Teoritë konspirative për kapjen e politikës shqiptare nga Soros

1 Shkurt 2016, 11:29Politika TEMA

Pak ditë më parë, Sali Berisha përmendi në Kuvend emrin e George Soros, duke thënë se ka kapur kryeministrin Edi Rama.

Me emrin e Soros në fakt, janë ngritur shumë teori konspiracioni.

Ka nga ata që thonë se Soros ka ngritur një rrjet të tërë bashkëpunëtorësh dhe ka kapur politikën shqiptare.

Këtyre aludimeve iu është bashkuar edhe studiuesi Aurel Plasari.

Ai aludon madje, me anë të një barcalete, se Soros ka kapur edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Do të vijë një ditë kur 28 janari 2016 do të përfshihet në historinë politike të shtetit shqiptar si datë historike: ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në Kuvendin e Shqipërisë “Rrjetin Soros”, organizatën e fshehtë të modeluar simbas praktikave të vjetra të Internacionales Komuniste si shkollë formimi – “fidanishte” – për futjen në dorë edhe në Shqipëri të pushtetit politik, atij ekonomik, madje edhe atij kulturor qysh prej vitit 1993 dhe deri më sot.

Prej vitit 1993 më bie të kem qenë ndër të parët që jam ndeshur me këtë strukturë perverse tanimë famëkeqe, kur Zotëria e tij multimiliarderi superbatakçi zbriti personalisht në Shqipëri dhe më bëri nderin duke më atakuar personalisht në një konferencë shtypi ngase nuk i isha bindur organizatës së ndërtuar prej tij, madje e kisha denoncuar publikisht në shtyp veprimtarinë e saj. Fatmirësisht, ndërsa priste shkarkimin tim nga detyra, të nesërmen, – mbas një takimi në mbrëmje me Presidentin e atëhershëm të Republikës, – u detyrua të zbythej duke njoftuar për shtyp që “pranonte dorëheqjen” e drejtorit të Fondacionit të tij në Shqipëri, Fron Nahzit, të cilit z. Sali Berisha ia shpalli të vërtetën e dosjes pikërisht në këtë fjalë.

Mirëpo a mjafton për opozitën shqiptare vetëm prononcimi publik parlamentar i z. Sali Berisha për “Çështjen Soros”? Afërmendsh që jo. Kam pritur disa ditë dhe po ndjek me vëmendje heshtjen e kryetarit të PD-së, po ashtu edhe heshtjet në shumës të një numri deputetësh të PD-së dhe funksionarësh të saj të zgjedhur ose të emëruar. Më qartë: po përgjoj heshtjen e tyre dhe do të dëshiroja që tanimë çdo opozitar do të duhet ta lexojë këtë heshtje, e cila flet. Për ta lexuar atë më mirë po tregoj një “sekret” nga leximet e hershme prej Sherlock Holmes-it të famshëm.

Në tregimin “The Silver Blaze”, gjatë punës për zbulimin e një rasti kriminal, mes dedektivit zyrtar të Scotland Yard-it dhe Holmes-it privat u zhvillua ky dialog:

Dedektivi: A ka ndonjë pikë tjetër për të cilën do të donit të më tërhiqnit vëmendjen?

Holmes: Po, për incidentin e çuditshëm të qenit gjatë natës.

Dedektivi: Qeni gjatë natës nuk bëri asgjë!

Holmes: Pikërisht ky ishte incidenti i çuditshëm.

Ky fakt e nxori Sherlock Holmes-in në përfundimin që të moslehurit e qenit dëshmonte se qeni jo vetëm që e njihte mirë autorin e krimit, por autori i krimit mund të ishte njëkohësisht edhe i zoti i qenit”, shkruan Plasari.

20 komente në “Teoritë konspirative për kapjen e politikës shqiptare nga Soros”

  1. Une says:

    Kur bien nga fiku keta flliqesira shemtira, fillojne e mbajne ere. Ere te qelbur.
    Njerez qe nuk mund ta shohin veten jashte pushtetit.
    Aurel Plasari, Doktor…leshi, po po leshi, por prej dhije ama.

