LETRA/ Tahiri i shkruan "Mirror" dhe "Corriere": Lajmet me ISIS dhe xhihadistë në Shqipër, sajime

19 Janar 2016, 14:37Kronika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri u ka dërguar letër 2 redaksive të lajmeve, Corriere TV në Itali dhe britanikes në versionin online Daily Mirror pas lajmeve të tyre mbi financimin e ISIS nga Shqipëria.

“Jam i bindur që nuk jam i vetmi shqiptar që ndihet keq nga të pavërtetat që u pasqyruan, siç besoj se çdo italian apo qytetar i çdo vendi të botës që ka pasur mundësinë të njohë sadopak Shqipërinë, është ndier keq nga pasqyrimi thelbësisht i shtrembëruar i realitetit shqiptar në reportazhin tuaj”, shkruan ministri.

Ministri thekson se fitorja më e madhe e terroristëve është krijimi i hijes së armikut edhe aty ku duhet të ketë besim, duke shkatërruar kështu mundësinë që qytetarët dhe shoqëritë tona të ndërtojnë solidaritetin e domosdoshëm të vlerave që duhet ti kundërvihet të keqes së përbashkët.

“Në këtë rast, të pavërtetat e raportuara prej jush për Shqipërinë, duke shpikur shkolla për militantët e ISIS apo mbi 1000 rekrutë të paguar e të gatshëm për luftë, janë një tullë më shumë në murin e mosbesimit që na bën gjithmonë e më të paaftë për të fituar kohën që kemi humbur duke parë si kërcënim njëri-tjetrin, e kësisoj, të paaftë për të fituar kundër kërcënimit terrorist”, nënvizon ministri i Punëve të Brendshme.

Ai shton se Shqipëria ka një popullsi me shumicë muslimane, por është verbëri të mjaftohesh me kaq për të imagjinuar rrezik terrorizmi në vendin tonë.

“Ndaj, i nderuar, më lejoni t’ju siguroj se shqiptarët krenohen me vlerat e çmuara të tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, një shembull unik që veç krenarisë, ka rrënjosur tek çdo qytetar shqiptar vullnetin për të mos pranuar frikën dhe kërcënimin e terrorit, por kurajon e forcën për të ndërtuar bashkëpunimin me çdo shoqëri të lirë që luftën kundër terrorizmit e fiton më së pari me vlera e besim, pastaj me armë”, shkruan Tahiri.

9 komente në “LETRA/ Tahiri i shkruan “Mirror” dhe “Corriere”: Lajmet me ISIS dhe xhihadistë në Shqipër, sajime”

  1. Iliria says:

    Mire e ke ti o Tahiri, po ja qe kohet e fundit tallanet po ushqehen shume me fryme raciste, mjaft te lexosh gazeten Gebelsiane “Il Giornale”, edhe Gebelsi vete do t’a kishte zili.. Une qe jetoj ne Itali e di shume mire, keta fajet per gjendjen e tyre ekonomike ia hedhin gjithmone te huajve, sidomos shqiptareve. Ndoshta jane i vetmi vend europian qe nuk arrin t’i shohe gjerat qarte por bazohen tek propagandat. Plus qe jane edhe shume injorante, nuk njohin as veten e tyre, kurlturen historine e vendit te tyre, e jo me ate te popujve fqinj. Ka shume italiane qe e dine Shqiperine andej nga Polonia, ka te tjere qe kujtojne se jemi sllave, te tjere qe n’a dine rumune, e keshtu me radhe. Dhe Shqiperia eshte kaq afer Italise. C’te presesh me shume nga keta..!!

  2. B.t says:

    Ju falenderoj Z.Minister per kete pergjigje te dhene.Me te vertete nje pergjigje e merituar.Po prisja komentin kur dikush nga njerezit e shtetit te kthente nje pergjigje per te cilen te ndiheshim krenar te gjithe.E dime qe Shqiperia ka probleme ,por tek e fundit si te gjithe shtetet e tjera.Nuk e meritonim nje perbaltje te tille .

  3. Le nam o Sajm says:

    Une thashe se kete Leter te Mbyllur ua ke nisur ketyre te shtypit te Tirones Lindore (te Edi Rames), por ti ua paske postuar atyre te Evropes se Perendimit, o Sajm!
    Le nam or burre i dheut!
    Mire qe ketyre ketu u thua te bashkohen me ty, ne Qellimin e Perbashket, dmth te mbeteni Ju serish ne pushteterim, po atyre te Italise se Trete dhe atyre te Traktatit te Londres, edhe atyre do tu kerkosh te njeten gje?!
    Kush ta ka mbushur mendjen ty, o Sajm, qe tere Bota ka qellim dhe interesa te njejta?!

    Le nam or burre i memedheut, lereja Edit Letrat e Refleksionet dhe ti shiko punen!
    Dmth, me mire dil ne rruge e zere pozicion afer ndonje banke apo ndonje dyqani qe ka kuti kuponesh, se mund te ndodh qe pikerisht aty te shfaqen maskat, me uniforma policie, dhe ti t’i kapesh ato dhe te shperblehesh nga fondi i vecante i spiuneve vigjilente, ate bej Sajm…

    Po qysh a i vrare i thua Perendimit mos perdor Lirine e Fjales, qofte edhe te gabuar, qofte edhe te qellimshme?!
    Po ata te asaj gazetes tjeter, qe moren nje dore lekesh nga Edi dhe botuan mburrka per ju, a jane ne rregull me Letren e Hapur te Ministrite te Ministrise se brendshme te Shqiperise ata?!

    Ti thua po, por duhen pyetur edhe shqiptaret per kete, se ata i paguajne leket per taksa!

  4. Lluku Barbashta says:

    Ne Paris u mblodh UNOJA fol Enver te lumte goja ,fol e mbro te drjtat tona ,USHTTTTTT EREEEEE.

  5. faro says:

    Keta jane mesuar vetem te kritikojne nga maja e IDA – s , me trtimerine e nje perendije te paprerkshme te lashtesise!
    Hera pare qe nje anetar i qeverise tone guxon t’u jape pergjigje.
    Te lumte Tahiri!
    Faleminderit!
    Duhet te mesohemi te mbajme koken larte dhe kemi perse.
    Kemi shume gjera mbi ta:
    Familja, historia e lashte, gjuha e lashte, folklori, etnografia, bukuria e relievi i rralle natyror, klima po e tille, gjuhet e huaja qe flasin shumica e shqiptareve, heronjte e lashtesise me fame boterore, Nene Tereza etj

  6. undefined says:

    Perse cuditet zoti Tahiri? Apo i harroi mercenaret e ISIS qe kane ikur me gjithe familje drejt Turqise dhe pastaj ne Siri. Ku u rekrutuan, kush ka paguar per rekrutimin e tyre dhe si kane kaluar ne kufi? Keto te pergjigjet Tahiri si minister i brendshem dhe jo te justifikohet kot. Apo eshte i zene duke futur njerezit ne burg per kuponin tatimor.

  7. aqif tahipi says:

    O Sajmir , te gjithe shqiptaret e ndershem e dine se ato shkrime jane totalisht trillime.Cudia me e madhe eshte se si gazekari anglez i qenka referuar burimit “te pavarur” qe na qenka ish shefi i zbulimit maqedonas.Normalisht dihet se sa na e duan te miren moterqirat sllave dhe kelyshet e tyre ,mjaft te kujtojme inskenimin e para disa muajve ne kumanove .Ata po tentojne me cdo kusht te identifikojne elementin shqiptar ne ballkan me islamin radikal.Nderkohe qe ka edhe ndonje hiena tradhtare dhe spiun sllav mes nesh qe i perkrah ata.Por mos ki merak se keta tanet nuk i pjerdh kush.

  8. labi says:

    gabimi i radhes eshte qe ashtu si thote te pa verteta gazeta italiane , ashtu thote te pa vertet dhe ministri kur thote qe shumuca e shqipetareve jane mysylman . Kjo eshte mashtrimi ose paduturia me e madhe. JO shqiptaret ne shumice jane ateis ose “myslyman” te njollosur nga pushtimi latergjik otoman. Nuk te bene emri apo mbiemri myslyman por kultura dhe edukata familjare.Ndoshta italianet tremben nga ulurima e altoparlanteve te bythngriturve qe trullosin te madh e te vogel dhe kane te drejte se i vetmi vend ne bote qe ska asgje te perbashket me boten arabe si gjuha, alfabeti, ADN raca, prejardhja dhe e tashmja çuditerishte na del mysylmsn, kaq e çuditeshme eshte kjo sa qe eurapa nuk arijne ta kuptoi dhe perceptoi dote. Ne shqiperi nuk ka harmoni fetare po ka shaka fetare se shumica se ruan per fe.

  9. tfgs1 says:

    firma eshte ne arabisht…!!!!!???
    hajde ministro hajde…………..pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkk!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje