CIA publikon dosjet sekrete të UFO-ve që fluturuan mbi Europë, por...

28 Janar 2016, 14:26Lifestyle TEMA

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka postuar fotografi në internet, më parë të fshehta e që supozohet se tregojnë UFO-t dhe “disqet fluturues ‘ që luhaten mbi Britaninë.

Pamjet e selektuara janë së bashku me dosje të tjera të klasifikuara nga viti 1950 të cilat ishin fshehur nga agjencia amerikane e spiunimit.

Fotografia e parë e publikuar në vitin 1978, tregojnë se si CIA ka kryer hetime të shumta dhe të fshehta nëse ekziston jeta jashtëtokësore, shkruan TheIndependent.

Sipas dokumenteve të lëshuara, një raport i vitit 1952 i titulluar “disqet fluturuese”, ka thënë se të gjitha, përveç 100 UFO-ve kanë pasur një shpjegim të arsyeshëm.

Aty thuhej se “Më pak se 100 raporte të arsyeshme e të besueshme mbeten të pashpjegueshme ‘në këtë kohë. Është e rekomanduar që vëzhgimi i CIA-s të vazhdojë, transmeton lajmi.net.

Po ashtu kërkohej fuqimisht që raportet e interesit të CIA-s apo shqetësime tjera të arrijnë në shtypin apo publikun.

Dhe 10 fotografi tjera të lëshuara për të përkuar me ringjalljen e kultit Sci-fi (fatashkencë) X Files – nuk përmbajnë asnjë gjurmë të rrëmbimeve të huaja apo rrëzimit të anijeve kozmike.

Një zëdhënës i CIA-s ka thënë se kanë vendosur të nxjerrim në pah disa dokumente ku skeptikëve dhe besimtarëve do iu dukej interesante.

Disa teoricienë konspirativ të UFO-ve nuk besojnë se vendimi i CIA-s është aq i pafajshëm.

Stephen Bassett, drejtor ekzekutiv i ‘Paradigm Research Group’- e cila është fushatë që qeveria amerikane të pranojnë se UFO-të huajt janë realë tha për Mirror se njoftimet e fundit në faqen e internetit të CIA-s mund të jenë strategjik nga ana e agjencisë.

4 komente në “CIA publikon dosjet sekrete të UFO-ve që fluturuan mbi Europë, por…”

  1. Korrektori says:

    Jo pjata fluturuese, por disqe fluturuese. Jo fajlle, por dosje, mor derdimena se late nom.

  2. shqiptar azilanti kozmik says:

    aman,ku jan,qe t ikim atje me kerku azil politik kozmik!

  3. Gent says:

    Po si ka mundesi me gjithe kete teknologji sot nuk arrijne te kapin asnje sinjal, si eshte e mundur qe vetem ne vitet 50 kishte fakte?

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Pse gjithe kete zhvillim teknollogjik te sotshem qe ecen me progresion gjeometrik e kemi nga ne tokesoret ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje