Spiro Ksera nuk është politikani i parë i lartë që provon pranga. Në 25 vitet e fundit janë edhe shtatë zyrtarë të tjerë të lartë kanë provuar qelitë e burgut për akuza të ndryshme. Më pas një pjesë prej tyre u shpallën të pafajshëm.
Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale është arrestuar për dyshimet se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën në fund të mandatit të tij në krye të ministrisë së Punës gjatë vitit 2013.
Ish-ministri, bashkë me tetë persona të tjerë, ish-punonjës në këtë dikaster, përmes procedurave fiktive dhe duke falsifikuar dokumenta, kanë vjedhur 30 milionë lekë. Aktivitetet e dyshimta janë raportuar si të organizuara nga 27 qershori deri më 11 korrik 2013.
Ndërkohë të ndaluar janë edhe ish punonjësit e kësaj ministrie Arvenis Mene, Elda Kozaj dhe Pranvera Lile. Ndërsa janë në kërkim edhe katër të tjerë. Për këtë dosje është i dyshuar edhe ish-drejtori i kabinetit të ministrit Kleves Bitraj, i cili po vuan një dënim të mëparshëm të gjykatës për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Politikanët e tjerë që provuan burgun
Nexhmije Hoxha
Ish-bashkëshortja e Enver Hoxhës u arrestua në vitin 1991 dhe u dënua në vitin 1993 me 11 vjet burg, për akuzat e shpërdorimit të detyrës. Por ky dënim u ul disa herë në bazë të amnistive të ndryshme që u bënë në ato vite dhe zonja Hoxha vuajti përafërsisht gjysmën e këtij dënimi. Nexhmije Hoxha akuzohej për shpërdorim detyre, konkretisht se kishte abuzuar me 764 mijë lekë të fondeve publike. Ajo u lirua në vitin 1996 në moshën 76-vjeçare.
Fatos Nano
Themeluesi i Partisë Socialiste u arrestua nga prokuroria në qershor të vitit 1993 me akuzën “abuzim në detyrën e kryeministrit me pasojë përfitim për të tretët”. Në vitin 1994 përfundon gjykimi në Gjykatën e Faktit, duke i dhënë 12 vjet heqje lirie. Partia Socialiste, opinioni publik vendas, organizata ndërkombëtare prestigjioze të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, e konsideruan dënimin si hakmarrje politike nga ana e mazhorancës që drejtohej nga ish-Presidenti Berisha. Në mars të vitit ’97, Nano nuk pranoi të largohet nga burgu edhe pse për shkak të revoltave dyert u hapën dhe vendi përfundoi në një kolaps total. Fiton “de jure” lirinë me dekret presidencial. Në ’99-ën ai shpallet i pafajshëm dhe dëmshpërblehet për 1485 ditët e burgut.
Gafurr Mazreku
Gafurr Mazreku ka qenë kryetar i Partisë Socialiste në Has dhe deputet në Kuvendin Popullor në zgjedhjet e ’97-ës. Po në këtë vit, pas një debati në Parlament me deputetin Azem Hajdari, Mazreku qëllon mbi këtë të fundit pesë herë me pistoletë. Pas këtij atentati, ai u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Sjellja e mirë dhe amnistitë e herëpashershme, e ulën dënimin për Mazrekun, i cili lirohet në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar. Në pranverën e vitit 2002 zgjidhet unanimisht kryetar i PS-së Has, por zgjedhja e tij refuzohet nga Komisioni i Garancive Statusore. Në vjeshtën e vitit 2003 fiton postin e kryetarit të komunës Fajzë, në një bastion të PD-së. Në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti.
Halit Shamata
Një nga politikanët e arrestuar në gusht të vitit 1998, ishte edhe ministri i Brendshëm në vitin 1997. Ish-ministri u akuzua për krime kundër njerëzimit. I arrestuar me shumë bujë në 22 gusht 1998, ai do linte qelinë vetëm disa ditë më vonë, pasi akuzat ndaj tij nuk u provuan dot. Por ish-ministri do e merrte pafajësinë për akuzat e ngritura ndaj tij vetëm katër vjet më vonë, më 26 prill 2006, kur gjykata rrëzoi të gjitha akuzat ndaj tij.
Safet Zhulali
Ish-ministri i Mbrojtjes në vitet 1992–1997, Safet Zhulali është një nga politikanët shqiptarë të akuzuar nga drejtësia shqiptare. Ai u arrestua më 22 gusht 1998 së bashku me disa drejtues të lartë. Ish-ministri i Mbrojtjes u akuzua për krime kundër njerëzimit. Por akuzat ndaj tij nuk u provuan kurrë. Kështu, pas 45 ditësh burg, Safet Zhulali lë qelinë, por qëndroi edhe 6 muaj në arrest shtëpie. Më 26 prill 2002 gjykata i dha Safet Zhulalit pafajësinë.
Shpëtim Gjika
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika përfundoi i arrestuar në shkurt të vitit të kaluar si i dyshuar për veprat penale të “falsifikimit të dokumentave”, “shpërdorimit të detyrës”, ndërtimit të paligjshëm” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në dy procese gjyqësore që u zhvilluan më vonë ish-kryebashkiaku u shpall i pafajshëm.
Mark Frroku
Ish-deputeti kristiandemokrat Mark Frroku, u arrestua në prill të 2015-ës. Fillimisht Frroku u dënua për kallëzim të rremë në çështjen “Doshi”. Një tjetër akuzë për të edhe për vrasje të kryer në Belgjikë, ndërsa në Shqipëri për akuzën e “pastrimit të parave” dhe “refuzimit për të deklaruar pasurinë”. Frroku la mandatin e mandatit në nëntor të vitit të kaluar.
Frroku i ka ndërruar shpesh qelitë e paraburgimit, ndërsa ka vizituar shpesh edhe Gjykatën e Lartë, ku janë zhvilluar një sërë procesesh gjyqësore, pasi avokatët e tij kanë bërë dhjetëra kërkesa, me të vetmin qëllim: lirimin e ish-deputetit./Tirana Observer/
nuk ka asnje denim pervec ati qe ja plasi azem hajdarit se iu cenu nderi…dhe burrnia…te tjerat jane teater komik…..
burgu nuk e shpeton dot tmerrin ku ka perfunduar shoqeria apo shteti…
Dhe pa fije turpi deklarohet ksera se eshte grek me shtetesi shqiptare e ne te njejten kohe sali berisha qohet dhe e mbrone,a nuk eshte edhe kjo deshmi se vete sali berisha eshte me shume progrek sesa shqiptar,e beri minister dhe e qmonte si demokrat te devotshem duke e shfajesuar ate nga akuza dhe merr mbi vete te gjitha krimet e tij duke ia bere me dije drejtesise se eshte vete sali berisha qe i ka bere te gjitha ato qe fajesohet ksera dhe ska kush qe ia luan atij!!!
Keshtu sillet sali berisha ne çdo gje qe lidhet me politiken duke mbrojtur çdo kriminel dhe duke share e sulmuar policine,qeverine dhe vete ministrin Tahiri dhe kryeministrin Rama sepse per sali berishen me vlere ka nje kriminel,nje grek apo edhe nje serb sesa çdo shqiptar qe eshte ne PS apo qe nuk eshte ne PD,prandaj gjykojeni vete te dashur shqiptar se kush eshte sali berisha.
E VERTETA,TALLIN K…et,sepse KANE URDHER nga loqja Ramiz Alia (skilja)
DHE TANI E KA zoteria e tij SALI BERISHA.
Ai kseras esht me prositut se 2 prosituta bashke