Këto ditë, e veja e ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, Nexhmija, ka vendosur që të mbyll siparin e intervistave të dhëna në 25 vjet. Deklarimet e saj, më së shumti rrëfenja mbi të kaluarën, dhënë nga pozitat e një gruaje të degdisur në vetmi diku nga periferia e Tiranës, janë parë gjithnjë si diçka ekzotike.
Dhe po ashtu si gjithnjë, ato kanë provokuar dhe debat mbi faktin nëse kanë qenë me interes për publikun, gjithnjë me dyshimin se mos pas dëshirës gazetareske për ta intervistuar, është fshehur qëllimi i lig për ta rehabilituar figurën e saj.
Seria e intervistave të së vesë së Hoxhës nis që pas rënies së regjimit, sidomos nga media të huaja, të intensifikuara më shumë gjatë kohës kur ndaj saj, si dhe ndaj ish-krerëve të nomeklaturës, u ngritën akuza për abuzime dhe shpërdorime me pasurinë e shtetit; siç njihet ndryshe “gjygji i kafeve”.
Ky gjygj, që nisi që para ardhjes në pushtet të PD-së, e morri këtë llagap pikërisht nga fakti se shumë akuza të ngritura u përqëndruan tek kafetë e konsumuara në bllok, sesa te ndërtimi dhe ushtrimi i një pushteti kriminal, siç qe ai i diktaturës komuniste. Dhe një prej intervistave të para, është dhe ajo dhënë “Le evenemment dy jeudi”, botuar tek “Zëri i Rinisë” më 7 dhjetor 1991.
Në këtë intervistë, Nexhmie Hoxha hedh poshtë çdo akuzë, si për abuzim me pasurinë e shtetit e si për diktaturën e ushtruar nga i shoqi si një njeri në krye të një regjimi 50-vjeçar të egërt, ku madje të befason kur thotë se po të kish qenë gjallë, do kish qenë demokrat.
Por interesant është dhe një detaj, ku për të përligjur numrin e madh të kafeve të shpenzuara, përmend vizitat e Nënë Terezës tek ajo, por dhe të 10 mijë kosovarëve….
Pjesë të shkëputura nga intervista:
Thuhet se ju keni shpenzuar 36 milion lekë (të reja), ose 5 milion franga në 2 vjet. Kjo është një shumë e madhe…
E vërtetë është, por unë prisja shumë njerëz. Nënë Tereza p.sh. ka ardhur të më shohë tre herë dhe që nga muaji mars 10 mijë kosovarë kanë trokitur në derën time. E pra, unë nuk mund të mos iu ofroja një kafe. Por ja që një i ashtëquajtur komision hetimi na nxjerr një tog faturash të vjetra dhe ia nis një llogarie të ndyrë.
A mendoni se me ju është bërë padrejtësi?
Po. Mund ta kritikosh Enver Hoxhën, por nuk duhet sjellë në këtë mënyrë. Kjo nuk është demokratike. Kur vandalët rrëzuan statujën qava shumë. M’u duk se vdiq për herë të dytë. Mendoj se ky ishte një komplot i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Statuja ra në një gjysëm ore, me siguri gjatë natës dikush ka liruar bullonat mbajtës.
A dinit ju që regjimi praktikonte torturën dhe burgoste intelektualë?
Jo. Nuk arrij t’i besoj gjithë ato monstruozitete që lexoj nëpër gazetare. Ashtu siç për Stalinin janë vetëm shpifje. Edhe po të ishin të vërteta ai nuk kishte gisht në këtë punë.
Pra, ju mohoni se keni gabuar?
Ne kemi qenë ndoshta më shumë se ç’duhet idealistë, shumë romantikë gjithashtu. Kështu mendoj unë sot. Po, kemi gabuar pak. Pr a s’veproi si ne gjysma e botës? Nëse Enveri do ishte gjallë, ai do ishte për demokracinë. Por për demokracinë me rregull.
Tesheshi.com
Kurre nuk me ka interesuar Nexhmija,Enveri,apo terma socilizem,komunizem ppsh etj biles ne vitet 60-70-80 i kam pare si te cmendur Fansat e enverit qe nga tropojanet deri ne kadarejanet.
E cuditeshmja ndodhi ne 1991 kur ato qe i lepine me shume letyrat e xhaxhit,,,u bene me nekrofage me kufomen e tij
Por ajo qe eshte e padurueshme eshte se ndersa krimet e bajraktareve tribu si Zogu & Berisha po mbulohen ne menyre kriminale..nga ana tjeter Enver Hoxhes po i bluajne dhe kockat qe po kthehen ne bumerang.
Por le te shohim si e priste Tropoja Enver Hoxhes ( keto qe lehin sot)
Dimensione biblike I jep Enver Hoxhes raporti I tij me Tropojen me Malsine e Gjakoves si kishte qejf ti thoshte ai.Eshte pikerisht kjo krahine qe ai I dha nje zhillim te jashtzakonshem ,qe me doren e tij I mbushi universitet me djem tropoja dhe qe e trajtonte Enver Hoxhen si perendi dhe fatkeqesisht pas 1992 banda e tropojes me kanibalet Biberaj ,Berishaj,Hajdaraj,Elezaj etj po I bluajne kockat sot.
Nje turp I tille per Tropojen ka ndodhur me vrasjen e Bajram Currit,ku hordhite e Ahmet Zogut,me ndihmen e serbeve eliminuan ne menyre mizore kete vigan te malsise.Biles per “marre” te tropojes erdhen fisniket e HASIT PATRIOT TE KRUMES qe e varrosen ne landin e tyre.
Le ti njohim lexuesit si e priste Tropoja Enver Hoxhen.
Edhe krishti me muhametin te vinin bashke nuk do priteshin me madheshtine e Enver Hoxhes.
Vetem 2 roje personale kishte LIDERI ENVER HOXHA,kurse kelyshi serb Sali Berisha kur vizitoi tropojen erdhi me 200 roje personale dhe shteterore dhe me 1000 roje (gjasme fansa) me autobuza nga Tirana
Le ti njohim lexuesit si e priste Tropoja Profetin Enver Hoxha.:
****
Enver Hoxha e vizitoi dy herë Tropojën. Vizita e parë më 5-7 shtator 1952 dhe e dyta më 30 maj 1970. Kam qënë pjesëmarrës në të dy takimet. Në shtatorin e vitit 51 isha 11 vjeç. Atë ditë zbrita nga bjeshka. Në shtëpi gjeta hallën dhe xhaxhain e vogël. Gjyshi, babai e dy xhaxhallarët e mëdhenj nuk ishin në shtëpi. Kishin shkuar në Kolgecaj (Bajram Curri) për të pritur Enver Hoxhën. Halla dhe xhaxhai i vogël kishin marrur porosi, që mos të më linin të ikja nga shtëpia. Unë bëra ç’bëra, u humba nga sytë dhe pa marrë asgjë parasysh me shpejtësi të erës u zhduka. Ecja me vrap. Gjithë njerëzit kishin ikur.
Mbarimi i ditës po afrohej. Vetmia më bënte të më rrahte zemra. Arrita në Okol (livadh i madh). Aty ku rruga bashkohej me rrugë të tjera. Aty takova vargun e parë të njerëzve që ecnin me të shpejtë për të qenë në momentet e ardhjes së Enver Hoxhës. Përsëri vazhdoja të ecja me të shpejtë. Pas lija, njëri pas tjetrit grupet e tjera. Aq të shumtë ishin njerëzit që lëviznin gjatë asaj rruge, sa mezi depërtoja për t’i lënë pas. Makinat vinin njëra pas tjetrës. Vargut të njerëzve nuk i shihej as kreu as fundi. Të gjithë, duke biseduar me njëri-tjetrin, shikonin makinat për të parë atë që mbante Enver Hoxhën.
Njëri thoshte se vjen me satë (autobus), tjetri thoshte se vjen me veturë, dikush tjetër thoshte se vjen me makinë ushtarake. Të gjithë prisnin me padurim që të shihnin Enver Hoxhën. Muzgu nuk kishte rënë akoma. Vendi ishte ishte mbushur plot e përplot me njerëz. Brohoritjet “Enver Hoxha”. këngët e vallet dëgjoheshin në çdo skaj të vendit të mbushur me njerëz. Në atë entuziazëm të papërshkuar, një makinë ndalet në hyrje të qytetit, që sapo kishte lindur. Dikush i hapi derën. Për një moment, etja e dëshira për të parë kush po del nga ajo makinë, e ndërpreu entuziazmin. Nji burrë shtatlartë, me shpatulla të gjera e me fytyrë tërë gaz ngriti duart lart, eci përmes turmës, duke shtërnguar duart sa me njërin sa me tjetrin, sa në një krah sa në krahun tjetër, duke përshëndetur gjithë të pranishmit. Brohoritjet, oshëtimat e tupanëve, këngët e vallet pa mbarim e bënë Enver Hoxhën, që të ndalej disa herë në mes të atij populli plot entuziazëm. Turma me Enver Hoxhën në mes mezi ecte përpara. U afruan te Shtëpia e Pritjes .
Shoqëruesit mezi mundën të shkëpusnin Enver Hoxhën. Festa me këngë, valle e brohoritje vazhdoi deri në orët e vona të natës. Në Shtëpinë e Pritjes vazhdonte takimi mirëpritës. Në atë takim të mirëorganizuar merrnin pjesë autoritetet e rrethit, veteranë të luftës, ish-partizanë e partizane, nëpunës e aktivistë shoqërorë të dalluar, baballarë e nëna dëshmorësh, patriotë e mbështetës të luftës. Aty ishte edhe xhaxhai im, Ram Fazlia. Sipas Ramës, në atë ceremoni aq të ngrohtë e aq entuziaste u proçedua: “Arif Gashi, ishsekretar i parë i partisë për Tropojën në fjalën përshëndetëse, në emer të të gjithë popullit, i shprehu Enver Hoxhës, mirënjohjen dhe falenderimin për nderin e respektin, që ai po i bënte Tropojës e popullit të saj. Sekretari i partisë e siguroi Enver Hoxhën se Partia dhe ai në Tropojë, kurdoherë e në çdo situatë, kanë për të gjetur një popull besnik, nji popull të vendosur, nji popull që fjalën e dhënë s’di ta bëjë dysh.
Në mes brohoritjeve e mori fjalën Enver Hoxha që shprehu kënaqësinë që ndodhet në mes të popullit të Tropojës, si dhe për pritjen shumë të ngrohtë që iu rezervua. Ai theksoi meritat historike të popullit të malësisë së Gjakovës, në luftë fyt për fyt me pushtuesit turq, serbo- malazezë, austriak e nazi-fshistë, theksoi arritjet e Shqipërisë gjatë tetë viteve çlirim si dhe perspektivat që i kanë çelur asaj planet 5vjeçare. Në vazhdim ai foli për miqtë e shumtë, duke veçuar Bashkimin Sovjetik e Stalinin e madh. Enver Hoxha ishte dhe psikolog. Ai i kuptonte njerëzit në shikim, në të folur, në lëvizje e në qëndërim. Afër mbarimit të fjalës ai iu drejtua të gjthë pjesëmarrësve. “E shoh se ju keni një shqetësim. Ju doni të dini se si është çështja e dy prej bijve të Tropojës, Zenel Bardhit e Beqir Ndout. Po jua shpjegoj. Zenel Bardhin, për merita lufte dhe aftësi organizuese dhe drejtuese, pas luftës e caktuam sekretar partie në vendin e vet. Për punë të mirë e bëmë dhe zv/ministër. Në atë detyrë shfaqi arrogancë, duke kundërshtuar dhe përçmuar ministrin. Më vonë mora vesh se Zeneli ishte fejuar me një vajzë nga Gjirokastëra, të cilës unë ia njihja familjen dhe të afërmit. Nga përbërësit e asaj familjeje, gjashtë prej tyre qenë në papajtueshmëri të plotë me pushtetin popullor dhe jetojnë në arrati.
E thirra unë përsonalisht në zyrën time. I thashëë këto fjalë: -Zenel, e njeh atë vajzë me të cilën je fejuar? -Po, mu përgjigj. -I thashë-Sikur të isha duke kërkuar që të fejohesha me ndonjë vajzë nga Tropoja së pari do të të pyesja ty. Ju pse nuk më pyetët mua apo ndonjë shok tjetër që ka dijeni për atë vajzë e familjen e saj? Përsëri m’u përgjigj se dashuria nuk pyet për ato gjëra. Edhe Beqir Ndoun pas luftës e caktuam komandant qarku. Nga andej e ngritëm në përgjegjësi si zv/drejtor i drejtorisë politike në ushtri e pastaj zv/ministër të Brendshëm. Nji natë para se Sali Omeni të vriste vetën, Beqiri qëndroi me të tërë natën. Të dhënat për atë vrasje dhe shkaqet pse ndodhi, askush më mirë se Beqiri nuk mund t’i dinte. E thirrëm që të na e thoshte të vërtetën, të cilën na e fshehu, sepse u tregua frikacak. Tani për hatrin tuaj, të popullit të Tropojës ne do u japim dorën edhe një herë, por nëse ata, dorën tonë nuk e mirëkuptojnë , nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i kapim për supesh, t’u vëmë shqelmin në gjoks e t’i hedhim në humnerë”-u shpreh Enver Hoxha.
Takimi emocionues me Sylejman Abaz Ndreun
Në atë takim, thoshte Rama, folën shumë pjesmarrës, por ajo që elektrizoi gjithë pjesmarrësit ishte ngritja në këmbë e Sylejman Abaz Ndreut nga Selimajt e Gegysenit. Kur Enver Hoxha mbaroi fjalën e tij, duke falenderuar të pranishmit si dhe gjithë popullin e Tropojës për pritjen e ngrohtë që iu bë, Sylejmani, duke u mbështetur mbi shtagën (bastunin) e tij, ngrihet në këmbë dhe me kokën lart e me zë të fortë i drejtohet Enver Hoxhës : ”Bab mbaje kokën lart para armiqve e aleatëve se gjithë këtë popull që i pe i ke me vete e mos u tut (frikëso) prej askujt , se kurrkush nuk mundet me na ba gja”.
Po kush ishte Sylejman Abaz Ndreu? Ishte një ndër burrat e njohur të Gegysenit, si dhe babai i dëshmorit Uk Sylejman Ndreu, partizan i brigadës së 25-të Sulmuese, që u bë fli me disa dhjetëra partizanë të tjerë në luftë për çlirimin e Kosovës. Fjalët e Sylejmanit e emocionuan Enver Hoxhën. Ai ngrihet nga vendi ku ishte ulur e shkon drejt Sylejmanit, e përqafon si djali babanë, e merr për dore, e ul pranë vetes deri sa përfundon takimi. Sylejmani kishte mbushur të shtëdhjetat. Vuajtjet e jetës si dhe azma kronike që e shoqëronte ia kishin shteruar forcat. Enver Hoxha , që nga ai moment e derisa Sylejmani mbylli sytë, u bë djalë e shkuar djalit për të.
Me Enver Hoxhën, pranë lapidarit të Bajram Currit
Interesimi i udhëheqësit komunist për jetën intime të heroit që u vra nga xhandarët e Zogut në mars 1925
Mbas Kollatës, atje ku gjendet lapidari i i Bajram Currit, përballë kikave të Dragobisë, poshtë të cilave kalon rruga e makinës, u dëgjua nji oshtimë motorri. Në shpatin përballë u dukën tri makina që sillnin Enver Hoxhën afër shpellës së Dragobisë. Për ta pritur Enver Hoxhën, aty qëndruan dy prej pleqve të Valbonës, Ali Shabani, Muzli Tahiri dhe gjeologët, që përcaktonin vendburimet dhe rezervat e boksiteve të Valbonës. Enver Hoxhën e shoqëronin Ramiz Alia, Sadik Bekteshi, autoritetet e rrethit Tropojës si dhe veterani e bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani.
Në atë lëndinë, afër lapidarit, në pllakën e të cilit shkruhej: “Këtu më 29 mars 1925 ra heroikisht duke luftuar kundër xhandarmërisë së Ahmet Zogut Bajram Curri”, ishin shtruar disa sixhade. Nga aty duket shumë qartë shpella ku u rrethua Bajram Curri. Mikpritësit e ftuan Enver Hoxhën që të ulet në vendin që i kishin caktuar. Enver Hoxha, pasi u ul mori një cigare prej Ali Shabanit dhe ulur gju më gju me malësorët filloi kuvendimin sikur të ishte malësor i lindur dhe i rritur në atë vend. Veterani dhe bashkëluftëtari i Bajram Currit, Avdi Bajram Mulosmani i deklaroi Enver Hoxhës gjithçka kishte ndodhur në mëngjezin e 29 marsit 1925. I shpjegoi se Bajram Currin e stehuan në atë shpellë, duke menduar se xhandarmëria nuk do ta gjente, por ajo, në bashkëveprim me spiunët, e hetuan dhe e rrethuan papritur.
“Ne, vazhdoi Avdiu, qëndruam. Vetë Bajram Curri u ngrit, mori pushkën dhe qëlloi mbi xhandarët. Gjithë synimi ynë ishte që të shpëtonim Bajramin, se po të na vritej ai do të na vritej edhe rezistenca ndaj Ahmet Zogut e regjimit të tij. Hoxha interesohej për jetën intime të Bajram Currit, moshën, ushqimin, apo si flinte. Hoxha, pasi nderoi Bajram Currin u rikthye në Dragobi. Populli ishte mbledhur. Vendi ku do bëhej takimi ishte caktuar e rregulluar. Makinat ecnin gjatë rrugës që përshkonte fshatin. Dy pleq të Dragobisë, Sadri Isufi, babai i heroit të popullit Ramë Sadria dhe Dul Alia, patriot dhe strehues i Bajram Currit, iu afruan Enver Hoxhës. Gjithë fjalimi i Enver Hoxhës, që zgjati jo më shumë se një gjysëm ore u përshkrua nga një ide e vetme se edhe në Malësi mund të jetohej mirë ashtu si në fushë. Dreka për të mirëpritur Enver Hoxhën u shtrua në një lëndinë buzë Valbonës. Mënyja kishte tre gjellëra karakteristike të malësisë së Gjakovës: çorbën, mazën e zier dhe qumështin e trashuar. Enver Hoxha, bashkë me banorët e grykave të Valbonës, u ul këmbëkryq si malësorët në sofrën e rrumbullakët tropojane. Shijoi gjellërat karakteristike.
Kureshtarët nuk nguruan që ta pyesnin:. Si u duken këto gjellëra tano? -Shumë të mira- u përgjigj Enver Hoxha,- por ajo që ju preferoni shumë, (ishte fjala për mazën e zier), ka shumë shpenzime. Të nesërmën, datë 31 maj, Enver Hoxha u largua nga Tropoja. Tropojanët kishin mbushur rrugët nga Bajram Curri deri në Kam. Të vendosur në të dyja anët e rrugës, ata i shprehën mirënjohje dhe i uruan rrugë të mbarë. Vizitës së Enver Hoxhës në Tropojë iu kushtuan vargje poetike, këngë e valle. Poeti Ndoc Papleka e ka përjetësoi me vargjet e një peme të tërë “Enveri midis nesh”. Këngëtarja Fatime Sokoli i kushtoi këngën “Shkrepi rrezja mbi Shkëlzen”, ndërsa rapsodi popullor kosovar, Dervish Shaqja, vizitën e përjetësoi me vargjet : “Maj i kuq i vitit shtatëdhjetë/ N’histori ka me mbet/ N’ato bjeshkë të malësisë së Gjakovës/ Ushtoi zani i Enver Hoxhës.
****
Maj 1970, Tropoja tri ditë Përgatitje
Vizita e dytë dhe e fundit e Enver Hoxhës në Tropojë u bë në maj 1970. Asokohe unë isha i rritur. Kisha mbaruar shkollën për mësuesi e kryeja detyrën e drejtorit të shkollës në Valbonën turistike. Në agjendën e asaj vizite Enver Hoxha kishte planifikuar që të dilte mbas Kollatës, atje ku është vrarë Bajram Curri. Për këtë arsye, gjthë popullatës së Grykave (Dragobi, Valbonë e Çerem) iu krijua mundësia që takimin me Enver Hoxhën ta organizonte në Dragobi. Në vitin 1970 pranvera ishte vonuar. Dëbora akoma nuk ishte shkrirë. Freskia që ajo dëborë lëshonte acaronte klimën, duke shtyrë ditët e daljes së luleve dhe rritjen e barit. Ardhjen e Enver Hoxhës në ato gryka na e thanë tre ditë përpara. Drejtuesit e partisë e të qeverisjes vendore na mblodhën dhe të tërë së bashku hartuam detyrat për seicilin, që pritja dhe takimi të shkonte sa më mirë. Nuk na u desh shumë preokupim, sepse populli, sapo e mori vesh lajmin, shprehu kënaqësi të veçantë, duke menduar që të shkonte në atë takim me sa më shumë dinjitet që të nderonte vendin me gjitha vlerat patriotike që kishte.
Burrat dhe gratë nxorrën nga arkat veshjet kombëtare që i kishin rujtur për dasma e festa. Të rinjtë e të rejat blinin në dyqane ato veshje që u shkonin sa më bukur për shtat. Mësuesit dhe nxënësit mendonin të gjenin lulet më të bukura, mendonin se si ta pregatitnin një program sa më denjitoz me vjersha këngë e valle. Nxënësit e Rrogamit që vazhdonin mësimin në ciklin e lartë në Valbonë, sapo mbaruan mësimin, me çantat e librave në shpinë e pa ngrënë drekë, u nisën drejt shpateve të Papllukës, ku mblodhën lulet më të bukura që i sollën të nesërmen në shkollë. Nuk i harroj kurrë ato lule. Një bisht i gjatë rreth 10 centimetra, në mbarim të të cilit ishte një kupë prej 5 nënpetalesh me ngjyrë jashile e formë vezake, që pak e rrethonin kurorën. Sipër kupës qëndronte kurora me petale të pandara, me ngjyrë rozë, me mes pak të fryrë, me madhësinë e një gote rakie, me buzë pak të kthyera nga jashtë, të cilat veçoheshin nga njëratjetra nga një vijë harkore shumë pak e thelluar.
Dy mësueset e shkollës, që atë vit kishin vitin e parë të mësuesisë, i morën ato lule, i bashkuan katër nga katër, ua rrethuan bishtat me letër të bardhë dhe u dhanë atyre formën e buqetave. Me lulet që na sollën nxënësit pregaditëm aq buqeta sa kompletuam gjithë nxënësit e disa nga gratë e vajzat e fshatit. U përgatitëm me mish e shpirt. Në mesin e 30 majit të gjthë u mblodhëm në Zallë të Valbonës. mbanim me vete topan, fyell, çifteli. Për çudi të fatit, ajo ditë u gdhi e kthjellët. Dielli sa ngrihej në horizont e shtonte nxehtësinë. Njerëzit i thonin njëri-tjetrit: ”E shikoni dhe dita sot doli më e mirë se ditët e tjera”. Tjetri ia kthente: “Nuk thonë kot se njerëzit e mirë i shoqëron dita e mirë”.
Epilog:
Pra eshte pikerisht banda tropojes me Elezbiberin,Saliberishen,Mehmetelezin.Azem Hajdarin etj qe I kane borxh popullit te tropojes dhe gjithe shqiperise gjithe kete katastrofe te pabesueshme.Besoj se koha per denimin e kesaj bande ka ardhur.
Kush beri genocidin ndaj fisit Haklajve
Kush I shkaterroi varrezet e tyre si kanibale
Kush I vrau me fusha te minuara dhe paraushtarake
Kush I vrau dhe pleqte,grate dhe femijet etyre
Kush e dogji tropojen ?
Kush I vrau mbi 500 tropojane djem te rinj qe nuk jane vrare ae ne kohen e turkut,serbit dhe gjermanit por u vrane ne kohen e dushmanit Sali Elezbiberaj qe ju shofte fara me qen dhe me mace
Si nuk keni turp qe merreni me nje zonje te moshuar,qofte kjo edhe bashkeshortja e udheheqesit te PARTISE DHE SHTETIT SHQIPTAR PER 50 VJET ENVER HOXHES!
Nuk mund t’ia veshni asaj pergjewgjesite per fajet apo krimet qe mund te jene bere per 50 vjet,se ajo nuk ka qene ne pushtet dhe nuk ka asnje dokument qe ajo te jete fajtore!
E gjykuat paturpesisht per shpenzime kafeje dhe tani derdellitni si gomeret kunder saj!
KUR NUK KENI CFARE T’I BENI GOMSARIT,I BINI SAMSARIT!
Keto jane veprime te regjimeve FASHISTE dhe i tille ka qene dhe eshte ai i intaluar ne Shqiperi qe nga viti 1992 1 deri me sot!
LAVDI VEPRES DHE JETES SE HEROIT ENVER HOXHA!
Si nuk keni turp qe merreni me nje zonje te moshuar,qofte kjo edhe bashkeshortja e udheheqesit te PARTISE DHE SHTETIT SHQIPTAR PER 50 VJET ENVER HOXHES!
Nuk mund t’ia veshni asaj pergjewgjesite per fajet apo krimet qe mund te jene bere per 50 vjet,se ajo nuk ka qene ne pushtet dhe nuk ka asnje dokument qe ajo te jete fajtore!
E gjykuat paturpesisht per shpenzime kafeje dhe tani derdellitni si gomeret kunder saj!
KUR NUK KENI CFARE T’I BENI GOMARIT,I BINI SAMARIT!
Keto jane veprime te regjimeve FASHISTE dhe i tille ka qene dhe eshte ai i intaluar ne Shqiperi qe nga viti 1992 e deri me sot!
LAVDI VEPRES DHE JETES SE HEROIT ENVER HOXHA!
Ujku,ujku therriste cobani,por CAKALLI BENTE KERDINE!
SOCIALIZMI DHE ENVER HOXHA KANE MBETUR NE HISTORI,ndaj sot,ne se doni mireqenien e popullit merruni me analizen e KRIMEVE TE PANUMERTA QE JANE BERE E BEHEN KETO 25 VJET KAPITALIZEM!!!
Enver Hoxhen e nxirrni ne shesh sa here qe doni te TREMBNI POPULLIN me GOGOLIN,sepse nuk keni qene te zote,bile as keni dashur te jeni ,per te punuar per kete popull!
Lereni ENVER HOXHEN atje ne PARAJSEN E TIJ dhe merruni me DJALLIN Berisha,Meta,Nano,Rama etj qe po na e SHQYEJNE JETEN si egersira!
Pas 25 vjet KAPITALIZEM ,shqiptaret akoma nuk kane arritur te ngopin barkun me BUKE THATE,akoma ikin neper bote si ne 90-ten,ndersa politikanet nuk i numerojnev dot pasurite e tyre!
Te lumte goja dhe pena more ”perendija e Tropojes” ! I ke thene te gjitha , s’i ke lene gje mangut ! Enverin pa pike dyshimi do ta rabilitoje historia ! Ai vrau armiqt e tradhetaret e kombit shqiptar dhe mbrojti deri ne vdekje iteresat e popullit shqiptar ! Nuk vodhi sic po bejne keta sot me klanin
BErisha-Fasllic dhe Co. -a berishiane qe te vjedhin ,te vrasin naten e te qajne diten ! Perkundrazi Enveri vriste delikuentet ,spiunet e tradhetaret
me gjyq te rregullt,me fakte e pretenca gjyqesore …!! Gjithe bota ,zoterinj ka burgje dhe mos kujtoni se vetem ne Shqiperine e Enverit ka patur burgje, gjithe boten ka patur dhe ka tela me gjemba dhe mos kujtoni se vetem ne Shqiperine e Enverit ka patur tela me gjemha …!! Shikoni sot sa
burgje ka anekand Shqiperise qe Enver Hoxhes do t’i vinte turp nga numuri aq i madh njerezis qe per 5 para spec rrasen ne burg…!! Enveri nuk do
do ta bente kurre kete qe per mos pagese elektriku te futej ne burg nje i varfer ! Shikoni sot po kni sy e veshe more shqiptare !!! Sheiket shqiptar u
propozojne kurvave e prosttutave jete prallore ne se ato do t’i shuajne epshet deputeteve e qeveritareve te shotem .!!! Shikoni sot si vriten njerezit
nEper rruge sikur te ishin harabela..dhe vrasesit zhduken ne drejtime te paditura…!! Shikoni sot se eshte katandisur vendi ku gjithe rinia iken nga
syte kembet me nje torbe buke merr rrugen e muhaxhirllekut dhe shtetaret tane e kane kthyer shtetin ne nje shtet hajdut …!! Shikoni si falet deti
more shqiptare, shikoni si vriten femijet …!!!! ANARKIA DHE JO DEMOKRACIA E FOTAQ NANOS DHE SALI BERISHOVIC -FASLIC MILLOSHEVIT MBOLLEN NE SHQIPERI VRASJET,VJEDHJET, MASHTRIMIN, SHPIFJET !!! MONSTRA E VICIDOLIT SEBASHKU ME KLANIN E TIJ DUHET TE JAPIN LLOGARI
PARA DREJTESISE, POR JO PERPARA KESA DREJTESIE E KORRUPTUAR NE METASTAZE POR PARA DREJTESISE SE VERTETE …!!! VECSE DYSHOJ SE NDONJE DITE VALLE DO TE VENDOSE DREJTESIA NE SHQIPERI ???????!
