Virusi, i cili paraqet kërcënimin më të madh për gratë shtatzëna dhe fëmijët e tyre është përhapur në Amerikë, ku janë regjistruar mijëra persona të prekur nga virusi Zika.
Cili është rreziku i virusit Zika?
Nëse nuk jeni shtatzënë, atëherë Zika nuk rrezikon aq shumë jetën e juaj.
Nëse dyshoni se keni virusin Zika, simptomat e saj janë: temperaturë e lehtë, kruarje të trupit, kokë dhembje dhe krijon skuqje të syve.
Sidoqoftë, ky virus shkakton dëme të mëdha tek gratë shtatzëna. Foshnjat e tyre lindin me tru të pazhvilluar dhe me kokë jo normale.
Si shpërndahet Zika?
Ajo shpërndahet nga mushkonjat e quajtura Aedes.
A është Zika një virus i ri në botë?
Zika së pari është shfaqur në Uganda në vitin 1947 tek majmunët, por ka pasur raste që është shfaqur edhe tek njerëzit.
Tani, më shumë së 20 vende në botë janë të infektuara me Zika. Ndër to është edhe Amerika Latine.
Por, shkencëtarët thonë se Zika mund të përhapet edhe në vendet e tjera shumë shpejt, sidomos tek ato vendet ku jetojnë mushkonjat Aedes, raporton Express.
A ka ndonjë shërim ose trajtim për virusin Zika?
Deri më tani, nuk ka shërim ose trajtim kundër virusit, por mënyra e vetme për tu mbrojtur, nëse jetoni në një zonë ku ka Zika, atëherë duhet të përdorni sprej kundër mushkonjave dhe të mbuloni trupin e juaj.
Megjithatë, disa nga shtetet më të infektuara me këtë virus, kanë paralajmëruar gratë që të mos mbesin shtatzënë deri në vitin 2018.