Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PS-së është shoqëruar me debate, pasi kërkesës së Ben Blushit, që në Kongresin e 19 marsit të ketë edhe garë për zgjedhjen e kryetarit të partisë.
Me të ka replikuar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, që ka thënë se kërkesa e tij është e pakuptimtë.
Madje, sipas Top Channel, Ruçi i ka kujtuar atij se është në shkelje të statutit, pasi nuk firmosur kartën e anëtarësisë.
“Nëse për ty ka rëndësi vetëm kryetari i partisë, për postin e të cilit ke shfaqur ambicie dhe të përgëzoj për këtë, për mua rëndësia fillon që nga anëtari i thjeshtë, organizata bazë, kryetari i organizatës, kryetari i njësisë administrative, asambleja e njësisë administrative, Asambleja Kombëtare, Kryesia dhe më pas kryetari i partisë.
Nuk ka asnjë shkelje të statutit dhe rregullores. Nuk ka pse të mblidhet sërish Asambleja, ashtu siç vetëm ti kërkon.
Ajo u mblodh në korrik, aty pati disa vendime, ku ndër të tjera u caktua dhe muaji i zhvillimit të Kongresit”, mësohet të ketë thën Ruçi.
Per Rucin ka me rendesi anetar i thjeshte me karte anetaresie se sa anetari i kryesise. Kujtohen qe s’ka karte kur ai shfaq synimin per kryetar, se te jesh nja dhjete vjet ne kryesi dhe deputet nuk duhet karta.
Shume mire e ka thene zoti Ruçi.Bene Blushi kerkon te behet pasha,por ka edhe rregulla.Keto rregulla me sa duket Blushi nuk i merre parasysh se ja ka verbuar syte manija per karjere.
nuk e kuptova ca donte me thone ky ruci.
po nje pyetje kam per te i ka nga mendja e vete keto qe thote apo ka pyetur kocon.
se po i ka ne mendja e vet jane kot llafe pazari.
Edhe Koco Bexhetja eshte antar pa teser i PS sepse ai ka dhe te PPSH,PSD,PD e plot te tjera.Koco ja teseren e hajdutit,biles Peza dhe Xhafa jane merzitur shume per kete qe po ndodh.
E Rama edhe pas 2017.!
Ky njeri qe flete per firmosje te kartave nuke na thote si e ka lejuar nje shkelje te tille te statutit te PS-se nje antare kryesije per kaq vjete!? ky qe perdore metoda kompromentuese si berisha (nga qe kane te njejten origjine politike) per figurat e PS-se me qellim per ti perdorur si servil ndaj kryetarit te rradhes, ky qe vendos cmime per kandidate per deputet e per emrimet ne administrate, kjo “koke e madhe” me eksperience organizative te partive komuniste, me nje “autoritet” te lakmushem me trafikantet, i shperlare moralishte kjo “figur nr.2 ” e PS-se nuk mbajti njehere pergjegjesi kur partija e tije humbet, nuk di te jap dorheqje si ish kryetari i tije, por ule koken e iken me bishte nder shale, 25 vjete me te njejtin fjalor ndaj berishe e kurre nuk e coje denanximin ne institucionet e duhura, keta i duhen PS-se. Ky “burreee” me keto cilsi te rradha eshte nje nga provat se Rama eshte i kapur nga nomeklaturat e KQPPSH-se, nga dore te “forta” te ish diktatorit.
Partia konsiderohet si nje familje. B Blushi sic duket nuk ka deshire te jete ne radhet e PS (perserit sabotim e percarje brenda partise) Do ishte me e ndershme te largohej nga PS e te heqe dore nga politika … Edi Rama sebashku me qeverine me gjithe veshtiresite e gjetura dhe keto qe vazhdojne, duhet vleresuar per punen e devoteshme per te ndryshuar gjendjen e Shqiperise e te shqiptareve qe per 25 vite rrjesht vecse shkaterrim e grabitje kane patur. Kush nuk ka sy e mendje me mire te rrije e te mos hape goje. Percarja eshte fatkeqesi e mjerim per Shqiperine e shqiptaret. Blushit rregulli e disiplina i duken Hitler.
Percarja eshte vertet e demshme per partine. Fatkeqesi dhe mjerim eshte. Per ate unitet EHoxha vriste cdo vit nga dy-tre shoke.