Reagon Blushi: Nuk ka njoftim për zgjedhje, delegatët po emërohen

13 Shkurt 2016, 13:23Politika TEMA
Reagon Blushi: Nuk ka njoftim për zgjedhje, delegatët po emërohen

 

Rivali i Edi Ramës për kreun e PS, Ben Blushi, ka kritikuar procesin e zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit duke pretenduar se nuk ka pasur njoftim për zgjedhje pasi nuk ka qenë në faqen në internetit të Partisë Socialiste. Pretendimi i tij është se banorët në fshatra shikojnë faqen në internet në faqen e Partisë Socialiste.

Sipas tij disa drejtues të PS nuk kanë marrë njoftim dhe nuk janë marrë me organizimin e tyre.

Blushi tha se disa kandidatë për delegatë, nuk ishin të propozuar nga organizatat e PS, pra procesi nuk ka ndodhur normalisht sipas statutit.

“Pra ka një miks problemesh në një proces i cili nuk është procesi që kemi bërë në të shkuarën”, tha ai.

Lidhur me përplasjen me zotin Balla, Blushi tha “se nuk ka pas gjë personale me të, dhe nuk kam pasur përplasje”.

Sipas Blushit, Balla pretendon që procesi është i rrregullt.

“Unë jam deputet i PS dhe jam i panjoftuar.

Zoti Balla pretendon që janë njoftuar me telefon.

Cështja është si janë njoftuar zgjedhësit.

Balla është shprehur se akuzat janë njësoj si të Berishës. Me sa di unë zoti Berisha nuk është në listën e zgjedhjeve të PS dhe nuk kemi pse ti kemi njësoj akuzat.

Unë po flas për një proces për të cilin nuk është njoftuar njeri.

Është proces i shtyrë, i panjoftuar, me kandidatë të papropozuar dhe Rama me disa të deleguar të tij po emëron delegatët.

Kam një rast tipik. Delegat në kongres do jetë një ish deputet që ka votuar për Bamir Topin në 2007. Kjo është tërësisht imorale. Bukuroshin e Saliut ne e kemi përjashtuar ndërsa Rama e ka rikthyer”, tha Blushi për Ora News.

Lidhur me deklaratën e Ramës qentë le të lehin, karvani shkon përpara, Blushi tha se “këtë shprehje e kam dëgjuar nga Enver Hoxha nëse Rama citon Enver Hoxhën dhe imiton Sali Berishën, punë e tij”.

1 komente në “Reagon Blushi: Nuk ka njoftim për zgjedhje, delegatët po emërohen”

  1. socialSSalisti pe Blushi says:

    FATKEQESI NE DUAR TE KUJT KA MBETUR KY POPULL!
    Si nuk vret vehten nje megalloman e dogmatik si puna e ketij kara Blushi qe e mban vehten si kryetar i ballit te kombit kur behen zgjedhje ne ZONEN e tij elektorale e pa u skur e pa u zverdhur jo vetem nuk vret vehten po thote:NUK ME KISH LAJMERUAR NJERI SE KISH ZGJEDHJE NE ZONEN TIME! Zot ruana nga mendte e kokes me keta alabake antishqipetare ne sherbim te krimit e agjenturave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje