Autoriteti i Mediave Audiovizive ka bllokuar dhënien e licensës për Top Channel, Digitalb dhe TV Klan.
“Ditën e hënë, më datë 01.02.2016, u zhvillua mbledhja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, në të cilë morën pjesë:
z.Gentian Sala Kryetar z.Sami Nezaj Zëvëndëskryetar z.Gledis Gjipali Anëtar z.Piro Misha Anëtar zj.Suela Musta Anëtar z.Zylyftar Bregu Anëtar
Në rend dite të kësaj mbledhje ishte projektvendimi ”Mbi aplikimin e shoqërive “Top Channel” sh.a., ”Tv Klan” sh.a., “Digitalb” sh.a. dhe “Supersport” sh.a.” për marrje licence private kombëtare transmetimi audioviziv numerik sipas procedurës Beauty Contest.
AMA, vendosi mosdhënien e licencave kombëtare të transmetimit audiviviziv numerik sipas procedurës Beauty Contest, pasi nuk u arrit kuorumi i kërkuar ligjor për dhënien e licencave, pra pesë vota. Bazuar në nenin 19, pika 1/b të ligjit 97/2013, ku AMA lëshon dhe heq licencat me shumicë të cilësuar.
Dy prej anëtarëve, përkatësisht z. Sami Nezaj, zëvëndëskryetar dhe Zj. Suela Musta, anëtare, vendosën rrëzimin e aplikimeve të subjekteve, pasi bazuar në nenin 139, pika 8 e Ligjit 97/2013, licencimi sipas procedurës Beauty Contest kryhet për një periudhë tranzicioni, periudhë e cila është e përcaktuar në nenin 136 të ligjit 97/2013. Sipas kësaj dispozite, afati përfundimtar i kalimit të plotë në transmetimet numerike është data 17.06.2015”, thuhet në një njoftim të AMA-s.
Top Channel e ka quajtur këtë një vendim politik, pasi dy prej anëtarëve të AMA-s që kanë votuar kundër, janë zgjedhur nga PD-ja.
Pak rendesi ka nga jane zgjedhur.Te ka kalu afati i aplikimit apo jo moj Vjollca,kjo eshte pyetja ?
Te zhduken top channel dhe klan ,jane kanale qe i sherbejne politikes jo qytetareve.top channel rrjep emigrantet me parapagese per sherbimet e dobeta qe ofron…keta lajne leket e pista te politikes.
Top Channel duhet te marre perseri licensen kur te punesoje vetem shqiptare qe zoterojne gjuhen standarde shqipe dhe te permiresoje cilesine e transmetimit. Te zhduke reklamat ne gjuhen serbo-kroate dhe te mos transmetoje me filma te vjedhur dhe me cilesi qe as para 30 vjetesh nuk e kemi patur.
Sakte KRITIKU ? , plus: Ta marin lincesen kur njerezit qe punesohen per te dale ne ekran te kene nje formim te caktuar dhe te kene kaluar me pare nje test profesional qe i klasifikon ata ne te afte e ne te paafte per te bere televizion. Kur te mos lejohet Cani te beje televizion. Kur te disiplinohet Fevziu e te mesoje te beje pyetje e te drejtoje program, jo mejhane, kur te sigurohen se televizionin ja kane besuar ” Bonolisit’ ,”Fiorelos” , Santoros, Fazzios, Bill Maherit etj e jo Ledionit, Arbanes, Alketes , Eno Popit e Luanes. Kur drejtore televizionesh te jene profesioniste e jo pronare. Kur matjet e audiences te behen properly e hapur etj.