Nga Aredin Shyti te Spiro Ksera/ Ish-ministrat dhe ish-kryeministrat e arrestuar nga ’90-a deri më sot

2 Shkurt 2016, 09:59Dossier TEMA

Nga Roland Qafoku

(Publikuar në emisionin “Debati në Channel One” të ditës së hënë 1 shkurt 2016)

1.AREDIN SHYTI, ish-ministër i Brendshëm (11 maj-16 qershor 1991)

U arrestua më 25 korrik 1992 me akzuiën e vrasje me dashje indirekte të 4 personave dhe plagosjen e disa të tjerëve si shpërdorimit të detyrës lidhur me ngjajren e 2 prillit 1991 në Shkodër. U dënua me 17 vjet burg. Gjatë trazirave të marsit 1997 u largua nga Burgu dhe prej atëherë nuk ndodhet në Shqipëri.

2.VLADIMIR HYSI, ish-ministër i Brendshëm, (18 dhjetor 1991-13 prill 1992).

U arrestua më 5 mars 1996 me akuzën e krimeve kundër njerëzimit, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. U dënua me 1.5 vjet burg nga gjykata e shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit ndërsa Gjykata e Kasacionit i hodhi poshtë akuzat duke e shpallur të pafajshëm.

3.FATOS NANO, ish-kryeministër 22 SHKURT 1991-4 QERSHOR 1991

U arrestua më 31 korrik 1993 me akzuën e shëorodrimit tgë detyrës në favor të të tretëve. U dënua me 14 vjet burg nga gjykatat. Qendroi në qeli deri në 13 mars 1997 pas shkatërrimit të burgjeve. Presidenti i Republikës së asaj kohë Sali Berisha dekretoi fjalejen e tij, ndërkohë në vittin 1999 gjykata e shpalli të pafajshëm.

4.VILSON AHMETI, ish-kryeministër 14 DHJETOR 1991-14 PRILL 1992 dhe ish-ministër i Industrisë Ushqimore dhe ish-ministër i Industrisë së Lehtë.

U arrestua në mars 1993 për skandalin Arsidi me akuzën vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim dhe marrje miti. Ish-kryeministri Ahmeti u dënua me 12 vjet burg, qëendori në qeli 1 vit e 4 muajd eh në arrest shtëpie 8 muaj. Më pas Gjykata dhanë pafajësi.

5.SABIT BROKAJ, ish-ministër i Shëndetësisë 11 qershor -6 dhjetor 1991.

U arrestua më 28 shkurt 1997 me akuzën e organizimit të rebelimit në Jug të vendit si dhe organizator i bandave të armatosura. U la nga gjykata në arrest shtëpie dhe më pas iu dha pafajësia.

6.SAFET ZHULALI, ish-ministër i Mbrojtjes prill 1992-mars 1997.

U arrestua më 22 gusht 1998 me akzuën e krimeve kundër njerëzimit sëbashku me 5 drejtues të lartë gjatë qeverisjes së PD në atë që u quajt procesi i të 6-tëve të PD. Pas qendrimit të disa javëve në qeli gjykata e liroi dhe më 10 korrik 2000 prokuroria mbylli hetimet për mungesë provash. Më pas gjykata i dha pafajësi.

7.HALIT SHAMATA, ish-ministër i Brendshëm, 11 korrik 1996-12 mars 1997.

U arrestua më 22 gusht 1998 me akuzën e krimevet kundër njerëeziomitn në bashkëpunim sëbashku me 5 drejtues të lartë gjatë qeverisjes së PD në atë që u quajt procesi i të 6-tëve të PD. Pas disa javësh lirohet nga gjykata. Më 10 korrik 2001, prokuroria pushoi çështjen për mungesë provash dhe më pas gjykata i dha pafajësi.

8.PERIKLI TETA, ish-ministër i Brendshëm, 24 prill-28 shtator 1998

U arrestua më 19 qershor 1999 në sallën e gjyqit gjatë procesit për vrasjen e ish-kryetarit të PD, Azem Hajdari. Ai u prangos gjatë seancës për fyerje të trupit gjykues por u lirua pas disa orësh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

9.OSMAN SHEHU, ish-ministër i Turizmit (1992-1993)

U arrestua në 1999 dhe pas disa muaj burg me akuzën shpërdorim detyre u la i lirë. Më pas gjykata e shpalli të pafajshëm.

10.SPIRO KSERA, ish-ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe i Shanseve të Barabarta, 2009-2013.

U arrestua më 29 janar 2016 me akuzën vjedhje përmes shpërdomrit të detyrës bashkë me disa zyrtarë të tjerë të dikasterit që drejtonte. Gjykata e Faktit vendosi që ai të qendrojë në burg deri në fund të hetimeve.

1 komente në “Nga Aredin Shyti te Spiro Ksera/ Ish-ministrat dhe ish-kryeministrat e arrestuar nga ’90-a deri më sot”

  1. baba says:

    grate te gjitheve ku ti kene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje