Rusia është gati të pajisë Serbinë me armatime të sofistikuara, ka deklaruar zv.kryeministri rus Dmitry Rogozin gjatë një vizite në Beograd.
“Ne jemi të gatshëm ta mbështesim aleatin tonë ballkanas me armatime, përfshirë këtu sistemin raketor tokë-ajër S300”, deklaroi Rogozin.
Ai bëri të ditur se Moska do ta shqyrtojë kërkesën e Beogradit për blerjen e këtyre armatimeve në një periudhë sa më të shkurtër.
Ambicjet e Beogradit për armatim janë intensifikuar pasi më herët Kroacia, vend anëtar i NATO-s, njoftoi planin e saj për të blerë raketa me rreze të gjatë veprimi, që mund të arrijnë Serbinë.
Në konferencën e përbashkët me zyrtarin rus, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se, Beogradi do të mbajë një qëndrim neutral ndaj Kroacisë, por nuk do të lejojë që Serbia të kthehet në një “shënjestër të lehtë”.
Ndërkohë, Rogozin, duke i prezantuar Vuçiç modelin S300, tha se, nëse Serbia do të kishte pasur një sistem mbrojtjeje ajrore në vitin 1999 do të kishte shmangur “shkatërrimin nga bombardimet e NATO-s”.
Serbia, një aleat tradicional i Rusisë, ka kërkuar zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por është përplasur në këtë drejtim me opozitën e fortë të nacionalistëve pro-rusë. Deri më sot, Serbia i ka rezistuar presioneve të Bashkimit Evropian për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Moskës.
Shumë qeveri perëndimore druhen se rritja e rolit politik, ekonomik dhe ushtarak të Rusisë në Serbi dhe në pjesën serbe të Bosnjes mund të destabilizojë Ballkanin, që ende nuk e ka marrë veten nga luftërat e viteve ’90. Serbët konsiderohen si aleatët e vetëm seriozë të Rusisë në rajonin e Europës jug-lindore./ TCH
Me sa mbaj mend ne nje interviste te nje ish ministri Rus ne vitet 97-99 Rusia i kthehu kurizin Serbise. Pasi i quajti absurde kerkesat e Milloshevic-it. Dhe u perpoq ta bindte se ishte gabim dhe se Ruset vellezerit e tyre nuk mund te shkonin ne lufte per ta. Tani neqoftese Serbia do kishte keto lloj armatimesh asaj kohe do ishte shkrire si shtet besoj. Mbase rradhes tjeter?! Ku i dihet.
Aty rri ti, enderro per kosovistanin. Po ja qe historia ka tregu qe vetem vende mylimane langaraqe te paarmatosur ka shkrire Nato.
Ballkani armatoset bashke me boten mbare ndersa shqipjerrdhia eshte bytheperjashta .
Ah moj e mjere shqipcari paske qene bene fatzi
Ore 1 pytje kam un
A eshte phoni im qe ka cakerdu apo tema ka ndryshu sfond ?
U bo si gazetat e tjera .tunnel i gjate qe te lodh syte dhe gishtin duke zbrit
Blej nji ipad satane se o bo veb i ri dhe nuk i dilet kollaj?
Hahaha.
Merja tema
Po cmendon shqipria dhe kosova kur serbe po armatisen me arme moderne.sigurisht presin se doti mbrojn dikush tjeter
por kan pas than t,mjert psheshte,qe presin kjumshtin e huej,shqiptarve pa u hije ujte nar buthe su del gjumi
Rogozjin eshte koburja e besuar e Putinit, ish KGB, ish ambasadori i Rusise ne NATO, misioni i tij eshte ndezja e flakes ne prapavijene NATOS , se bashku me njerezit e Serbise ne Kosove dhe Maqedoni, duke vazhduar me anetarine NATOS ne jug. Serbia sikur eshte anetare e partneritetit per paqe , ndaj kujt do ti perdore armet? Kroatet i kane per mengjez serbet, jo me raketa por edhe atomin te kene.Armet serbet i duan ti perdorin per shqiptaret, kosovaret e Spahiut dhe Kelmendit nuk jane imune ndaj armeve serbe, prandaj Nje Shqiperi eshte alternativa e vetme sot dhe per shekujt qe vine, jo nje Shqiperi e arabizuar si ajo e Ferrajt dhe Baletave por nje Shqiperi europiane, me shpirtin e Shen Terezes, mendjen e Kadares dhe perkushtimin ndaj lirise se Kastriotit.