Këngëtarja Celine Dion është goditur nga dy drama të njëpasnjëshme.
Pas vdekjes së bashkëshortit të saj tre ditë më parë, mësohet se edhe vëllai i saj ka ndërruar jetë.
59-vjeçari Daniel Dion ndërroi jetë dje pas një beteje të vështirë me kancerin.
Edhe bashkëshorti i këngëtares, Rene Angelil vdiq nga e njëjta sëmundje.