    1. neda says:

      Cfare jane keta horra qe kritikojne Sorosin, gjigandin amerikane qe ka ndihmuar dhe financuar jo pak vendin tone, po cfare njerz paska patur ky vend jashte standarit njerzor, turp tu vije ketyre qe shkruajne me mosmirenjohje, keta hajduta qe duan te jene jashte kontrollit te nderkombetareve per te vjedhur sa me shume

    2. Devolliu says:

      Fillova ta lexoj këtë shkrim të djalit të ish Drejtorit të Institutit të Marksizëm- Leninizmit, Ndreçi Plasarxhiut por kur pashë se i refefohej një fjalimi të Sali Kriminelit, kalova në një gazetë tjetër se mu mërzit edhe “Tema” që merret me këto kufoma.

  2. E po kjo pune! says:

    o plehra qe beni sikur jemi akoma ne monizem dhe kujdes nga imperializmi dhe veglat e tij!!!! Po cfare nuk ka mbetur pa shitur ne kete vend, ju jeni te gjithe sherbetore te dikujt jashteshtetit, pse beni kujen nese Soros apo dikush tjeter qe eshte me palen tjeter nderhyn, ju nuk keni lene kuc e mac pa nderhyre ne kete vend, ne doni pavaresi sillni kohen e xhaxhit, tani qe u hapem dykanatesh, perendimi do nderhyje sepse ka interesa te medha qe i kalojne interesat e xhepave tuaj…

  3. Perkthyesi says:

    Po ty kush te kapur te pisha? Nga Zall Herri ne Shtepine me Gjethe, ke nje karriere te ndritur.

  4. vezhguesi says:

    Haha fabula n fund e modhe fare. Qe sorosi ka lidhje me keta tanet dihet po sbesoj qe ka ndonje perfitim pasi shqiperia ska pesh fare n bursa e tregje nderkombtare ku manipulon sorosi. E shumta naj toni blair mund t perfitoj disa milion nga shqipria qe per sorosin jan karramele

    1. gft says:

      Shqiperia lavatrixhe e parave te DROGES dhe pislliqeve te tjera per SORROSIN. por Shqiptaret nuk ja shofin hajrin. Por mund ti shofin qederin nga spurdhjaku qe ka emeruar Sorrosi guvernator Banke.

  5. liqeni says:

    shume qarte dhe shume sakte….shembulli,i perkryer…!

  6. qukapiku says:

    Plasari eshte studjues por jo politikan,i jep vehtes me shume rendesi se sa i takon,njelloj si i ati qe fliste sikur ishte koke e madhe ne kohen e Hoxhes.Plasaret jane race preverse,flasin ndonje batute,qeshin me ndonje krahasim,perifrazojne ndonje botues por asgje nuk,kane origjinale.Aureli eshte,nje vemje qe ka merita perkthyese por jo merita krijuese.,pret se cfare do thone te tjeret,se vete eshte pusht dhe vetem ankohet(njelloj si,i ati)ndikimi,i Plasarit tek Sorosi eshte nje qime,bythe.
    sorosi e ka shume,frike Plasarin se ai te ha mutin.Edepsez politik ka,ngelur ,shoku i Fevzos.

  7. ana says:

    Per politike nuk ia thua fare o Plasar… Kam frike se je dhe paranojak i madh. Edhe inatin e mban shume e gjate. Merru me mire me studime, ato i lexojme me kenaqesi… Sa per Sorosin, mua me duket se e perdorin me shume se c’na perdor. C’interesa madhore na paska ne Shqiperi Sorosi ? E vertete eshte qe ata qe ishin te perfshire me te ne Shqiperi, krekoseshin si gjeli ne pleh…. Mendjemedhenj e arrogante sa nuk behet… Pune shqipetaresh… Po t’u japesh pushtet, nuk ka burre qe i ndal

  8. toni says:

    JU THONI SE SHQIPERIA NUK I INTERESON ASKUJT POR E KENI GABIM, SE KY VEND KA NJE RENDESI TE MADHE GJEO POLITIKE NE EUROPE. POZICIONI YNE NE BRIGJET E ADRIATIKUT KA SHUME VLERE, NJERI PREJ TYRE ESHTE EDHE PROJEKTI-TAP. KUR RUSI SOLLI BAZEN E TIJ NE PASHALIMAN THA TANI E KAM EVROPEN NE PELLEMBE TE DORES. ETJ ETJ . KETU SHERBIMET E HUAJA BEJNE NAMIN DUKE E LENE KETE SHTET NE SKAMJE ME KETO PSEUDO POLITIKANE TE SHITUR. SOROSI KA PJESEN E TIJ SHUME TE MADHE KETU DHE SALIU KA TE DREJTE QE E AKUZON. POR NESE DIKUSH HEDH AKUZA I SHKOJNE NGA PAS NJE LUME SHARJESH DUKE I PERMENDUR EDHE FAREFISIN. JO . E VERTETA ESHTE E VERTETE PAMVARESISHT SE NGA GOJA E KUJT DEL. ERJON VELIAJ KA DALE NGA MJAFTI NJE ORGANIZATE TERESISHT E PAGUAR NGA SOROSI. EDI RAMA ISHTE NE FRANCE DHE LUL BASHA NE HOLLANDE KUSH I SOLLI KETA KETU DHE CILI ESHTE MISIONI I TYRE? TE BEJNE SHQIPERINE? SBESOJ

  9. moko says:

    Mos u merakosni se pas disa vitesh do kujtoni kete batute ne fund te shkrimit,kur te mesoni se Shqiperia eshte e shitur 100%.
    Sorosi do kete mare deri tani 75% te trojeve se 25% i dhane me koncesion Saliu dhe po e mbyll perfundimisht Edvini,ku dhe partine e ka dhene me koncesion Ilir Metes. Perfundimisht,nga studimet ne Mars,te paret njerez qe do eksperimentohen do jene shqi[ptaret,si raca me vitale e globit,per te jetuar dhe populluar kete planet te ri.

  10. papunesia says:

    Pse ka ngelur ky pa pune, kjo nuk do te thote se duhet besuar ne ato qe thote ?

  11. bedrion says:

    Shqiperia eshte dhene me koncesion, dmth eshte kthyer ne nje koloni.

    Vetem po te ngrihet Enver Hoxha e ben edhe nje here te pavarur e pa koncesione kete vend.

  12. Majmuni says:

    Po mi shoqe po…!!

  13. emer says:

    zoterijn te dashur sorosi ka kapur pjeserisht partine demokratike ne USA dhe jo kto Rilindasit qe i ka formuar vete !

    1. albani says:

      Sakte,dhe une kam informacione qe bursat e studimit per lideret e rilindjes i ka dhene sorra.
      eshte pjelle e tij rilindja,dhe paraardhesit e rilindjes.

  14. princi(Belgjikë) says:

    Për herë tä parë Sorosin e ka pritur në Shqipëri Sali Berisha, në Pallatin e Kongreseve. Të dy ishin të gezuar e të qeshur para gazetarëve në konferencën e shtypit të përbashkët që dhanë me këtë rast.

  15. Kellira says:

    Jam dakort me Aurelin po s’e kuptoj pse s’ia mban bytha te thote se qeni i vertete i fabules eshte Saliu, pronari i PD-se.
    Pse nuk leh qeni Aurel per Saliun?!
    Lexoni shenimet e Sherlock Holmes-it… (ose pyesni Farmi Balliun se me ate rri gjithe diten)

  16. perivolo says:

    Ky person ka kapur dhe ata qe urdherojne(ne arenen nderkombetare),jo me ata qe zbatojne!
    Tani duhet te jete shume i tronditur qe dikush i zbuloi aktivitetin e tij te erret diku ne zonen e quajtur Ballkan!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje