300 studentë të rinj në shkollën bazë të Policisë, në 2 javë fluks regjistrimesh

27 Janar 2016, 12:04Kronika TEMA
300 studentë të rinj në shkollën bazë të

Mbi 3 mijë kandidatë kanë aplikuar vetëm në 2 javët e para, për 300 vende në shkollën bazë të Policisë së Shtetit.

Burime zyrtare i thanë TemA-s se ka një interes të lartë nga të rinj, jo vetëm që kanë mbaruar shkollën e mesme, por edhe të lartën për t’u bërë punonjës policie.

Aplikimet, që dorëzohen pranë çdo Drejorie vendore, mbyllen në datë 15 shkurt.

300 vendet për studentët e rinj të rolit bazë, janë ndarë: 204 meshkuj, 90 femra dhe 6 kuota janë përcaktuar për minoritetet.

Pas mbylljes së fazës së aplikimeve, me urdhër të Drejtorit të Policisë Haki Çako do të caktohet data e konkurimit me shkrim dhe të përzgjedhurit që sigurojnë pikët e përcaktuara, do të vijojnë garën më tej në testin fizik dhe psikologjik.

Ky është kursi i dytë 6 mujor për rolin bazë, ndërsa nga vjeshta e kaluar ka nisur edhe shkolla e lartë e Policisë së Shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje