PD thirrje qytetarëve: Mos paguani biletën 40 lekë të urbanit

31 Janar 2016, 13:46Politika TEMA

Partia Demokratike u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bëjnë rezistencë rritjes së çmimit të biletës për transportin urban.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, këshilltarja e PD, Reila Bozdo, ka thënë se qytetarët nuk duhet të paguajnë cmimin e rritur të biletës për të mbushur xhepat e kryebashkiakut.

Ajo u shpreh se sapo PD të vijë në pushtet, cmimi i biletës do të rikthehet 30 lekë.

“Nga nesër qytetarët e Tiranës do të paguajnë gjobën korruptive të kryemashtruesit Erion Veliaj.

Rritja e çmimit të biletës, nga 300 lekë në 400 lekë, që kryemashtruesi i Tiranës bëri në fshehtësi, në pabesi, nis nesër zbatimin dhe janë 6 milionë dollarë në vit që qytetarët do të paguajnë më shumë për xhepin e Erion Veliajt dhe klientelës së tij.

Duhet ta themi se shoqëritë e transportit urban kanë bërë përpjekje edhe më herët për ta rritur biletën e autobuzit, por janë sprapsur nga kryetari i mëparshëm Basha.

Me ardhjen e Veliajt, ata gjetën personin e duhur për këtë aferë që do të rëndojë në kurrizin e qytetarëve.

Partia Demokratike, këshilltarët e saj në Bashkinë e Tiranës do të ndjekin çdo rrugë ligjore për ta ndalur këtë vjedhje, këtë gjobë korruptive të kryemashtruesit Veliaj.

Ne i bëjmë thirrje qytetarëve ti rezistojnë kësaj afere korruptive, të refuzojnë të japin para për xhepat e Erion Veliajt dhe klientelës së tij.

Ne i sigurojmë qytetarët e Tiranës, se sapo shqiptarët ti besojnë Partisë Demokratike vendimarrjen, çmimi i biletës do të reduktohet në 300 lekë, dhe akciza e naftës për transportin publik në Tiranë e në gjithë vendin, do të hiqet.“, tha Bozdo.

7 komente në “PD thirrje qytetarëve: Mos paguani biletën 40 lekë të urbanit”

  1. Angjelini says:

    Po mire moj cupa e SHQUPIT nese me te vertet eshte afere korruptive a nuk duhet ti drejtohi prokurorise? Deri kur duhet te ju durojme duke share dhe mashtruar? Nese ka inflacion, edhe biletat duhet te rriten po si ta kuptoni ju hajdute me diploma te blera. Kur ishte Basha ne bashki, ju premtuat edhe linjen e tramvajes? Ku eshte tramvaja? Ptu rrace e piste pasi qene.

  2. antonio says:

    Juve te PD-se jeni shume here me maskarenj se keta te PS-se,por ju lumte kur gjeni IDIOTE si asoleshenti Veliaj qe e hengri karremin tuaj per te nxitur ne fshehtesi firmat e URBANEVE qe te kercenojne Bashkine dhe ia arriten qellimit!
    Tani shfrytezojeni kete rritje cmimi duke organizuar PROTESTE TE FUQISHME NESER PARA BASDHKISE dhe u beni thorrje pronareve te autobuzeve private pa destinacion te thyejne poshtersine e bere me cmimin 20 leke!
    Eshte rasti i pare kur ju keni te drejte kunder qeverise dhe keni mbeshtetjen edhe tonen si ANTARE te PS-se!
    Per keto organizoni protesta e jo per budallalliqe te tjera koti!

  3. Agroni USA says:

    Me vjen keq per zj.Reila sepse e kam njohur kur merreshim me quiz-et dhe pata krijua pershtypje te mira.Por interesat nje njeri te ngushte e cojne te bashkepunoje edhe me djallin.Te premtosh se do kthesh cmimet e biletave si ishin eshte supermashtrim.sepse disa here pd tentoi ta beje ngritjen por u ndesh me kundershtimin e mases e cila sic duket ka rene squke ose nuk e kupton se duhej te mos e lejonte kete rritjee,mbasi nuk eshte ne proporcion te drejte me rritjen e nivelit ne linjat e transportit urban.PD -se populli i besoi mjaft sa i erdhi ne maje te hundes nga mashtrimet e saj ndaj t.ia perseritesh akoma ato sllogane eshte idiotizem dhe ofendim per popullin duke e paraqitur ate mase te madhe si idiote qe nuk kontrollon dot veprimet e veta.PD -si nje vrasese e ketij populli nuk ka te drejte as morale e as ligjore te kerkoje t,i besojne ende pushtetin te cilin perseri do ta ktheje kunder vete atyre qe i besojne kur rezikohen interesat e ngushta te klanit Berisha e mikroklaneve te tjera brenda saj.

    1. niku says:

      Ngritja e biletes se urbanit me 33 % ne nje kohe qe karburanti po ulet cdo dite e me shume eshte jo vetem korruptive por kriminale. Shqiptaret perdite e me shume po varferohen, askush nuk ka se kush i mbron, monopole gjithandej, rilindja as e ka mendjen te interesat e qytetareve por te pasurimi tyre, nje zhgenjim total, shqiptaret po perballen me ngritje cmimesh ne cdo sektor, ngritje taksash, venie gjobash , neperkembje.Kjo qeveri nuk eshte ne mbrojtje te interesave te popullates por kunder tyre, si nje mundesi shikoje zgjedhje te parakoheshme dhe rishikimin me themel te sistemit fiskal, te hartuar nga horrat qe duan te shperngulen shqiptaret nga vendi. Pushtetin e ka patur edhe e djathta ne vendin tone, por megjithese parti e djathte, popullata nuk eshte poshtruar deri ne kete fare feje me taksa e gjoba, perkundrazi ka qene shume here me mire ne sherbim te tyre. Ne linjat urbane te tiranes ku futen mbi 200 persona ne nje autobus bileta kurrsesi nuk duhej te ngrihej por te ulej. Ngritja e cmimit te biletes,flete qarte per korrupsion, ajo nuk u ngrit kur nje fuci nafte ishte 150 dollar dhe jo tani qe nje fuci nafte eshte rreth 25 dollar.Ne duhet te mesohemi se lirin askush nuk ta dhuron, ne duhet te jemi ne roje te interesave tona

  4. Tomorri says:

    Reila Bozdo:Po perse moj bije je kaq pa tru.Po perse moj bije te perdorin kaq keq keta shkerdhatopolitikane dhe ti ben sikur nuk e kupton.Perse e ke vendosur te jetoshe me pislleqe apo nuk je e zonja te perballesh me te verteten.Po mire moj bije ti beson se egziston kjo qe thoni juve PD.Jo moj bije kjo eshte nje bande malokesh pa din dhe iman qe fatkeqesishte edhe malesorve te ndershem i beri te pa ndershem si me hir dhe me pahir.Sote degjova se ju bente te fala greku Ksera por po ju pyes perse ja vune hekurat,sigurishte per pune te mire se nuk rriti bileten e autobuzit ne Tirane dhe gjetke.Po te jeshe akoma ne kohe gjej vendin qe te takon,thirr ndershmerine ashtu si e kupton ti dhe do te shpetoshe nga banda PD,kete e ke te sigurte dhe ta themi me plote gojen moj zuzare e plakut.t

  5. kashi says:

    vetem ne shqiperi nuk duhet te rritet biletat
    te keqen e mendjes o pd
    ne perendim rritet cdo vit
    kete here me duhet te paguaj per metron
    rreth 9 perqind me shume se vitin e kaluar

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    @ tomorr po ku te shkoje
    Ketu ne shqiperi po sqe i Zoti ne profesion
    Do lepish b.partive politike qe Jane nje bajge
    Ndare ne mes.
    Prandaj mjaft na bere plakun e ” mencur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje