TV Klan sulmon ashpër Lulzim Bashën, pse nuk mbrojti Spiro Kserën

1 Shkurt 2016, 16:50Politika TEMA

TV Klan ka sulmuar ashpër kreun e PD-së, Lulzim Basha, pse nuk e ka mbrojtur Spiro Kserën, që u arrestua dy ditë më parë.

Sipas TV Klan, Basha duhej të kishte vepruar si Berisha, që i doli në krah Kserës.

Klani e sulmon Bashën, se ka vepruar me Kserën, njësoj siç veproi në rastin e arrestimit të Ardian Fullanit.

Ja çfarë thuhet në kronikën e TV Klan:

“Partia Demokratike dhe kryetari I saj Lulzim Basha, me reagimin e saj pas arrestimit te ish ministrit dhe deputetit te kesaj partie, Spiro Ksera , tregoi as me pak e as me shume por nje qendrim prej Organizate jo qeveritare. Asnje fjale per menyren e arrestimit te ish ministrit te PD-se, qe i ngjan fiks atij te ish guvernatorit Fullani, dhe asnje qendrim politik per nje akuze qe mund te kishte edhe nje mase me te lehte sigurie, se sa prangat dhe qelia e burgut.

I vetmi qe doli ne mbrojtje te Spiro Kseres, ishte ish-kryeministri Sali Berisha , i cili ndryshe nga deklarata limonate e Arben Ristanit, e quajti arrestimin e ish minsitrit te tij si deshmi e dobesise ekstreme te atij qe e ka leshuar urdher-arrestin.

Dhe ne fakt, Spiro Ksera u arrestua pa u thirrur qofte edhe nje here ne organin e akuzes per te dhene deshmine dhe variantin e tij ne lidhje me akuzat e ngritura nga prokuroria. Spiro Ksera nuk eshte as person i rrezikshem dhe as zyrtar qe mund te ndikoje apo prishe provat shkresore te hetimit te ngritur, pasi nuk gezon me nje post zyrtar.

Atehere, perse dhe kujt i duhej arrestimi i tij, gati tre vjet pas atij kontrolli qe nxori me probleme disa procedura aktivitetesh ne ministrine qe ai drejtonte?

Perse Partia demokratike shprehet se mbeshtet dhe inkurajon cdo hetim te drejtesise ne luften kunder korrupsionit, por pa u marre aspak me menyren e arrestimit te nje prej ish zyrtareve me te larte te saj? Cfare provash mund te cenohen dhe cfare rrezikshmerie paraqet individi Spiro Ksera sot, qe te perligjte masen me te rende te sigurise, ate te mbajtjes ne qeli? Por pervec ktyre pyetjeve, me i paqarte eshte vete qendrimi zyrtar i Partise Demokratike qe do i shkonte per shtat vetem ndonje Organizate joqeveritare hollandeze .

Perse Basha e shiti kaq shpejt dhe kaq lire nje ish- minister te qeverise se parties se tij?

Nderkohe qe kjo parti nuk shprehu asnje fjale kunder procedures se ndjekur per mbajtjen ne burg te Kseres, sot kjo parti protestoi fort kunder prokurorise pse kjo ka derguar ne gjyq ish kryetaren e Autoritetit te mediave Audiovizive. Nje qendrim I dyfishte per anetaret e saj. Qendrim qe gjithsesi nuk eshte mbeshtetur se pari nga vete ish kreu i kesaj partie, Sali Berisha i cili nuk nguroi ta quaje arrestimin e Kseres si te paligjshem dhe si te porositur per qellime te qarta politike..

Mbrojtja që i bën TV Klan është e kuptueshme, pasi Aleksandër Frangaj ka përfituar personalisht nga fondet që jepte Ksera.

Dhe, për të mbrojtur abuzimet që ka bërë me Kserën, Frangaj do të tërheqë pas vetes edhe PD-në.

8 komente në “TV Klan sulmon ashpër Lulzim Bashën, pse nuk mbrojti Spiro Kserën”

  1. Aron says:

    Si zoti Berisha dhe megafoni I tij tradicional TV KLAN ,gabojne rende. Kush jane keta qe diskutojne veprimet e prokurorise? Zoti Ksera, nese ka gabuar apo nuk ka gabuar, kete do ta provoje gjykimi. Dhe nese del se nuk ka gabuar, nderi dhe prestigji i tij vec do te ngriheshin edhe me larte. Ne te kundert, askush nuk mund te bente gje tjeter vec te shfaqte nje zhgenjim te thelle per qendrimin e nje zyrtari te ketij niveli kaq te larte.

  2. bekim says:

    prandaj nuk behet ai vend

  3. Spartak says:

    Kaq besoj se e kuptoni , që Luli , vetëm se e din mirë , që do fundoset bashkë me ustain , po mundohet me të gjitha format me tregu se e ka pasë kundërshtuar siç po bën tani , që nuk po e mbështet . Por , kjo periudhë e fundit e qeverisë Berisha , ka qenë edhe një nga patatet më të nxehta të abuzimit direkt me urdhër dhe frymëzim të Saliut për të gjithë sektorët e administratës , me ç’farë të kishin në dorë e nën hyqëm . Jo me paret e buxhetit që i çuan në zero të gjitha me të gjitha format e poshtërsitë , duke shtuar dhe borxhe të tjera të pa paguara , por deri me zaptime e shitje të hapsirave e pronave publike nga drejtuesit e Hipotekave ( atë kishin nën hyqëm dhe aty vepruan ) . Normal që pataten e nxehtë askush s’don ta mbajë në dorë . I duhet Lulit taktikisht , kjo mos mbështetje për këtë veprim antikombëtar të Saliut , si për konsum të brendshëm , por dhe të jashtëm para ndërkombëtarëve të vet , që u prrallis sa të mund për ndershmërinë e tij duke akuzuar sa të mundet kundërshtarët . Luli harron , se jo vetëm që ka përlyerjet e abuzimet e veta , që dalin e teprojnë me e kalb në burg , por duhet ta dijë se edhe për gjoja mos mbështetje ( lexo mosveprime ) je njëlloj i akuzuar bashkë me skotën , dhe e din mirë siç e din gjithë populli se pjellë e kujt çerdhje është në atë post , prandaj kot e ka . NUK SHPETON .

  4. maximus says:

    bastardet bertasin se u arestuan njerin prej tyre, shikoni ç’fare mentaliteti kane bastardet hajdute, duhet te mbrojne njeri-tjetrin, se vetem keshtu mendojne se do u shpetojne drejtesise, gabeni o kerma te ndyra, drejtesise se popullit dhe te ZOTIT , nuk do i shpetoni dot kurre.

  5. ilia says:

    Nese te mbron klani tregon se je i korruptuar. Ky TV eshte shenja e korrupsionit dhe e imoralitetit. Shkon aty ku eshte qeveria, nuk ka as fe as nder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje