Stuhi e frikshme në SHBA, 50 mln banorë izolohen në shtëpi

23 Janar 2016, 21:22Bota TEMA

Një super-stuhi dimërore ka përfshirë pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke sjellë me vete të reshura të shumta të borës.

Më shumë se 50 milionë banorë janë këshilluar që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të rrezikut nga stuhia që po lëviz drejt veriut.

Banorët janë paralajmëruar, gjithashtu, për erëra të forta, ngrica dhe përmbytje në zonat bregdetare.

Deri tani raportohet për 10 persona të vdekur nga aksidentet rrugore, shkaku i borës dhe ngricave, kurse shumë shtete amerikane e kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Po ashtu, me mijëra fluturime janë anuluar, kurse qindra mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Moti i ftohtë ka prekur një pjesë të madhe të SHBA, duke nisur nga Arkansasi në jug, e deri te Massachusetts në verilindje.

Kryeqyteti amerikan është në mesin e zonave më të prekura nga stuhia, që pritet të jetë më e madhja që e ka goditur Washingtonin në histori.

Zyrat qeveritare në kryeqytet, po ashtu, janë mbyllur. Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka mbetur në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Sot.

Moti i ftohtë vjen në kontrast të madh me temperaturat e buta që kanë mbizotëruar këtë dimër në Bregdetin Lindor të SHBA.

3 komente në “Stuhi e frikshme në SHBA, 50 mln banorë izolohen në shtëpi”

  1. DEVOLLI says:

    Po ku eshte e frikshmja ne kete mes debore bie si ne cdo vend ne bote Gzetare te pa afte skeni lajm dhe mereni me deboren qe bie ne amerike. Debore bje dhe Rusi , Norvegji e.t.j .

  2. profeti i fundit says:

    po vjen kijameti sic thot bible.
    fundi I botes kshtu vjen
    beni gati valixhet per ne ferr!
    kush ka pare ,le t fshij bythen
    kush s ka ,mos t caj trapin se s kan ci duhen paret
    kurvat le t qihen sa me fort
    po ashtu edhe kurvaret te pallojn
    sala?
    le t haj kar se s do ket mo shonc

  3. Maryland says:

    Nuk eshte dhe aq keq
    Ka 24inches bore on the ground but we are in good spirit, staying home, and watching US Figure Skating.
    Love it
    Perry Hall
    Maryland
    1/23/2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje