Punonjësja e ministrisë, dëshmia që ‘fundos’ Spiro Kserën

31 Janar 2016, 18:30Politika TEMA
Punonjësja e ministrisë, dëshmia që ‘fundos’

Spiro Ksera dhe Kleves Bitro

Një punonjëse e Ministrisë së Çështjeve Sociale duket se ka dhënë dëshmi që fajësojnë Spiro Kserën. Sipas deklarueses I.B., ajo ka plotësuar një kërkesë bashkë me shtetasin D.S..

Një kopje të kërkesës ajo e ka vënë në dispozicion të organit të procedurës, pra ia ka dorëzuar prokurorisë, raporton Panorama.

Nga dokumentacioni konstatohet se datat e ushtrimit të aktivitetit janë ndryshuar dhe në kopjen e kësaj shkrese të sekuestruar datat nuk janë të njëjta me ato të paraqitura në kopjen e dokumentit të paraqitur nga deklaruesja.

Në lidhje me këtë fakt, sipas Prokurorisë, rezulton se është falsifikuar përmbajtja e kërkesës së bërë nga I.B. dhe D.S. lidhur me datat e ushtrimit të këtyre aktiviteteve dhe të dhëna të tjera që janë paraqitur në dokumentacion.

Sipas Prokurorisë, Spiro Ksera, në cilësinë e autoritetit më të lartë të Ministrisë, ka kërkuar një listë aktivitetesh në lidhje me programin e mbrojtjes sociale për të gjitha institucionet që mbuloheshin nga politikat sociale.

Ksera ka kërkuar në vazhdimësi që të rishikohet lista e aktiviteteve duke bërë nga ana e tij një përzgjedhje të aktiviteteve të kërkuara nga drejtoria përkatëse, një nga të cilat kishte të bënte me fëmijë të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike dhe tjetri me moshën e tretë.

1 komente në “Punonjësja e ministrisë, dëshmia që ‘fundos’ Spiro Kserën”

  1. .... says:

    Dhe ku jane faktet e vjedhjes. Nje ndryshim date mund te behet nga kushdo dhe pas nje far kohe. Sa per punonjeset qe nuk na thone ndonje gje te re shume lehte mund te koruptohen qe mos te humbasin punen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje