Tri shenjat: Ja si ta dalloni kur ju tradhton

27 Janar 2016, 11:24Lifestyle TEMA

Statistikat tregojnë që 32% e femrave dhe 42% e meshkujve kanë tradhtuar të paktën njëherë në jetën e tyre.

Tre shenjat që tregojnë që në marrëdhënien tuaj ka hyrë një person i tretë janë këto:

1. Reagimet e tij fizike nuk janë më të njëjtat

Partneri juaj nuk reagon njësoj si më parë ndaj përkëdheljeve apo prekjeve tuaja. Marrëdhënia ndihet më e ftohtë dhe për këtë arsyeja mund të jetë një tradhti e mundshme.

2. Pamja e tij ka ndryshuar

Ju kujtohet sa i kuruar ishte në takimet tuaj të para? Sigurisht që herë pas here mund të ndryshojë modeli i flokëve ose stili por tani ai po i kushton shumë rëndësi detajeve apo të qenit në formë, shkruan revista Class.

3. Ndjeni se po ju fsheh diçka në telefonin e tij

Më parë ju kishit të gjithë lirinë për të përdorur telefonin e tij. Duket se gjërat janë “shtrënguar” pak qëkur ai e merr telefonin kudo që shkon dhe e ruan atë gjatë gjithë kohës.

1 komente në “Tri shenjat: Ja si ta dalloni kur ju tradhton”

  1. maximus says:

    po ata meshkuj qe jane tullace dhe s’kane as celular si mund te dallohen nga grate e tyre,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje