Prova që “fundos” oficerin e SHISH, që shiti të dhënat tek vrasësit

1 Shkurt 2016, 16:40Politika TEMA

Oficeri i Shërbimit Informativ Shtetërore Florian Bushi, është personi që i ka dërguar fotot me përgjimet parandaluese të arrestuarit Ilir Memushaj.

Në këtë konkluzion kanë arritur ekspert e Policisë Shkencore, pas kqyrjes dhe ekzaminimit të kompjuterit të punës dhe aparateve cellular që kishte në përdorim Bushi.

Sipas raportit të akt-ekspertimit, pavarësisht riformatimit të kompjuterit të zyrës, ekspertët kanë gjetur gjurmët e përpilimit të procesverbalit të përgjimeve parandaluese në kompjuterin që kishte në përdorim Bushi.

Krahas gjetjes së gjurmëve në kompjuter, ekspertët thonë se nga kqyrja dhe ekzaminimi i telefonit të Ilir Memushaj është provuar fakti se fotot janë dërguar nga numri që kishte në përdorim oficeri Florian Bushi, raporton ABC.

Ndërkohë mësoht se janë pyetur edhe dy kolegët e Bushit dhe eprori I tij në SHISH, të cilët kanë mohuar në mënyrë kategorike se kishin informacion për një përgjim të tillë.

Burimet thonë se Bushi pavarësisht se ka zbardhur përgjimin dhe e kishte për detyrë të njoftonte eprorin e tij, nuk e ka bërë një veprim të tillë.

Edhe gjatë kqyrjes së celularëve, kompjuterve të zyrës dhe USB-ve të kolegëve të Bushit nuk janë gjetur gjurmë të këtij përgjimi që I është dërguar Ilir Memushajt.

Ky i fundit tashmë ndodhet i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e mbrmjes së 8 janarit të shtetasit Denis Kasa dhe plagosjen e dy shokëve të tij.

Kjo vrasje, dyshohet se ka ndodhur për konfliktet e që viktima dhe bashkpunëtorët e Memushajt kanë për zonat e influencës së trafikut të drogës dhe rrjetet e tyre kriminale.

Sipas prokurorisë, Memushaj dyshohet se i ka zënë rrugën makinës së viktimave, për t’i lehtësuar mundësin e ekzekutimit atentatorëve që ende nuk janë arrestuar nga policia.

1 komente në “Prova që “fundos” oficerin e SHISH, që shiti të dhënat tek vrasësit”

  1. USB says:

    HAHAHA,.. Kush dyshonte se mund te ishte dikush tjeter. Sigurisht qe ka edhe shume te tjere si ky qe e vetmja pune qe bejne ne SHISH eshte te shesin informacion te krimi dhe sherbime te huaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje