Një histori tronditëse vjen nga India.
Babai ka djegur të gjallë të bijën pasi nuk donte të martohej, por të vazhdonte studimet.
16-vjeçarja nga shteti veri-lindor i Bihar është djegur e gjallë nga babai i saj dhe njerka.
Ata i kishin gjetur një burrë në moshë të madhe, por adoleshentja refuzoi duke thënë se donte të vazhdonte studimet.
16-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital disa orë më vonë pasi kishte pësuar djegie në 90 përqind të trupit.
Ka qenë vëllai i saj Amrit Raj që denoncoi babain dhe njerkën për vrasjen e adoleshentes.
Bihar është ndër shtetet më të prapambetura të Indisë ku ende ruhen tradita e zakone të shekujve të shkuar, siç është edhe “porositja” e nusës që sapo lind.