Qytetari Dixhital SMS Berishës: Dy jashtëtokësorë poshtë urës së Lanës që mbrëmë rreth orës 23:00 po bëjnë eksperimente me një qytetar

19 Janar 2016, 15:17Politika TEMA

“Qytetari Dixhital” i ish-kryeministrit Berisha befason herë pas here me mesazhet  që sjell në facebookun apo nr e telefonit të tij. Dhe të gjitha këto, çfarëdo i shkruhet, ish-kryeministri nuk ngurron ti bëjë publike në Facebook-un e tij.

E në këtë zallamahi mediash online, ku prioritet është “KLIKIMI” dhe jo gazetaria, të gjtihë vënë tituj të fortë për të kapur ndonjë klikim, pa bërë asnjë verifikim apo pa kërkuar ndonjë fakt për shashkat që Berisha apo kushdo politikan i majtë apo i djathtë hedh në rrjetet sociale.

E si për të treguar pabesueshmërinë e këtyre mesazheve, (që nga Berisha përdoren për të krijuar pseudongjarje dhe për të zhvendosur opinionin publik nga temat reale që ju interesojnë qytetarëve) shohim reagimet e qytetarëe në facebook-un e tij.

Po të vëmë re komentet janë të natyrës ironike dhe tallëse, ku bie në sy komenti   Mirmengjes Z. Berisha. Info e sigurt dy jashtetokesore jane fshehur poshte ures se lanes qe mbreme rreth ores 23:00 dhe po bejne eksperimente me nje qytetar qe po urinonte atje per momentin. Ju lutem shperndajeni para se te jete vone per njerezimin.”.

Por nuk mungojë as ata të natyrës: “Jam shume kurioz te di se ca malli pi ti sale. Kaloja dhe nacuve noiher mos e thith te gjithen per vete”. Këto janë disa nga komentet e pacensuruara, pasi të tjera ikin me një të rënë të mausit.

Gazetaria jodashamirëse ndaj qytetarëve kur politikanët bëjnë lloj e soj dëngla online çon në krijimin e ngjarjeve të stisura për të humbur vëmendjen nga problemet reale, nga reformat e rëndësishme dhe alternativat e denja.

“Qytetari dixhital” i Berishës mund të jetë kushdo, mjafton të shfrenoni fantazinë e t’ja dërgoni në inbox./Lexo.al

9 komente në “Qytetari Dixhital SMS Berishës: Dy jashtëtokësorë poshtë urës së Lanës që mbrëmë rreth orës 23:00 po bëjnë eksperimente me një qytetar”

  1. Flori says:

    hahahahahaha, sa a papame.

  2. Don says:

    Krimineli Berisha se ka problem te beje si I cmendur vetem te largoje vemendjen nga akuzat per krimet e tij te perbindeshme. Saliu akoma po ben kerdine ne ekonomi por qeveria socialiste eshte e mekur dhe ndofta e korruptuar. OJQ Meta ja ka lidhje duart.

  3. aldo says:

    Jeni bere si puna e UFO Tv, qe ju ka ngel kaseta te Berisha. Ministrat po.vjedhin me lopate kurse ju thoni diktatori ne Korene e veriut. Un socialist jam po me gazetari b…lepirse qe beni ju do tju ngelet shpejt dopio gjashta ne dore. Me shume lajme jep jeta osh qef ne facebook.

  4. Ervin says:

    Info e sigurte, ate komentin per Ramen e ka bo Bes Kallaku ???

  5. dajti says:

    Ky kriminele kur du ta shofim me hekra ne dure ahere do te jete clirimi i kombit

  6. stili says:

    Çojeni në psikiatri këtë trapin,ai ka shumë kohë qe nuk është ne terezi,por me ktë të sotmen ,diagnoza është vendosur.Sëmundjen e ka patur që i ri,por nga koha që u vendos në SHQUP. ka marrë rrugët,,,!

  7. Devolliu says:

    O Sali; mua sot në mëngjes më erdhi një zog e më tha se e kishte parë nga dritarja e Kryeministrisë Edi Ramën, i cili pasi e kishte rrahur mirë e mirë Niko Peleshin, filloi dhe po e rrihte vendçe edhe Ambasadorin Lu. Ke material që të flasësh për këtë skandal një orë në të enjten tënde në Parlament o Sa-leh.

  8. Kin Buba says:

    Lajmin per 2-ufot pshurrca nen urë çonia kryebashkiakut aktual te Tiranes, qe t’ pakten t’ i giobisë. Ketu fajin, s’e ka Sala.

  9. hajduti i kombit says:

    o xeni shterngoje babain se te ka luajtur mendesh nga koka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje