John Kerry në Tiranë. Ja axhenda e tre orëve të tij shqiptare

14 Shkurt 2016, 09:42Politika TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit vjen sot në Tiranë në një vizitë 3 orëshe. Tirana është zbukuruar me flamuj shqiptarë dhe amerikanë anës rrugëve.

Prej orës 07:00 të gjithë strukturat e policisë, përfshi dhe ajo Kriminale dhe e Antiterrorit kanë kaluar në shërbim të përforcuar. Ndërkohë segmentet rrugore kryesore do të jenë të bllokuara deri në orën 15:00.

Vizita e John Kerry në Tiranë është e 5-ta e një Sekretari amerikan Steti, që për një vend të vogël si ky yni mund të konsiderohet një mesazh i qartë i miqësisë që lidh dy vendet tona.

Sipas informacioneve të deritanishme Kerry do ti kërkojë qeverisë dhe opozitës shqiptare zgjidhjen e një problem amerikan: pranimin e ashrafive të kampit Ashfrat në Irak ish opozita iraniane në konfliktin me Sadamin, të cilët gëzojnë mbrojtje në bazë të pikës 4 të Konventës së Gjenevës.

Së dyti angazhimi i palëve për të miratuar me konsensus reformën në drejtësi.

Për të siguruar vizitën janë angazhuar mbi 1500 efektivë policie të cilët janë në gatishmëri për 8 orë për të kryer një kontroll të plotë të territorit dhe për të garantuar sigurinë e vizitës së kryediplomatit amerikan në vendin tonë.

Gjithashtu një helikopter i Forcave të Armatosura me një grup të Forcave Speciale të Ushtrisë do të monitorojë nga ajri.

Axhenda

Ora 09:00 Sekretari Amerikan i Shtetit pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”. Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të presë në aeroport për t’i dhënë mirëseardhjen e parë pas uljes së avionit.

Ora 10:10 Kerry dhe delegacioni amerikan do të mbërrijnë në Kryeministri për t’u takuar fillimisht me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Takimi me kryeministrin

Ora 11:00 Kryeministri Rama dhe Sekretari Kerry do të kenë deklaratë për shtyp në përfundim të bisedimeve, por nuk do të lejohen pyetje nga gazetarët.

Prej aty Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry do të takohet me Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD.

Takimi përmbyllës i vizitës të Kerry-t në Tiranë do të jetë me disa të rinj ku pritet të përcjellë mesazhe për të ardhmen dhe sfidat e Shqipërisë.

1 komente në “John Kerry në Tiranë. Ja axhenda e tre orëve të tij shqiptare”

  1. dishepulli i lasht says:

    na nxorri mallin e “shokut te lavdishem dhe te paharruar,udheheqsit largpames dhe klasikut madhshtorit dhe me t zgjutit dhe me trimit t university,mesuesit tone enver”!!!
    si n koh t Dull Hanxhar Panxhit,kur bllokohej gjith qytetit pse Dulla do kalonte me Nexhin…
    dhe kur Dulla delte ne TV SH bardh e zi s kishte pyetje nga gazetart. te gjith rrinin gatitu..
    prandaj edhe amerikanet jan bo miq me shqiptart. sepse amerika ja pa mendjen shqiptarve qe vdesin per nji cik dictator,dhe vje dhe sillet si dictator me shqiptart masaj.
    shqiptart jan msu qe I binden kryetarit t fisit malok,kryetarit t bandes kriminele me muskuj dhe shpirt t zi,kryetarit te partis qe esht nji dictator I paster,
    prandaj edhe amerikanasit kur vijn sillen ne po ate menyr qe te behen te dashur per shqiptarinjt!!
    dhe shqiptarasit vazhdojn ne rrugen e enverit…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje