Astrit Patozi: Flirtimi me Ilir Metën dhe LSI-në, vetëvrasje politike për PD-në

1 Shkurt 2016, 09:06Politika TEMA

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, e sheh si vetëvrasje politike një koalicion të mundshëm të Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në një intervistë për “Panorama”, deputeti demokrat sheh lëvizjet agresive dhe masive popullore si të vetmen mundësi që vendi t’u drejtohet zgjedhjeve të parakohshme.

“Qofsha i gabuar, por ngjan se një koalicion pazaresh e ka të vështirë të prishet përfundimisht sa kohë që i kujtohet se ka diçka për të ndarë.

Ndaj këto ftohje-ngrohjet e Ilir Metës me Edi Ramën janë më shumë hakërrime dhe testim forcash në një rivalitet të egër politik brenda së majtës, ku PD-ja po përdoret si garniturë kërcënuese, por jo si një kërcënim për pushtetin vetë. Siç, në fakt, i takon të jetë.

Deri më sot nuk ka ndonjë deklarim publik të zotit Basha që e lë të hapur mundësinë për një koalicion të PD-së me LSI-në, ndaj edhe nuk e shoh të arsyeshme të komentoj për pyetjen e tuaj”, thotë Patozi.

Patozi thotë më tej, “unë e kam thënë edhe më parë dhe i qëndroj bindjes sime se çdo shkelje syri në distancë apo afërsi e jona me Ilir Metën, do të ketë pasoja të rënda në radhë të parë për vetë Partinë Demokratike”.

Sipas tij, kjo pasi do të rrisë perceptimin publik se LSI-ja është “e dënuar” për të qëndruar gjithmonë në pushtet, pavarësisht kë zgjedh si aleat dhe kjo do të zbehë dramatikisht pritshmërinë e njerëzve te forca kryesore e opozitës.

“Natyrisht që kjo mund të dëmtojë disi edhe Partinë Socialiste, por kjo nuk më thotë ndonjë gjë, sepse e vetmja gjë që më intereson është e ardhmja e Partisë Demokratike”-thote ai.

3 komente në “Astrit Patozi: Flirtimi me Ilir Metën dhe LSI-në, vetëvrasje politike për PD-në”

  1. qyetari B says:

    Koqja e kandarit duhet te testohet se ka pesuar demtime dhe nuk tregon peshen e sakte.

  2. E verteta says:

    Astrit nga flirtimi juaj i PD me LSi nuk humbet asgje se interesa personale per rroga , per pune te familiareve tuaj etj. nuk u preken por humbja me e madhe ishte tradhetia qe i bete te djathtes vetem e vetem per kolltuqet e Berishes , Topallit , tuajen e disa te tjereve dhe se dyti kerkesa e Metes per 20% te administrates qe vejti mbi 50% ju ra ne kurris qindra e mijra demokrateve si une qe mbetem rrugeve . Kur te takoj ndonje dite ne rruge do ta them dhe ne sy e faqe . Per hir te kolltuqeve te pushtetit vrate dhe 4 njereze ne bulevard qe per ne tiranasit ishte bulevardi i paqes , shoqerise e dashurise . Jeni nje cete ish-komunistesh e spiunesh qe e qelbet PD , duke filluar nga sekr.PPSh Berisha , n/kryetari E.Paloka djali i Tonin Palokes Drejt.i drejtII ne Min .Brend. , E.Spaho djali i Shyqyri Spahos sekret.org.partise ne Inst.Larte Bujqesise Kadilli djali i nje drejtuesi te larte te PPSH , t’ju vije turp per kete gjendje te PD pas 25 viteve .

  3. Gjovalini says:

    Astrit, leri keto pordhe. Eshte vone tanime qe te faktorizohesh. Ke patur kohen e mjaftueshme qe para 2013-tes te thonje ndonje dicka ne te mire te demokracise reale ne kete vend. Harrove rolin tend prej skifteri shfarues ndaj kundershtareve tuaj politike? Ti do mbahesh mend si nje nder elementet me regresive ne ate qe quhet ‘e djathta shqiptare” ku padyshin ke meriten per shkatrrimin perfundimtar te saj.

    eshte fatkeqesi qe ti pretendosh te japesh mend ne kete vend.

    Lere Bashen te beje ate qe ai mendon te beje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje