Servet Pëllumbi: Debatet për zgjedhjen e kreut të PS pa kuptim, shqetësim duhet të jetë qeverisja

1 Shkurt 2016, 10:48Politika TEMA

Servet Pëllumbi thotë se debatet për zgjedhjen e kreut të Partisë Socialiste janë pa kuptim.

Sipas tij, këto debate veçse e dëmtojnë partinë.

Ai thotë se prioritet për PS-në tani duhet të jetë qeverisja.

“Nuk besoj të ketë supriza pasi ato në rastin konkret veçse e dëmtojnë Partinë Socialiste dhe mendoj që në PS ka forca që mënjanojnë këta faktorë dëmtues. Unë e shikoj në shtratin e forcimit të mëtejshëm Partinë Socialiste.

Unë i shikoj zgjedhjet në bazë të statutit, jo jashtë tij, por edhe të interesave të momentit për qeverisjen dhe për Partinë Socialiste.

Zhurma për kandidime të tjera nuk më emocionion fare.

 Ka të tjera prioritete PS, sigurisht që demokracia e brendshme në parti ka rëndësinë e vet, por tashmë ka të tjera prioritete dhe çdo gjë duhet parë në përputhje me to dhe jo thjesht për të parë gërmën e demokracisë”, ka thënë Pëllumbi në një intervistë për “Shqip”.

2 komente në “Servet Pëllumbi: Debatet për zgjedhjen e kreut të PS pa kuptim, shqetësim duhet të jetë qeverisja”

  1. elona says:

    Gjithmone legen pa shtylle kurrizore ke qene Servet!Cfare paska me te rendesishme se vota e lire dhe e barabarte e anetareve te partise qe mandatojne kryetarin per ti perfaqesuar apo jo edhe si KM partia kshu?Qe te vazhdojne vjedhjet e te shkatrrojne ekonomine?Kjo eshte me e rendesishme per partine Servet?

    1. spartaku says:

      Elona! E shikoje qe nuk je normal.Une e njohe mire Profesor Servet Pellumbin,dhe eshte nje nga intelektualet e rralle,dhe qendron me larte se te tjeret,per edukaten e larte,per ineligjencen,ngritjen politike ,kulturen,mendjen e holle dhe arsyetimin e tij per te analizuar çdo problem.Prandaj ai eshte me shtylle te forte kurrizoer,dhe jo ashtu si thua ti.Ti ndoshta je kundershtar i tij,dhe keshtu te pelqen te flasesh kodra pas bregut.Per kryetarin e ps-te,eshte e llogjikeshme,se ps-te e ka kryetarin e saj te zgjedhur nga vete anetaret e saj,dhe eshte fitues dy here i zgjedhjeve.Prandaj me te drejte zoti Pellumbi thote ” debatet per zgjedhjen e kryetarit jene pa kuptim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje