Putin vs Erdogan: Këtë herë është personale!

5 Shkurt 2016, 13:04Politika TEMA

Nga Matthew Bodner, The Moscow Times

Në 2 shkurt presidenti turk Rexhep Erdogan kërkoi të dërgonte një mesazh drejt presidentit rus Putin. Ambasadori turk në Moskë përcolli mesazhin, por mesa duket ende nuk ka marrë një përgjigje.

Është hera e dytë që Erdogan injorohet nga Putin që prej ngjarjes së nëntorit ku u rrëzua avioni rus në kufirin turko-sirian. Putin e akuzoi Turqinë për goditje pas shpine dhe se po mbështet terroristët në Siri.

Por konflikti i vërtetë është, tashmë dihet nga të gjithë, mbështetja që Putin po i jep Assadit në siri. Kur Rusia ndërhyri ushtarakisht në Siri në fundin e shtatorit të shkuar, shpëtoi një regjim që Erdogan mendoi se ishte duke e rrëzuar.

Papërputhshmëria e strategjive mes dy vendeve nisi kështu një rivalitet personal mes Erdoganit dhe Putin.

Dy liderët kanë shumë gjëra të përbashkëta. Të dy kanë një stil autoritar, dhe të dy kanë zgjedhur ngjarjet në Siri si pika e fortë e poltikës së tyre të jashtme. Instikti i tyre për të përshkallëzuar konfliktet në vend që të kërkojnë rrugën e paqes ka krijuar një situatë të veçantë ku konflikti i armatosur mund të nisë në çdo moment.

“Të dyja, Rusia dhe Turqia, po përballin krenaritë e tyre me njëra-tjetrën”, thotë Dr.Theodore Karasik, një analist i njohur i “Gulf State Analytics”.

“Mundësia e përshkallëzimit të konfliktit është e lartë. Është një skenar i tmerrshëm që mund të realizohet”, thotë ai.

Kontakti i parë

Avionët rusë nisën të fluturojnë misionet e tyre të para në Siri në 30 shtator. Në mes të tetorit ushtria siriane nisi sulme në rajonin e Aleppos, në kufi me Turqinë ku banojnë shumë tebelë turkmenë të mbështetur nga Erdogani.

Forca ajrore ruse i dha qeverisë siriane kurajë dhe shpeshtuan sulmet. Ankaraja nuk ishte e kënaqur me një gjë të till. Megjithëse kufiri ajror u shkel disa herë nga rusët, ishte 24 nëntori momenti kur turqit thanë “mjaft”.

Përplasja diplomatike pas rrëzimit të avionit ishte e shpejtë dhe në gjaknxehtësi e sipër, por gjithsesi mbeti në kufijte e sanksioneve ekonomike dhe jo më tepër.

Tensionet vijuan në dhjetor dhe janar, dhe u rritën në 30 janar kur Turqia tha se Rusia kishte shkelur sërish hapësirën ajrore turke.

Raundi i dytë

Erdogan kërcënoi “Nëse Rusia vijon të shkelë hapësirën tonë dhe sovranitetin e shtetit turk, duhet të marrë parasysh pasojat”.

Ushtria amerikane mbështeti versionin turk dhe u bëri thirrje palëve të gjejnë dialogun.

Rusia ndërkohë akuzoi Turqinë se “Ujqërit Gri”, një organizatë kriminale turke, kanë gisht në rrëzimin e avionit rus në Egjipt ku vdiqën 224 njerëz.

Sulmet dhe akuzat vijuan për ditë me radhë.

Por mënyra e Erdoganit  për të luajtur “me zjarrin” mund të sjellë pasoja të rënda.

Turqia po humbet përballjen me Rusinë në krizën siriane.

Megjithëse Rusia dhe Assadi nuk kanë fituar luftën e vërtetë, atë për çlirimin e Sirisë, kanë arritur të mënjanojnë Turqinë.

“Rusia kundër Turqisë, është tashmë një përballje fikse në hartën gjeopolitike”, thotë Dr.Karasik.

Arsyeja? Ankaraja nuk po ndjek rrugën e saj!/ Përgatiti Amarildo Lumani

4 komente në “Putin vs Erdogan: Këtë herë është personale!”

  1. Bardhi says:

    Artikulli eshte nje perralle me lufte per femije

  2. Akili says:

    Shkrim idiot.Se si mund te quhet gazetar ky robi qe e ka shkrujt kete,nje zot e di.

  3. Gazetari ” leshmanjoze ” ne kete rast me kete artikullin e tipit -futja kot- Plako ! Dihet nga te gjithe se Rusia fashiste eshte fuqia e dyte ushtarake ne bote , pas ShBAs , biles ne raketat balistike ofensive , nderkontinentale , ajo mund te jete edhe me e avancuar sesa e gjithe NATO , e paska bythe Turqia te krekoset me kete bishen e mutit Ruse ? Nejse hale Rusia e shurre Turqia , koken e hengershin njera tjetres !

  4. katarakti says:

    Ku eshte problemi?! Shkrimi mu duk llogjik dhe i sakte. A ka argumenta qe provojne
    se ku qendron “budallalliku”
    i gazetarit qe ka shkruajtur kete artikull?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje