Agjencia e lajmeve Reuters ka pasqyruar vizitën e Sekretarit të Shtetit John Kerry duke thënë se vizita e tij bëhet për të inkurajuar reformën në drejtësi.
“Sekretari i Shtetit John Kerry mbërriti në Shqipëri të djelën në një vizitë qëllimi i së cilës është inkurajimi i liderëve shqiptarë për të zbatuar reformat antikorrupsion që mund të rrisin shanset e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”, shkruan Reuters.
Më tej Reuters pasqyron takimet e Kerryt me ministrin Bushati dhe kryeministrin Rama.
Reuters raporton se qëllimi kryesor i vizitës është reforma në drejtësi, e mbështetur dhe kërkuar fuqimishe nga SHBA.