Dy jane konkluzionet qe dalin pas permbysjes se Pushtetit Popullor:
1. Nexhmje Hoxha eshte bashke-autore dhe bashke-kapitullante me Ramiz Aline,
2. Nexhmije Hoxha eshte mashtruar keq, njesoj sikur mijera antare te PPSh-se qe ishin ne periferi dhe larg blokut, udheheqjes se larte te Partise.
Pergjigjen duhet dhe duhet t ‘na e jape me shkrim dhe me goje, per te shkruar drejt Historine e atyre viteve, pasi ajo qe ndodhi nuk mund te rikthehet ne origjine, sic ishte, vete N.Hoxha.
Vetem nje gomar me emrin dede mund te shkruaj gjithe kete budallallek 2km duke dashur te duket dhe i paanshëm, krejt fresh ne gjykim dhe mbi te gjitha ketij gomar i duket vetja dhe perendi, po shyqyr e tropojes. Haaahhaaha na shkrive fare O dede trapi se shikon qe kockat e enverit po na hane ende buken, qe atij ia ashtuste qeni kockat (mos qofsh ti dede tropoja eshte e mbushur me gomere si puna jote)
Po si nuk foli njehere te verteten,kjo kuceder?Po si nuk i rreshqiti goja,te flase te verteten kjo grua perbindash?Edhe mostres Enver i rreshqiti goja ne Biro:Qiji temen Kadri Hasbiut!,..Beqir Balluku nje mmut,muti,Dekorrojeni me nje plumb kokes !Torturojeni Zai Fundon,pastaj vriteni!..etj,Kjo Nexhmia luan hizrin shejtan.Ben sikur s`ka qene aty.Kjo ka qene rromantike,merrej me opera,me balet,me arte te bukura.Nuk ka qene kjo qe jepte raporte nga Instituti studimeve Marx-len per ashpersimin e luftes se klasave,per torturimin,privimin e interrnimin e femijeve,nipave,stermbesave te armikut te klases deri ne brezin e katert?????!!!!.Kjo nuk i dinte krimet e Enver Hoxhes,qe gjate luftes!!!!! Nuk ishte kjo shejtanke,qe nga vila e ministrit te jashtem te qeverise fashiste Bahri Omari,dergonte leter porosite e Enver Hoxhes drejtuar Gogo Nushit dhe Nako Spirut per eleminimin e arqiotrockistit Gaqo PlasariKjo nuk dinte gje si eleminoheshin bashkeshkollaret e kesaj,Ramize Gjebrea,Shejnaze Juka.Kjo ka qene ne varke me Sali Berishen ne Volorek kur shoqen e saj te shkolles Liri Belishova nuk e linin te shihte te bijen 20 vjec ne Onkollogjik.Fara e keqe e Sali malokut ka dale nga mitra e kesaj bushtre,kriminele dhe mashtruse.Kjo duhet eksekutuar si helena Caushesku,prandaj eshte ne BE Rumania,se i qeroi pleh\ra si kjo.
Te lumte ajo goje! Ky eshte realiteti per kete moster bashke me pjellen Sali!!!
Per perendine e Tropojes dhe nostalgjiket e Nexhmies…. ajo thenja e Stalinit kur dehej si derr me shoke ne datcen e ti afer Moskves;
.. patjeter se populli sovjetik me therret baba, jua kam sh…. nene..
Koment tjeter nuk duhet per ty dhe shoket tuaj.
PER KOMENTUESIN “demo”
enver hoxhes I hoqen varrin me dinamit ne maj 1992..i futen familjen ne burg dhe deri te shurrimi I varrit..cfare kerkon ti beni me akoma. ??
ka ardhur koha qe ti veme dinamitit perbindeshit te Tropojes per keto krime qe ka bere ky serial killer:
1-puci shtetit 2 prill 1991
2-lufta veri-jug 1997
3-kater mije te vrare ne 1997
4-urdheri per sulm kimik 1997
5-remzi hoxha
6-fshehja e kumbaros
7-kosta trebicka
8-fatmir xhindi
9-oficeri shikut
10 gjyqtari konomi
11-viktimat e gerdecit
12-protestuesit e 21 janarit
13-akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
14-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
15-ktheu k/m ne spital fushor
16-refuzoi dorzimin e gardisteve
17-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
18-perdhosi k/prokuroren di lavire
19-ofendoi k/shikasin si pucist
20-kercenoi ramen me egzekutim
21-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
23-u fshine filmimet
24-u ndrruan tytat e armeve
25-u dekorua burri shtetit
26-u dekorua ylli ne ngjitje
27-u menderosen ekpertizat e FBI
28-u zevendesua presidenti
29-u zevendesua k/prokurri
30-u zevendesua k/bashkiaku
31-u zevendesua k/shiku
32-u terrorizuan gazetare
33-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
34-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
35-genocid fisit haklajve
36-tritol te varezat e haklajve
37-bulldozer te shtepia e haklajve
38-vrasja mafjoze e Mirush Matit
39-thika pas shpine Bujar Kaloshit
40-vrasja e Aleks Kekes
41-masakrimi Edi Rames
42-masakrimi Zamir Dules
43-masakrimi Bardhok Lales
44-vrasja Florian Viles
45-egzekutimi Anton Gjergjit
46-egzekutimi Vaid.Lames
47-perndjekja e Zef Brozit
48-perndjekja e gjen.Luan hoxha
49-perndjekja e Shinasi Rames
50-terrorizimi Eduart Sallamit
51-terrorizimi Arben Dukes
52-rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
53-burgosjae e A.Frangajt
54-burgosja e A.Ristanit
55-vdekja misterioze P.Arbnorit
56-vdekja misterioze Safet zhulalit
57-vdekja misterioze Ali Spahia
58-vdekja misterioze Besnik jacellit
60-vdekja misterioze Gezim Dibra
61-egzekutimi ahmet krasniqit
62-egzekutimi ilir koloshevcit
63-vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
64-eleminimi misterioz i L.Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
65-vdekja misterioze Bashkim Gazidede
66-vdekja misterioze Ferit R.Hoti
67-vdekja misterioze Tani Topit
68-vdekja misterioze Gramoz Pashkos
68-Eleminimi Gani Malushit
69-nxjerrja ne prite e azemhajdarit
70-vrasja e 10 komisareve te policise
71-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
72-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
73-…1800 te vrare me kanun
74-prishjen e qeverise stabilitetit 91′
75-fronezimi i janullatusit
76-aderimi ne konferencen islamike pa referedum
77-sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
78-furnizimi me nafte i milloshevicit
79-vjedhjen e votimeve 96′
80-rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
81-rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
82-grushti i shtetit shtator 98′
83-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
84-miratimi i varrezave te ushtareve greke
85-injorimi total i ceshtjes came
86-shitja e detit jon
87-implikimi me ligjin e plehrave
88-vjedhje e votimeve ne 2009
89-prishja klasave sportive
90-prishja e rrjeteve kulluese
91-tallja me shkollene plepave
92-masakra e 21 janarit
93-vjedhja e votimeve 2011
94-perdhosja e luftes N.CL
95-glorifikimi i satrapit zog
96-deklarata qe kemi gjak turku.
97-Shitja e resurseve strategjike
98-lidhja me mafiozet e podestes
99-parlameti i ri
100-stadiumi i ri
101-xhamia e re
102-rruga e Arberit
103-rrethrrotullimi ne unaze
104-h/c skavices
105-h/c devollit
106-mullinjte e eres ne karaburun
107-centrale atomike per tu bere superfuqi
108-hekurudha tirane-pekin
109-superfuqi arroresh
110-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
111-kalimi borxhit jashtem 66% (falimentim)
112-mos pagimi 500 miljon investitoreve
113-demi me “Cez-in” rreth i miljard dollare
114-Krimi me TEC Vlore mbi 200 miljon dollare
115-qindra miljone me pronaret e tokave (strasburgu)
116- mashtrimi i te perndjekurve politike ne pagesa
117-mashtrimi kriminal me legalizimet
118-deshtimi i censusit
119-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
120-shitja e hidrocentraleve
121-shitja mafjoze e armatimeve
122-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
123-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
124-linja e tramvajit Lulit ne tirane
125-shqiperia 1-euro
126-denoncimi i Hysen Shoshorit
127-enoncimi i Margarira Kostaqit
128-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
129-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
130-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
131-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
132-tejkalimi borxhit public mbi 65%
133-borxhi ndaj biznesit 1 miljard dollare
134-borxhi stratosphere me Cezin
135-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
136-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
137-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
138-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
140-poshtrimi i Jon Withersit
141-poshtrimi i Arvizuse
142-loja me LHL
143-komplloti Sokol Olldashit
144-loja me lazaratin
145-helmimi Ferdinant Ponit
146-pagesa e vrasjes se Santos
147-teatri qe po luan me Fullanin
148-uzurpimi bsh
149-uzurpimi i bankes Santos
150-“Dasma” per kapjen e nipit enverit
151-‘Nxjerrja” e kalibruar e videos Metes
152-Nxjerrja” e kalibruar e kamikazit Doshi
153-Perdorimi i Dritan Priftit si Video Master Spy
154-Neni naziskin 24/1 i 1992 (shpartallimi shtetit)
156-komisjoni varrim –zhvarrimeve
157-kanibalizmi ne varrezate kombit 3 maj 1992
158-shkarkimi illegal i maks haxhise 1998
159-mos kallzimi I krimit te doshit 3 muaj
160-paisja e familjes & fisit me pashaporta dipllomatike
161-paisja e 10 terroristev islamike me pashaporte shqiptare 93’
162-enigma e goditjes dhe vdekjes Agim Shukes
163-ultimatumi drejtuar Qazim Gjonajt per gjyqin e 2 prillit
164-presioni mbi Prele martinin per gjyqin e 2 prillit
165-enigma e arit londres (1993 me rajersonin)
166-enigma e kaparit te albetrolit 2012 (mbi 85 milon $)
167-enigma e pallateve nga malajzi a ne laprake
168-emrimi I gazidedes ne shik (master spy)
169-takimi sekret me milloshevin (1995)
170- takimi sekret me gjeneralin Boban te vila nr 4
171-takim I fshehte me Ivanovicin ne Kras Montana
172-reabilitimi I kriminelit Gazidede 2005
173-reabilitimi I kriminelit Agim Shehu 2005
174-shkaterrimi dhe demtimi I hekurudhave
175-prishja e hekurudhes milot rreshen klos
176-zhdukja e stacionit trenit Tirane
177-ofendimi I NY TIMES leter higjenike
178-shkon ne USA 1992 me ndihmen e nje big-shefi te Cia-s
179-skandali Levan-Fier( fari balliu-alpine)
180-Debimi I Mustafajt para vizites Bushit
180-ngritja e permendores bushit si bythlepires I tij
181-skandali nipi berishes ne hotel dajti (koburja e dritanit)
182-250.000 euro Jean Paul Carteron ilegalisht ne 2006
183-urdherohet qe kontrata me JPC te mbahet teper secret
184-skandali kombetar me shkollen greke Omiros ne korce
185-denimi Top Channel me 13 milion euro
186-Trafik I madh armesh me Armenine
187-Skandal dipllomatik me azerbajxhanin per keto arme
188-digjet policia gjirokastres nga lazaratasit-shtator 2007
189-i falen Tom Ridges 500.000 $ per 2 seminare (9/2007)
190-Damir Fazllic ne kasafortat e sigurise kombetare me T.Ridge
191-shkarkohet prokurori Sallaku per aresye banale si ndonje fshesaxhi
192-Argita B. fshin biznesin e saj nga regjistri kombetar (shkurt 08’)
193-pagesa ilegale Vatres-usa per 100 vjetorin (sa fukarenj ne usa)
194-Spoti turistik n CNN-300 000 $ kater here me shtrejt se normalja
195-Kapet 1 kg heroine te makina ambasdorit ne Itali , Lesh Kola
196- Prangoset shoferi A.Selmanllari si drog-diller-mik personal i Xenit Sales
197-Autobote te qeverise kapen duke ujitur drogen e Lazaratit
198-Debohet ne shtator 2008 nga shqiperia FMN
199-Debohet k/hetuesi Shtylla (kishte gerdecin dhe rrugen e kombit ne process)
200-Skandali plazhi gjeneralit- mbrapa qendron dyshja malltezi-patozi
201-Super Skandali Jales -del kollovari J.malltezi si mafje e tokave
202-Skandali ne Porto Romano-Argita –Fazllic
203-Gold-Argita” i lyp “Zafar Ansarit 3 miljon dollare rushfet
204-Jamgjarper Malltezi gllabron ish klubin Partizani
205-Karaosmania e Nishanit gllaberon ish seline e PD
206-Urdherohet pergjimi ambasadave dhe opozites nga SH.I.U
207-Transferohen nga zyrtare vendas 1.3 miljard dollare raporton G.F.I.
208-Shkarkimi I disa gjeneraleve rebele dhe zevendesohen me beadle
209-Nuk hapen kutite per 2009,dhe digjen fletet e votimit para afatit
210-Hapen kutite per 2011 dhe ndryshohet rezultati (po mengeperveshuri ?)
211-Ortakja e Argita B. Flutra Kola blen Croën te Fazllicit 2 miljon $
212-Gazidede takon Arkanin ne Durres 6/94 me miratim te Berishes per naften
213-Themelohet kompania Shqiponja me “boss” Tritan Preshin.
214-Berisha posedon disa zyra perandorake private te pa raportuara..
215-Argita zoteron vila multi milioneshe te pa justifikuara-lalez etj..
216-Shkelzeni zoteron vila sheikesh ne garden,farke,mullet .L.A.etj.
217-Akuza ndaj Hajdarit si spiun i SS dhe organizator i 2 prillit 1992
218-Ngritja e lapidarit per “spiunin dhe vrasesin “e Shkodres
219-Dekorata dhe honorari 1,6 miljon dollare per Nicola Arsidin
220-Trafikimi naftes ‘Virxhin-Kulicaj” fitimi 75 miljon dollare
221-Blerja e nje super benzi BUNKER-700 miljon leke.
222- Porosit helikopter superlluksoz VIP ne France (eurocopter)
223-Porosit nje veprim terrorist me helicopter mbi shtepine e Bamir Topit
224- Mban gjithmene rrotull nje “polici secrete civilesh ” 50- 100 vetash
225-Fimohet vila Rames ne 13 shkurt 2013 me helicopter me urdher te SB
227-Urdherohet ne 97’ nga SB sulmi mbi amb. amerikane ( Izet Haxhia)
228-Sulmohet me urdher te tij kontigjenti gjerman (ka filmime)
229-Kurdiset nga SB truku I bombes te Vefa ne 96’ me Anton Gjergjin
230-Bomba u “kurdis” per te akuzuar “Hakmarrjen per drejtesi”
231-Largohet FMN se sinjalizoi rrezikun per fajdet 96’
232-Kercenohet Kristaq Luniku per mos mbylljen e firmave
233-SB deklaron se VEFA+ Gjalica = dallendyshet e kapitalizmit
234-SB deklaron ;Parate e shqiptareve ne firma me te pastrat ne bote
235-kercenohet me jete Izet Haxhia pas intervistave nga Gestapo SB
236-Akuzohet Xeni Lirijes si drog diller nga Izet haxhia
237-Miratimi I devijimi I rruges Egnatia nga Durrsi ne Igumenice
238-Investime serioze ne Tropoje nga qeveria Pedere-afer zeros
239-Abandonon shtepine ne Vicidol-kthehet haur lopesh e gomeresh
240-I fal oborrtareve mbi 100 licensa h/centralesh ,miniera e hidrokarburesh
241-Trafik me Libine –Lul Basha takon Kadafin personalisht “tet a tet”
242-Lirohen te burgosur vrases per votimet e 2009 me urdher te SB-LB
243-Menaxhohet direkt nga SB kolumbianizimi-prodhimi droges- 5 miljard $
244-permbytja e pare e shkodres ndodh 1 here ne 100 vjet (tallje )
245- permbytja e dyte e shkodres ndodh 1 here ne 1000 vjet (tallje funebre)
245-Gerdeci I dyte ne Dhemblan Tepelene-maskohen vrasjet dhe krimi qeveritar
246-Burgosja e Nanos si terrorist per kavanoza receli t ndihmave
247-KURSE Lul Berisha vjedh gjysem miliardi ne RR.K dhe mbete yll ne ngjitje
249-SB deponon ilegalisht ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
250-Ve mafjozin Hajdin Sejdia keshilltar te pare ekonomik ne qeverine e 1992
251-Largon Leka Zogun si qen ne 20 nendor 1993
252-prag skandali armatosur ne hotel dajti me LZ
253-Nga trajtimi LZ si qen I ngre permendore si karadyzen
254-SB me keto krime eshte diskretituesi me I madh I USA-s
255- SB me keto krime eshte djalli I Lugut te zit e tropojes qe po
ri-ngre Enver Hoxhes lavdine si nje nga Kolloset me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi