Shtypi ndërkombëtar: Kerry bind opozitën për një paketë të madhe të reformave gjyqësore dhe legjislative

14 Shkurt 2016, 16:17Politika TEMA


Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kery, në Tiranë ka bërë jeohnë edhe në mediat ndërkomëbtare.

Agjesia e lajmeve “Associated Prees” dhe “Reuters” e kanë pasqyruar hap pas hapi këtë vizitë të Kerry në vëndin tone.

“Associated Press” ka shkruar se John Kerry po viziton Shqipërinë për të bërë një shtysë që të miratojë një paketë të madhe të reformave gjyqësore dhe legjislative.

Më tej kjo e perditshme ka raportuar se Sekretari Amerikan, u ka bërë thirje partive opozitare për të mbështetur paketën ligjore që ësthtë tani në Paralamet. Ai tha se reformat do të jenë një hap i rëndësishëm përpara në përpjekjen e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu një tjetër temë e diskuatuar ishte dhe krijimi i një gjykate anti-korrupsion dhe një zyre të prokurorisë, si dhe një organ kombëtar hetues të ngjashme me atë të Byrosë amerikane Federale të Hetimeve.

Në fund “Associeted Press” shkruan se Reforma në sistemin e drejtësisë është përpjekja e fundit për të pastruar atë që dikur është konsideruar si një nga qeveritë më jofunksionale të Europës.

2 komente në “Shtypi ndërkombëtar: Kerry bind opozitën për një paketë të madhe të reformave gjyqësore dhe legjislative”

  1. Nari says:

    Ky kishte karramele ne goje kur lexonte kete lajmin? hahaha

  2. Haaaaa says:

    Mburrja me e madhe qe sekretari Kerry i beri Rames ishte se ,
    -“JENI NE RRUGEN E DUHUR”!
    U mundova ta zberthej kete thenie ,por me dolen ne mendje disa variante:
    1-Se pari mund kete nenkuptuar qe keni ikur nga rruga e shtrember dhe keni hyre ne rrugen e duhur!
    2-Se dyti,qe te jesh ne rrugen e duhur nuk nenkupton se po punon mire,sic mund ta kuptoje Rama!
    3-Qe te jesh ne rrugen e duhur nuk do te thote qe pas disa kilometrash nuk mund te kesh dale nga kjo rruga e duhur dhe te kesh hyre ne nje rruge me te keqe nga ajo e meparshmja,sic mendon Berisha!
    4-Qe te jesh ne rrugen e duhur,sic gjykoj une,do te thote se sido qe t’a sjellesh rrotull muhabetin,prap ne RRUGE TE MADHE JE e jo ne vendin e duhur,aq me pak se ke hyre atje ku duhej te shkoje!
    Keshtu rrugeve,si CIFUTET NE SHKRETETIRE NE KEMI 25 VJET qe rrime,por mund te rrime edhe 25 vjet te tjere dhe PA BUKE SE PA BUKE DO MBESIM!!!
    Edhe per zgjedhjet qe jane bere keshtu kane thene tre gjithe nderkombetaret:
    -“KETO ZGJEDHJE JANE ZHVILLUAR ME MIRE SE TE KALUARAT”!
    Dhe ne cdo here me pas na ka dale se te gjitha kane qene te VJEDHURA e te GRABITURA!
    Pra ky fjalori perendimor nuk eshte per ne por per popujt e tyre!
    Ne gjithmone me gishtr ne goje do mbetemi!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje