Përse Berisha nuk shkon në Viçidol për të parë restaurimin e kullës?

13 Shkurt 2016, 12:31Politika TEMA

Kulla e Sali Berishës në fshatin Viçidol të Tropojës, prej afro dy vitesh i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë.

Me punimet në kullë po merret vetë djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni, i cili po ndjek hap pas hapi të gjitha punimet.

Drejtuesi i punimeve, Asllan Halili, tregon disa detaje, që nga mënyra se si u kontaktua nga djali i Berishës, ndërtimi i kullës nga e para dhe atë çka kjo kullë do të jetë në vazhdim, raporton Opinion.

Si jeni kontaktuar për restaurimin e kullës në Viçidol?

Shtëpia e ish- kryeministrit Berisha në Viçidol është restauruar nga disa punëtorë të cilët merren me ndërtimin e shtëpive dhe mureve me gurë dekorativë. Ata janë nga fshati Rrajcë i Librazhdit. Kanë qenë katër punonjësit të cilët kanë zhvilluar një pjesë të punimeve dhe më kryesoret siç është veshja me gurë e Kullës. Ata janë Asllan,Besnik, Dritan dhe Bardhyl Halili. Ne nuk kemi pasur njohje të mëparshme me familjen Berisha por jemi lidhur me Shkëlzenin nëpërmjet një mikut tonë të përbashkët në Tiranë të cilit familja Halili i kishte ndërtuar një vilë prej guri në fshatin turistik të Voskopojës. Ka qenë pikërisht Shkëlzeni i cili është takuar fillimisht me kryeustain Asllan Halili duke i prezantuar edhe restaurimin e Kullës në Viçidol. Për restaurimin e së cilës ishte kontaktuar fillimisht një inxhinier kosovar, ndërsa ustai Asllan Halili ka bërë zbërthimin e projektit fillimisht dhe më pas i ka treguar Shkelzenit, mënyrën se si duhej rindertuar kulla. Idea është pëlqyer dhe mirëpritur nga Shkelzen Berisha. Ndërkohë fillimisht ishte menduar që kosovarët të bënin veshjen me gurë të Kullës por ata kishin hasur vështirësi në zbërthimin e projektit dhe më pas është kontaktuar familja Halili.

A ju ka bërë sugjerime Berisha në lidhje me restaurimet?

Mësohet se ish Kryeministri Berisha nuk është marrë fare me punimet. Gjatë gjithë kohës që ato u zhvilluan, ne “kokë” të tyre ka qëndruar vetëm Shkëlzeni, i cili siç e thashë edhe më lart e ka pëlqyer idenë e ndërtimit nga ana e familjes Halili dhe nuk ka bërë sugjerime rreth projektit.

A ka qenë ndonjëherë Berisha në Viçidol për të parë punimet në Kullë?

Jo, Berisha nuk ka qenë asnjëherë,  por Shkelzeni ka qenë disa herë.

Si janë zhvilluar punimet? Çfarë punimesh janë kryer? Dhe në sa kohë janë shtrirë punimet?

Punimet jane realizuar në kohë dhe muaj të ndryshme për shkak të motit tepër të ftohtë,por projekti nuk del nga kornizat e Kullës që ka qenë. Atje përgjithësisht është punuar në pranverë, verë dhe vjeshtë pasi në dimër trashësia e dëborës dhe temperaturat e ulta nuk e lejonin zhvillimin e punimeve. Kulla tre katëshe është prishur tërësisht. Vetëm një pjesë e katit të parë nuk është prishur, më pas është rindërtuar sërish kati i parë, i dytë dhe i tretë. Muret jane në brendësi me derdhje betoni dhe më pas është bërë veshja e tyre me gurë. Gurët jane të zonës, jane mbledhur nga zonat perreth dhe nga disa miniera të zonës. Punimet kanë nisur në tetor të 2014, janë ndërprerë gjatë dimrit dhe më pas kanë rinisur në pranverë. Ndërsa veshja me gurë është bërë në Tetor të vitit 2014 për 10 dite dhe më pas në nëntor të 2015 kanë rinisur për 2 javë deri në përfundim të plotë të veshjes së mureve me gure.Theksojme se familja Halili, Punime Guri Halili, ka kryer vetëm veshjen e mureve dekorative ndërsa konstrukti prej betoni është bërë nga kosovarët dhe sigurisht që edhe instalimet e nevojshme do të bëhen prej tyre.

Keni bërë vetëm rikonstruksion të jashtëm apo edhe të brendshëm të ndërtesës?

Në Kullë është ndërhyrë në të gjitha pjesët e saj, por në pjesët e brendshme ajo ende nuk është gati. Janë duke u bërë edhe punime. Kulla ka 2 dhoma në katin e parë,  2 në katin e dyte dhe 2 katin e tretë, përfshi këtu korridoret dhe 3 banja. Përveç këtyre në pjesën e jashtme është ndërtuar edhe një mur rrethues prej gati 240 metrash,  i cili është mur dekorativ. Ndërkohë qe jo të gjitha punimet kanë përfunduar në pjesën e jashtme. Ato pritet të rinisin në pranverë ku do të ndërtohen shkallë me gurë dekorativ  dhe shumë objekte dekorative zbukuruese. Në pranverë do të nisë edhe rikonstruksioni e Kullës së Xhaxhait, e cila është shumë pranë asaj të ish KM Berisha.

13 komente në “Përse Berisha nuk shkon në Viçidol për të parë restaurimin e kullës?”

  1. Edkari says:

    Nuk shkon se nuk ka qenin.
    Sali Berisha ka patur me pare nje qen
    qe kudo qe shkonte e merrte me vehte
    biles kete qenin ne vitin 2001 donte
    ta bente dhe deputet ne zonen e
    Plazhit Durres po nuk u be qe su be.
    Sot qeni Berishes mundohet qe ti kafshoj poturet
    Berishes po eshte qen qe vetem leh,,
    kjo ishte tema e komentit.

    1. ish anti enverist says:

      eshte bere semundje e mediave shqiptare qe vdiqen nga korrektesa

      e kam fjalen per para fjalen (prefiksin) qe vini perpara” ish kryeministri”

      nqs ky ka qene k/minister dhe ka bere punen tamam..dmth te mos ishte treguar
      KANIBAL
      TERRORIST
      VRASES
      TRADHETAR
      BESPRERE
      ETJ ETJ

      do ishte dakort ta quanit ish k/m

      E keqja se keto etiketime i kemi lexuar te gazeta gazeta Tema..lexoni artikullin e mero bazes me nendor 2012 me titull
      KANIBALI YNE..kur u dogjen te perndjekurit politik dhe ky “ish kryminstri MEROS’ zgerdhihej ….me serioze ju lutem se keshtu i bie qe enverhoxhen duhet ti themi “ish Profeti Enver…”

  2. Klodi says:

    Burg per ndertim pa leje edhe 1 akuze me shume…

  3. dajti says:

    Mose e gzofte se e ka ber me gjakun e gerdecit

  4. Tropoja says:

    I vëfshin tritolin si kullës së Haklajve!
    E ka bë iidioti me shpresën se do të ngelet muze, si shtëpia e Enver Hoxhës apo Kadaresë. Po jo vetëm kullën por kam frikë se dhe Shkëlzenit skanë për tja lënë gjaksit në këmbë

  5. RILINDJA E LESHIT says:

    OR QELBESIRA MERRUNI PAK EDHE ME PALLATET E KOKEDERRIT RAMA

  6. Zani T. says:

    Pas implementimit te reformes ne drejtesi dhe dergimit te Saliut atje ku e ka vendin dhe qe mezi po e pret populli, shteti te shtetezoje kete kulle dhe ta ktheje ne burg privat, sic ka dale nje ligj, me duket, ose eshte ne proces. Ithtaret e tij te lodhen pak dhe te shkojne atje duke bere marshime e te falen e pershendeten me idhullin e tyre te rrejshem nga frengjijte e kulles, prej te cilave eshte krejt e mundshme te nxjerre edhe dy gishtat, po jo surratin se ate e kane ne zemer rrumpallhitesit shqiptaro-shqiptare (te Kosoves). Te shkruhen parulla kudo: ndalohen vrasja e arinjve, ujqerve dhe dhelprave rreth e rreth kulles ne nje perimeter prej 1 km dhe te ndalohet ngjitja e tyre deri ne katin e trete, pasi ta kete ulur Salushi kapanxhen per te mbyllur katin. Nga aset prigioneri te kthehet me vone edhe ne aset kulturor (“Detyre e posaçme” per Mehmet Lezetin (Elezin), Fahri Bythen etj.), derisa ai LART te kujtohet per Saliun. Fshatit t’i nderrohet emri nga Vuçidol ne Salihyri. Rajcianet i hengshin me te shendoshe parate e vjedhura te Shkelzenit, po ata ku i paten mendte e kokes, a nuk e dinin se edhe vete Shkelzen Berishe Gerdeci, sheiku shqiptar, qe s’ka libreze pune, as zyre etj, eshte kandidati nr. 2 per Kullen e Madhe te Berishajve.

  7. Kin Buba says:

    Berisha punoi e ndertoi krejte Shqipnine, ka lane diçka edhe per t’ birin, Shkelzeninqe t’ mos e harroje origjinen nga malet e Kreshnikëve . Na e ka lane porosi xhaxhi Enver: ” Sikur te behesha 20-vjeç, do te shkoja te jetoja per gjithe jeten ne fshat”. Apo jo Qiviritarë?! Cili nga qeveritaret e sotem mund t’ na diftoje nji kulle te tillë prej guri e ndertueme simbas kushteve kanunore, me frengji. Vetë kjo kullë difton origjinen bajraktare te berishajve, d.m.th nuk vjen nga hiçi ish kryeministri, ashtu si jane shumica e pushtetareve te sotem, ashtu si shkruente Lame Kodra,: ” Më merr malli për një stan atje në shpat .”

  8. spartaku says:

    Qafshe koken tende o Sali Berisha ne ate shtepi ku ke lindur,qe me mire do ishte te mos kishe lindur.Ti o maskara,linde per t’i bere keq popullit shqipetare dhe me gjere.Nuk u permbyse djepja qe te ka tundur,e te shpetonte shqiperia.Ajo shtepi dhe ajo djepe ka lindur dhe rritur nje njeri kriminel,qe mori ne qafe shqiperine,te cilen e shkaterroi totalisht.Asnje deri sote, nuk e ka bere kete.As mbreti(qe i thençi mbret) .Te pakten ENVER HOXHA vuri gure ne themelete e ndrtimit te shqiperise moderne.Ai ndertoi fabrika,uzina,kombinate,hidrocentrale qe po japin drite akoma edhe sote.Por ti o Sali(qe tu harrofte emri),jo vetem nuk bere asgje,por edhe ato qe u ngriten me djersen e popullit shqipetare,ti i rrafshove,i zhduke nga siperfaqjq e tokes.Ashtu si shove gjithe keto,u shofsh edhe ti me gjithe familjen tende te degjeneruar.Ky eshte mallkimi i popullit per ty.

  9. Rr. B. Gramshi says:

    Ndoshta pyetja do te ishte me interesante; perse e rindertoi kullen Sali Berisha?! Edhe ne kete investim ai eshte hileqar dhe hipokrit. Per nostalgji, jo, mbasi ai ka treguar se nuk ka asnje interes per fshatin ku ka lindur dhe ka mare edukaten fillestare aq te rendsishme ne formimin e njeriut te cilen e mbart edhe sot. Mendja te shkon se ai e ben kete investim per te ardhmen qe t’I lere nje monument vetevehtes. Por a perben ky restaurim nje monument? Apsolutisht jo mbasi ai nuk ruan pamjen e origjinalit dhe aq me teper ate funksionale. Si provincial qe eshte ai trembet origjinalit mbasi brezat qe do te vine do te shihnin se ku lindur dhe ritur dhe duke bere edhe balancin e bemave te tij “muti do te dilte mbi tavoline”. Ky komleks i lenies te monumenteve te fallcifikara eshte dukuri e gjithe te diktatoreve ku ben pjese edhe Sali Berisha.

  10. Alban Dardani says:

    __ Ndertimit te kulles , nuk i duhet dhene ngjyrim politik , por ngjyrim kulture atdhetarizmi dhe patriotizmi. Ne se antare te vecane te saj , ne kohe a priudhe te caktur kane shkelje e detyrime ligjore , le te pergjigjen .
    ___ Kushdo qe ka mall dhe ndiejne te atdhetaimit , le ta shprehi ate duke e filluar tek vendlindja e tij apo e te pareve te tij ,
    ___ Braktisja nder vite e trojeve stergjyshoe , ne vecanti 3 dekadat e fundit, sidomos ne trevat kufi me shtetet fqinje eshte nje fatkeqsi e pa riparushme ne se nuk punohet e investoht seriozisht
    ___ Jo vetem BERISHAJT, POR CDO DEPUTET, FUNKSIONAR, BISNSMEN , E ME RADHE LE TU RIKTHEHEN NDERTIMIT TE KULLAVE APO SHTEPIVE NE TROJET E TE PAREVE. … Le te shrebejne ato edhe si objekt kulture , turizmi , ….. ne fund te fundit si shtepi pushimi veroe a dimrore per familjen apo fisin e tyre.

    ___ KENGA E DIKURSHME qe kendohej ne Kosove, NUK DUHET HARRUAR , ne vecanti emigrantet.
    __ KU PO SHKONI DJEMT E RI / KUJT JA LENI NJAT MALSI
    NJATO KULLA ME BAJRAK / LE E RRITUN ME GJAK. …………………………

    ___ KTHEJUNI VATRES , …KTHEJUNI PUNES …..DHE LERINI ”GOGOLAT” ” ME BERISHA , OOOO MILET!!!!!!!!!

  11. Agimi says:

    Pse nuk thone sa ka kushtuar ndertimi I saj, dhe ku I gjen leket ky syqeni, qe nuk ka punuar dhe nuk punon asnje dite te vetme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje