“Në 1979 Berisha shoqëroi vajzën e Ramiz Alisë një muaj në Paris”

1 Shkurt 2016, 09:01Politika TEMA

DITA boton sot pjesën e dytë të parathënies së Prof.Dr.Sabit Brokaj për librin e gazetarit Xhevdet Shehu mbi rrëfimet e ish-truprojes familjare të Sali Berishës, Izet Haxhia.

Në një nga pjesët e saj, mjeku i njohur Brokaj zbulon disa detaje të panjohura mbi raportin mes Sali Berishës dhe Ramiz Alisë.

Është krijuar ideja se zgjedhja e Berishës nga Ramiz Alia si i dërguar te studentët e dhjetorit ishte e rastësishme dhe se ata nuk kanë patur njohje përpara lëvizjes së dhjetorit

Por Brokaj e rrëzon këtë alibi.

Ai shkruan:

“Ramiz Alia ka thënë se e çoi Berishën të studentët se ishte nga Tropoja, se në protestë kishte mjaft studentë nga ajo krahinë. I ndodhur në pozitë të vështirë nga bëmat e Saliut, ai justifikohet se nuk e njihte më parë.

Por Ramiz Alia nuk ishte plotësisht i sinqertë. Ai e njihte Berishën të paktën prej vitit 1978. Në Klinikën Speciale ku R.Alia vente të vizitonte H.Kapon, personi që i dilte përpara per ta informuar mbi gjendjen e te semurit zakonisht ishte Berisha.

Në 1979 kur R.Alia erdhi në Paris për të qenë pranë H.Kapos si i dërguar i udhëheqjes, me të erdhi dhe vajza e tij që ndërkohe kreu disa konsulta mjeksore. Shoqëruesi i saj për pothuajse një muaj ishte pikërisht Saliu. Është e pamundur që cilido baba të mos njoh paraprakisht shoqëruesin e vajzës në një vend të huaj”

Mjeku Brokaj, ish-dekan i Fakultetit të Mjekësisë në 1990 tregon edhe një detaj tjetër nga ditët e protestave të atij dhjetori.

“Në ditën e protestave, çdo natë dekanët e fakulteteve thirreshin në rektorat lidhur me zhvillimin e protestave. Në një nga këto takime erdhi sekretari i K.Q. Xhelil Gjoni. Midis porosive qe ai dha ishte “dergimi prane fakulteteve i disa autoriteteve të partise te cilet do te ndihmonin punen e Partise”, u tha aty. E filloi me Fakultetin e Ekonomisë, mirepo dekani Prof.A.Grazhdani refuzoi personin e rekomanduar pasi ai nuk ishte pritur mirë nga studentët. Së fundi i erdhi radha Fakultetit të Mjekesisë. – Juve e kontrolloni situatën tha Xh. Gjoni, megjithatë do ti themi Saliut t’ju ndihmojë. (!) Pra Saliu ishte ndihmësi i rekomanduar nga udhëheqja e P.P. Unë i thashë që fakulteti ka të tjerë që kane me shume autoritet dhe mirepriten me mire nga studentet. Në pushim para se të largohej, Xhelili më thotë: – Po ti ç’pate ashtu? Unë që e njihja situatën i thashë: Lerini lojrat me Saliun..”

6 komente në ““Në 1979 Berisha shoqëroi vajzën e Ramiz Alisë një muaj në Paris””

  1. doktori says:

    JAM DESHMITAR se SALI BERISHA ISHTE NJERIU mastiç pas bythes se familjeveHOXHA-ALIA-KAPO-SIMON STEFANI dhe LENKES.Ai dhe familkja e Saliut jane te njohur te hershem me familjen e Ramiz Alia;kohe disi e larget… Familja Aloia,perpara se te sistemohej ne Shkoder ka banuar prane prinderve te familjes se Saliut.Ndersa vitet qe sherbeu ne kliniken e udheheqjes (BYROSE POLITIKE) Saliu levizi gjithe guret dhe krijoi lidhje me kreret e PPSH. Ka te tjera HISTORI Saliu ne lidhje me dinastite HOXHA – Alia;lidhje shume te forta dhe me besim reciprok.Ramizi,si skile qe ishte zgjodhi per keto pune te thella SKILEN e vet,Sali Berishen me te cilin kane punuar intensivisht disa SPECIALISTE te SIGURIMIT.Keto i dine doktoret e familjes Hoxha etj

    1. Deda says:

      Une jam salier i kopese se saliereve, dhenve, dhive, lopeve, viçave, derrave, qenerve, gomereve, ujqerve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone te jete ne keto fotografi e te jete i tille. Ai egersire nuk mund te kete qene zagar i byrose politike te KQ te PKSH. Ai shpellar nuk mund te jete spiun in Serbise. Turma jone eshte me e qyteteruara, me paqsorja, pruresja e perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte kreu i kopese tone.

  2. emigranti says:

    Vetem kjo lidhje, si dhe te tjera spjegojne rolin e Saliut ne deformimin e demokracise, duke filluar nga mungesa e demokracise ne “partine demokratike” qe drejtoi me stil komunist, ligjin e tokes ( kthimin e saj ne pronesi ), moshapjen e dosjeve dhe denimin e krimeve te komunizmit, kriminalizimin e mosndeshkueshmerine e politikes, anarkine ne kontrollin e territorit e ndertimet e paligjshme etj.
    Te pakten te thyeje qafen dhe te mos ngaterrohet me ne politiken shqiptare se boll deme i ka sjelle vendit.

  3. Nardi says:

    Agjente te UDB-se Jugosllave qe te dy, edhe Ramizi edhe Saliu. Hiqeshin sikur nuk e njihnin njeri tjetrin.
    Ja pra, komunistet vdesin, por nuk dorezohen.

  4. . says:

    Gjithe populli e di qe ky eshte nje malok-komunist psikopat … vec verioreve gjithe shqiptaret e kerkojne ne burg kete moster TROPOJE …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje