjygjtarët dhe prokurorët e koruptuar bien gjithnjë në prehërin e pushtetit të radhës, ata po duan të ivolvojnë ShBA në dhe BE-në brenda sistemit. Pra, me pak fjalë, ata nuk duan ti hyjnë mundimit sizifian të përmirësimit të tij, por duan që ti japin fund talljes së politikanëve me pandëshkueshmërinë.

Unë vetë besoj tek ky version i dytë. Besoj se dikush nën shembujt e Kroacisë, Rumanisë dhe së fundi Serbisë ka vendosur se i duhet thënë fund proceseve me vrasje që nuk i gjendet arma, vjedhjeve që nuk i gjendet blloku, grushtave në parlament që u dhënkan për shkak të detyrës.

Unë besoj se për të na afruar pak më shumë në gjirin e familjes euroatlantike, aleatët tanë kanë vendosur se ky vend nuk mund të ketë më ministra që vjedhin ditën për diell dhe dalin pa u lagur. As opozitarë që kur ikin nga detyra kapardisen në Mecedesë qindramijra euroshe dhe vila disa fish më të shtrenjta.

Natyrisht, kuptohet, se kjo endërr populiste që i gëzohen të gjithë, ka fare pak të bëjë me idealin e përsosjes së sistemit.  Ajo nuk ka lidhje me shpresat e “pranverës” për drejtësinë shqiptare, siç po kërkojnë të na e shesin. Ajo prek thjeshtë fasadën, jo thelbin e saj.

Pikërisht, në hapsirën mes kësaj shprese dhe realitetit të mundshëm, po e zhvillon lojën e tij edhe Donald Lu. Ndoshta i bindur se kurrë nuk do ta arrijë maksimumin që premton. Por ama i ndërgjegjshëm se vetëm kështu, të gjithë të tjerët do i japin fund lojës së tyre.

Lapsi.al

12 komente në “Andi Bushati: Të gjithë po luajnë me lojën e Lu-së”

  1. bekimi says:

    Po ti zotni A Bushati , a je i interesuar per reformen ne drejtesi??? E cuditeshme: Qeveritaret perfitojne prej pavarsise se drejtesise!!!!!!!!!! Perfituesit jane shqiptaret, humbesit jane hajdutet , kriminelet !!!

    1. Vk says:

      Pikerisht!!! Te gjithe analistet i shmangen kesaj….bejne tipiken e shqiptareve: kur mund te behet ndonje gje e mire ne kete vend, fillojne: po ku esht e futmja ketu??? Aaaa po perfiton Rama….mossss. U ligeshtuan keta qe se durojne dot te gjatin…..po mir mo Bushat, po populli shqiptar nga kjo reforme (sado e keqe te jete) a perfitojne shqiptaret??? Vetem kaq pergjigju. Po ju analistet jeni prostituta intelektuale….sic thot Mourinho (mgjths dukesh qe smerr vesh nga futbolli o Bushat)

  2. bekimi says:

    Po ti zotni A Bushati , a je i interesuar per reformen ne drejtesi??? E cuditeshme: Qeveritaret perfitojne prej pavarsise se drejtesise!!!!!!!!!! Perfituesit jane shqiptaret, humbesit jane hajdutet , kriminelet !!!

  3. astrit says:

    Bushat nuk paske zene mend akoma nga Sali Berisha. Pse vetem per ato aryse qe permend ti nuk eshte dakord Lulzim Basha?. Po ata skandale qe ka beri ai kunder ketij vendi nuk te interesojne ty?

  4. sopiqoti says:

    Mencuria e Andi Bushatit eshte e papare.

  5. trOLLNA says:

    As sot as pas 25 vjeteve nuk behet reforma demokratike,e ndershme dhe e drejte ne Shqiperi.
    Reformen qe do beje kete vend,per tu jetuar do e bente vetem nje revolucion,por jo si ai qe do Saliu,e qe te shpetoje Saliu,Luli,Meta e Rama,por revolucion si ai i vitit 1945,kur u konfiskuan gjithen tradhetaret,gjithe grabitesit,gjithe ish pushtetaret qe vodhen,dogjen e vrane popullin shqiptar.E kur te konfiskohen keta qe po thuhet sot,per kete ligj leshi drejtesie,atehere do kete qetesi ky vend.

  6. XIO says:

    LU KA 25 VJET QE TALL BYTHEN ME NEEEEEEEEEEEEEEEEEEE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. tovallia says:

    Analisteve si Bushati, qe nuk jane pak nuk u pelqen demokracia: ata flasin kunder krimit, kunder korrupsionit, kunder krimineleve, por ne mendje kane komunizmin, rendin ku cdo gje pastrohet me themel, pasurite konfiskohen dhe te pasurit perfundojne te gjithe me breke ne rruge!!!
    E kane mire apo e kane keq? Ndoshta e kane mire, por kjo s’eshte demokracia!

  8. Pilivesa says:

    Dergova nje koment kritik per kete shkrim te Bushatit.
    Pse nuk e shfaqni zoti moderator?

  9. TJ says:

    Mero ju lutem mos botoni ne Tema.al artikuj nga Andi! Eshte nen nivelin e mediokrit! Klanet mafioze e kane shpene tek Fevziu! Pa moral dhe pa bosht! Plehra e gazetarise, mercenar si Bushati!

  10. leka says:

    Ky i gjore vazhdon ti shikoje gjerat nga prehri i Hysniut,Personaliteti i tij i gjithe i korruptuar,pasi cdo gje qe zhvillohet per rreth,ai e llangos me bojen e zeze te bllokut,qe hidhte dikur klika e gjyshit mbi gjithe boten.
    Gjithmone i bej pyetje vehtes:
    Si vazhdojne keto qenie perverse,te jetojne tani ne nje mini-bllok,kurse inteligjenca e vertete e ´´valixheve prej drase´´,te jete e kspozuar karshi korenteve te pasigurise ekzistenciale.

  11. Sh says:

    Lu eshte I bindur se vetem keshtu nuk preset Sala, Gerdeci, Alpetroli dhe te gjitha koncesionet e deklaruara dhe te pra deklaruara te sipermaresve te huaj, me ne krye Ameriken, ne Shqiperi. Lu eshte I bindur se vetem keshtu mund ti hipnotizoje perseri shqiptaret sa tu haje edhe kocken, se mish nuk ka mbetur me.
    Shqiptare te nderuar eshte koha per nje Referendum e te vendosim Monarkine. Mbreterine nuk e ha dot askush, se ka
    Cecua Bicak. Ne se do te vazhdojme keshtu nuk e kemi te gjate. Jemi ne prag te shperberjes kombetare dhe humbjen se etnise. Kjo eshte me e rezikeshme se te gjitha rresiqet. Keto qe luhet jan alibi. Askush nuk ka interes te bej shtete ne Shqiperi…….KUPTONI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje