Dyshimet: Ervin Dalipaj dhe Denis Shtraza u njoftuan se do arrestoheshin

31 Janar 2016, 17:44Politika TEMA

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur një hetim për nxjerrje informacioni të udhër – arrestit për ish- policin Ervin Dalipaj dhe Denis Shtrazen.

Policia dyshon se Dalipaj dhe Shtraza, dy të akuzuarit e vetëm si autorë të rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut, janë njoftuar se do të arrestoheshin.

Dyshimet kane lindur nga fakti se Dalipaj ka mundur t’i shpëtojë vëzhgimit policor.

Ai ka qenë i lokalizuar në Tiranë dhe sapo është firmosur udhër – arresti në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, telefoni i tij celular është fikur, duke humbur gjurmët.

Ndërsa Shtraza u kap duke u përpjekur të largohet nga Shqipëria, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, pak pasi policia nisi aksionin për kapjen e tij, raporton Klan.

Sipas Klan,  Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur verifikimin e telefonatave dhe mesazheve të disa punonjesve të policisë, pjesë e grupit hetimor, si dhe të disa oficereve të policisë gjyqësore, pjesëmarrës në hetimet që çuan në nxjerrjen e udhër- arresteve për Dalipaj dhe Shtrazën.

Po kështu, një hetim duket se ka nisur edhe prokuroria, e cila do të verfikojë komunikimet e disa prokuroreve, të cilët mësohet nuk kanë lidhje me çështjen.

Dyshohet se Ervin Dalipaj është personi që është njoftuar.

Ai më pas ka vënë në dijeni edhe shokun e tij, Denis Shtrazën.

Vetë Dalipaj nuk është larguar nga Shqipëria. Ai deklaroi një ditë më parë në media se nuk dorëzohet, pasi nuk ka besim tek policia.

Sipas tij, edhe njollat e gjakut në makinën e tij, Mercedes ML, janë vënë nga efektivë të policisë.

Prokuroria tha se njollat e gjakut të gjetur në makinën që u ndalua një natë pas rrëmbimit të Çollakut ishin të njëjta me ato që kishte Çollaku në fashot me të cilat i ishin lidhur duart, dhe se këto njolla nuk i perkisnin atij.

Makina u sekuestrua, ndërsa Shtraza e Dalipaj u liruan 10 orë pasi u mbajtën të ndaluar në policinë e Durrësit.

6 komente në “Dyshimet: Ervin Dalipaj dhe Denis Shtraza u njoftuan se do arrestoheshin”

  1. Nardi says:

    Nese nuk pushohen nga puna te gjithe policet e SRB-it, te gjitha informacionet sekrete do te shiten.

    1. Miki says:

      Eshte mese e vertete!! Ervini ka qene shefi i krimit ekonomik qe mblidhte taksa per Mul Noken kur ishte minister dhe donte te fitonte zgjedhjet. Te gjithe inspektoret qe nuk dorezonin para tek Ervini u transferuan pas refuzimit per te bashkepunuar me te. Keta shoke te tij jane edhe lidhjet qe e informojne dhe qe vazhdojne te jene ne pune fale zemergjeresise se socia_LSI-teve.

      1. Pilo Lala says:

        Une mendoj qe ka akoma Police te Mul Nokes, dhe mundet qe banda e Policeve qe grabit Banka e Makina me para, jane te organizuara nga Brecani i Tropojes.

  2. gardiani says:

    Po te nisen hetimet nga antena e fundit qe ka kapur sinjalin e ketij ish policit para se te fikte cel.nuk eshte e veshtire te verifikohet se kush ka komunikuar i fundit me te.Pastaj gjerat dalin vete .

  3. shaban says:

    Edhe per vrasjet qe kryejne miqte e Tahirit dhe Shullazit fajin e paska Saliu.Bravo rilindja,sa shpejt e gjejne fajtorin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje