Deputeti Ben Blushi hedh akuza të rënda duke deklaruar se delegatët e kongresit që do të mbahet më 19 mars nuk janë përzgjedhur nga anëtarësia, por janë të emëruar nga Edi Rama.
Në një intervistë telefonike për Ora News dhënë në orën 13:00 Blushi tha se këto zgjedhje nuk janë të rregullta nuk janë organizuar nga koordinatorët e mandatuar ta bëjnë këtë gjë.
Vetëm sot në mëngjes u mësua se do të ketë zgjedhje. Blushi ka dhe një përgjigje për Ramën për batutën e tij “Qentë le të lehin karvani të shkojë përpara “
Ben Blushi: Nuk ka votim alternativë. Delegatët janë njerëz të emëruar. Edi Rama me deputetët e vet, për fat të keq, me disa prej tyre po emëron delegatët e këtij kongresi. Ky është thelbi. Delegatët kongresit të 19 Marsit janë duke u emëruar dhe nuk janë duke u zgjedhur.
Po ju marr një rast, rasti tipik që do e bënte të skuqej çdo njeri në PS nga Rama i pari. Nga Elbasani delegate në Kongres është një ish-deputet i cili në 2007 ka votuar për Sali Berishën president. E mbani mend Gjashtë deputetë të PS shkuan e votuan për presidencën Saliun. Ky është një nga delegatët e 19 Marsit. Kjo është tërësisht imorale.
Ne e përjashtuam në 2007 Edi Rama e riktheu për favore që nuk ia njohim dhe sot e ka bërë kreytar të këshillit të qarkut duke i dhënë luksin të jetë delegate direkt në Kongres mandje të mos votohet nga anëtarësia. Kjo është e papranueshme. Bukuroshët e Saliut po vijnë delegate për të votuar Edi Ramën në kongres. Kjo është çështja.
Ora News: Zoti Rama ka bërë një status ku përvec mirënjohjes shkruan:Qentë le të lehin karvani të shkojë përpara, Keni koment
Ben Blushi: Këtë shprehje e kam dëgjuar nga Enver Hoxha. Nëse Edi Rama vazhdon citon Enver Hoxhën dhe vepron si Sali Berisha i bie të jetë në fund të karvanit.
Sa vjen po e dhjete fare muhabetin o Blush bollemos etrashe me shume se do ndjekesh Kacin e zi me dukesh
ja dhe ish shikistat e saliut
ju thashe qe jane aktivizuar bile po votohen e po votojne per rilindjen???
prit kur te shofim zenin ne kongresin e PS
skeni pare gje akoma.
ku eshte problemi ketu?
Blushi po e dhjet muhabetin????Ne cilin vend te botes demokratike Kryeministri etiketon “qen”qytetaret,bashkpuntoret,antaret e parties se tij ne njejes apo shumes???ne nje vend tjeter kjo shprehje e dal nga goja e Kryeminstrit do shkaktonte” termet”politik.
Ky vetem per kete shprehje do denuar penalisht se eshte fyerje publike per qyatetaret e vendit te tije qee kan zgjedhur ti drejtoje edhe kur jan por edhe kur jan kundra tije.Ti naftetar dhe gjith ata naftetaret si puna jote kur vjen puna per te zgjedhur midis dy njerezve qe perfaqesojne culture dhe educate ndryshe shkon me deshire ne krahun e “kokderrave”
Ne 2 vjet nuk ke qene njehere ne Elbason,tani flet per socialistet e Elbasonit ?
RRumpall hesapi.
Ore pille ate dreq veze (partine e re) se na lodhe.Ke 7 vjet qe kakaris.
Or Ben ,e verteta eshte qe zyra e vetme e deputeteve te elbasanit qe nuk eshte hapur asnjehere eshte e jotja.Gjithe te tjeret ps ,pd dhe lsi edhe nese nuk kane zgjidhur shume halle te pakten kane biseduar me zgjedhesit.Perrallat qe reciton mund te tingellojne bukur tek blloku ose rogneri ,por ne elbasan nuk i beson asnje i majte.Por me sa po duket do bashkohesh me kaqin e zi.
Te drejte ka, keta votuan Topin ne 2007 dhe Blushi atehere dha direheqjen sepse i rrodhen votat e mbani mend Durim Lamaj , nje Kosta etj…. Pra Topin presidenti me i dobet Shqiptar me emerimet md te dobeta ne klsh, ildkp etj
Mashtrimi i zgjedhjeve 2017 po afron Edi Rama do i vjedhe njehere ndaj po ben nxemje ne keto zgjedhje qe te jete gati per 2017-en …Sala i ka vjedh gjithmone do ta bej edhe Edi njehere…strategjia e Edit per 2017 eshte te vjedhe votat e emigranteve….skeni pare asgjr akoma….