Banda e Kserës që ka rrjepur paratë e romëve dhe paraplegjikëve

31 Janar 2016, 13:38Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Shumë prej ish-kolegëve apo kolegëve të Spiro Kserës mund të qeshin me akuzën e ngritur ndaj tij.

Nja 8 të arrestuar për 300 milion lekë të vjetra.

“Hahahahaha, po ne kemi marrë nga 300 milion Euro”- mund të thonë ata në kor.

Por më duket se kjo vjedhja e Kserës është më e rëndë se të gjitha vjedhjet e tjera. Më e rëndë se ato të doganave, karburanteve, pullave fiskale, koncesioneve të tjera, tenderave të rrugëve…Janë vjedhur paratë e dhëna për shtresat më të varfëra të shoqërisë.

Për paraplegjikët, personat me aftësi të kufizara dhe romët. Janë njerëzit që kane nevojë më shumë se kushdo.

Janë ata, fëmijët e të cilëve vdesin nëpër kutitë e kartonave nga i ftohti në dimër. Janë njerëzit e paralizuar në karroca, që presin mbështetjen e shtetit për cdo gjë.

Pikërisht paratë e këtre banda e Kserës i ka vjedhur. Padyshim që janë shumë pak 300 milion lekë të vjetra, shumë pak. Ata kanë rrjepur cdo fond që është dhënë për këtë shtresë. Dhe këtu Ksera nuk është vetëm, nuk bëhet fjalë për nëpunësit e tij ordinerë, por për bandën e OJQ-ve dhe bandën e donatorëve të huaj.

Paratë që kjo ministri duhej të shpenzonte për këto kategori të shoqërisë(behet fjale per miliona Euro cdo vit) jepeshin më së shumti nga donacione të huaja dhe padyshim që ndaheshin po mes tyre.

Jam vetë dëshmitar sesi përmes kësaj ministrie, bëheshin dalje fondesh në emër të fëmijëve të ngujuar dhe askush nuk e dinte se ku përfundonin(padyshim që në xhepat e tyre). Ksera shkarkoi nga detyra drejtorin Personave më Aftësi të Kufizuara sepse nuk firmoste projekte fiktive në emër të tyre.

Ja pse kjo bandë duhet të mbetet në burg. Por duhet të kthejë edhe paratë.

Ah, desh harrova: Hetimi duhet të publikojë edhe emrat e OJQ-ve që kanë bërë aktivitete fiktive dhe kanë firmosur paratë e Kserës. Populli duhet të mësoje se cila është kjo shoqëri civile ordinere.

13 komente në “Banda e Kserës që ka rrjepur paratë e romëve dhe paraplegjikëve”

  1. qukapiku says:

    Kikia shkrimi eshte shume i dobet,me hamendje,me perifrazime,pa hapsire dhe shume i varfer ne karakter.Pe fal por e shikoj qe je pak i paperqendruar ne objektin e shkrimit dhe flet sikur te jemi ne kohen e komunizmit,

  2. kaonia says:

    A keta te OJQ jane me plerat, bejne gjoja trajnime ne salla qe i paguajne jo me shume se 100 mije leke te vjetra (flas per rrethet ku kam qene dhe vete pjese e gjija trajnimeve) per cdo pjesmares ne trajnim, organizatat e huaja apo donatoret japin jo me pak se 30 mije leke te vjetra gjer ne 50 euro maksimimi per nje dite. Ne fund tw dites pjesmarsve su jepet gje fare pervec nje gote qumesht e me biskota turke thua sikur ne jemi angleze ,harrojne qe kemi qene pa ngrene gjithe diten.Leke ne dore s behet fjale qe jane te detyruar ti japin. Leket i marrin kordinatoret me keta bosat e OJQ qe ju dalcin nga hundet.Ne fund trajnimi per romet e ka haritur qellimin.Leket ne dore te ca buceve qe shikojme ne televizione ,qe japin mendje thua ti keto jane ritur ne paris. Dhe ne pjesmarsit ne trajnim marim furgonin e ikim ne shtepi me leke nga xhepi. .

  3. adi says:

    ca shteti qesharak!!!
    me njerez qesharak, dhe mendje pule qe genjehen dhe e kane memorjen sa te nje peshku.
    prit kur ta akuzojne edhe per 21 janarin. po edhe per koncesionet e beqes ky do ta haje.
    a)ne kete gazete jane botuar email qe Frangajt kembenin me nje drejtoreshe te rendesishme ne kete ministri qe atehere gazeta donte te tregonte se sa i fuqishem dhe hajdut ishte Sandri sa ministrin nuk e pyeste kush DHE VENDOSTE VETE SANDRI sa tendera e sa leke te merte.
    b) ky eshte koke turku se eshte e sigurt qe greket nuk do ta mbrojne se ky percau minoritetin ne te mire te saliut.
    c) socialistet e duan ne burg se u hoqi ca vota dhe mund te bashkonte minoritetin me dulen dhe pd dhe ps simbas asaj qe thoshte dhe Mero , i bie te dali force e trete ne gjirokaster. dhe te duken sikur po bejne namin me njerezit e koruptuar te berishes. se ne perendim e per publikun do thone kemi arestuar ministra te koruptuar te qeverise berisha se po i lujne fene korupsionit.
    d) qe eshte shume e rendesishme njerezia kenaqet kur degjon gjera te tilla sidomos kur e ndjen qe po genjehet nga pak.
    PS: deri kur te jepet me koncesion dhe ajri ne tirane njerezia do kenaqet qe e kapen hajdutin e gjithe fondeve ne shqiperi
    dhe deri atehere politikanet do kenaqen me milionat dhe do gajasen me kete popull

  4. aleko says:

    Po pse ata qe moren 300miljon euro nuk ishin paret e nje populli me fukara ne evrope.Kur zdi te shkruash me mire heshte zotri..

  5. kameleonet says:

    Po kusht do ta vere piken mbi i per kera funderina, hajdute, mashtrues, lapangjoz, deri kur? po pasi ka vjedh, kane bere, vila, restorante e cfare mund te perfshije me shume, keta birbilenj dalin te krekosur neper podiume dhe bejne te ndershmin, a thu qe nuk kane qene ata ndyresira qe kan vjedh dhe shperdoru, po na bejne ne budallenj, kane 25 vjet qe keta jetojne mes luksit dhe ne populli mezi kalojme muajin, kur do ta kalben neper burgje keta njerez per keto bema , deri kur, me siguri jo se jane te lyer te gjithe.

  6. Mona says:

    Flet sikur jemi ne kohen e komunizmit zoteri. Ala se ke mare vesh se jemi ne demokraci? Secili mund te vjedhe sa te doje. A e degjove Sal Berishen cfare tha: Komunistet po arrestojne demokratet pa i pyetur fare ne i kene vjedhur apo i kane mare parate e harixhinjve.
    Hajde degjo Leonard Ollin tani, kur te shkoj tek cadrat e romeve.

  7. Gari says:

    Menyra se si po e mbrojne kte tregon shume se ca audience ka mbledhur kjo gazete . Kta qelbesirat ktu mbrojne cdo aksion te qeversie , tani qe u cenua greku filluan te thone pse kapet kte dhe jo te tjeret . Mos ja qani hallin jo se neser pasneser del edhe ky .

  8. Beniku says:

    Vetem per shtet nuk behet fjale. Ndersa per 25 vjet “diktatori” prodhoi uzina,hekurudha,shkolla .spitale, forcoi ushtrine ,zhvilloi arsim e kultura, keto 15 vjet jane prodhuar vetem hajdut,kriminel e vandal.

  9. pa emer says:

    o qukapiku me sqep te thym…na gricet klarineten duke fajesuar komunizmin per gjithcka…po ta them ashiqare do te ishte nje bekim ne se ai system mund te kthehej per njeriun e thjeshte qe te shfaroste njehere e pergjithmone kete llum njerzish ku ben pjese dhe ti dhe ti jepte njerzve te thjesht dinjitetin e neperkembur prej kafsheve si sala lulushja dhe dhe xhozi me bordello

  10. Qukap says:

    Te vjedhesh 1 te paralizuar sqenka gje? Hajde popull gomar hajde! Apo jo qukapik?!

  11. Labika says:

    Keta minoritare kane vjedhe parate e shqipetareve.Romet Jane grup qe as punojne as taksohen ….

  12. ***** says:

    Spiro Ksera eshte perfaqesuesi I shpirtit minoritar grek ne te ashtuquajturin Vorio Epir. Ne Shqiperi ka shume porbleme, dhe importi I menyres se politikberjes sipas stilit “Modern Grek” eshte gjeja e fundit qe na duhet.

    Te pirdhet Spiro me gjithe ate qe e mbeshtesin. Kjo sjelle e tij denohet edhe prej shtresave me te paedukuara dhe me barbare. Te vjedhesh prej me te pasurve per mbijetese edhe mund te justifikohet si veprim.

    Por te sakrifikosh ndihmat e me te pamunderve eshte krim qe nuk te krijon vetem percmim dhe neveri, po edhe keqardhje njekohesisht.

  13. ilarguari says:

    Kjo eshte shaka aktuale – me e fundit! Perfundimi do jet I njejte – I pafajshem dhe do demshperblehet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje