Vendi më i rrezikshëm në botë, ku ndodh një vrasje çdo 9 minuta. Nuk është Siria!

5 Shkurt 2016, 13:58Bota TEMA

. Zyrtarisht Brazili nuk është në luftë me askënd dhe nuk ka shpërthyer ndonjë luftë civile, por ritmi i vrasjeve është më i lartë se edhe vetë Siria e luftës.

58 mijë e 946 kanë ndodhur në vitin 2014 në shtetin brazilian.

Një vrasje çdo 9 minuta.

E çuditshme është se OKB nuk e ka cilësuar një vend në gjendje lufte me gjithë shifrat alarmante.

Përplasja e “favelas” sjell mesatarisht 6 deri në 7 viktima çdo orë, një shifër e frikshme.

21 qytete braziliane u renditën në listën e 50 qyteteve më të rrezikshëm në botë.

Para tre dekadash numri i vrasjeve në Brazil nuk i kalonte 13 mijë, ndërsa sot është më keq se Iraku i viteve më të egra të luftës.

Një ndër premtimet që bëri presidenti Lula 14 vjet më parë ishte ulja e numrit të vraësjeve, por nuk ia arriti dot.

4 komente në “Vendi më i rrezikshëm në botë, ku ndodh një vrasje çdo 9 minuta. Nuk është Siria!”

  1. karandash krrokodilli says:

    e ka fajin klima dhe “skema 3D”
    shum diell
    shum drog
    shum dafllak

  2. Klimax says:

    Ne qoftese do te flasim me shifra atehere edhe SHBA-ja nuk ngelet mbas me mbi pese vrasje ne ore apo nje vrasje ne 11 minuta. Por, ne kete vend nuk jane vetem vrasjet.
    Popullsia amerikane eshte vetem 5% e popullsise boterore, por te burgosurit ne SHBA perbejne 25% te numrit te te burgosurve ne bote!!! 2,6 milion amerikan ndodhen ne burgjet amerikane me nje rritje 25 mije ne vit!!!!
    751 te burgosur per 100 mije banor.
    1 ne 15 afrikanoamerikan ne burg.
    1 ne 36 latinoamerikan.
    1 ne 355 gra te bardha.
    1 ne 100 gra afrikanoamerikane.

  3. Ajo qe di kete pyetje says:

    Klimax,
    e ku qendron problem ketu???

  4. Artur Duka says:

    Qytetet brazialine jane shembulli i modelit multiracial dhe multikultural ku elita politik0-financiare po e con boten. Mireserdhet ne nje bote qe per flamur te saj ka parane, qe s’njeh kulture te vertete, komb, etni dhe diversitet racash, nje corbe e ndyre e mbushur me plehra, krim e pasiguri nderkohe qe disa “te zgjedhur nga Zoti” jetojne ne luks duke bere para te majme !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje