Rama i kënaqur me zgjedhjet në Fier: Qentë le të lehin, karvani shkon përpara

13 Shkurt 2016, 14:29Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër procesin zgjedhor në një nga qendrat zgjedhore për delegatët e rinj të Partisë Socialiste në bashkinë e Fierit.

Në këtë qendër, me 870 anëtarë do të zgjidhen 18 delegatë të Partisë Socialiste, në një garë ku kandidojnë 23 femra dhe 27 meshkuj. Për gjithë Bashkinë Fier votojnë sot 1800 anëtarë të Partisë Socialiste për përzgjedhjen e delegatëve të Kongresit sipas parimit: “një anëtar – një votë”.

Në zgjedhjet e ditës së sotme konkurojnë afro 1000 kandidatë për delegatë të Kongresit të propozuar nga anëtarësia e partisë e 23 bashkive në përbërje të të cilave janë 151 njësi administrative.

Sipas kritereve të përcaktuara në Asamblenë e muajit korrik, 50 për qind e kandidaturave janë femra dhe një e treta e tyre janë të moshës 18-25 vjeç.

Pas takimit Rama postoi një velrësim pr zgjedhjet dhe një përgjigje ndaj kritkëve të tyre: “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara” theksoi ai

3 komente në “Rama i kënaqur me zgjedhjet në Fier: Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”

  1. Hysni Dajaku says:

    “Qente le te lehin,kulishat shkojne perpara”,te zgjedhurit jan mosha nga 18-25.. quhen kulisha pa experience m,e te cilat behen eksperimente si me qente e Pavllovit…Ata qe “lehin” jan mbi 40-at.Nje vend qensh ku Kryeminstri etiketon” qen “qytataret e vet dhe bashkpuntoret e antaret e Partise se tij dhe asnje gazetar apo media nuk I kerkon llogari per kete fyerje

  2. oni says:

    Po gazeta zeri i popullit pse eshte mbyllur??!! Si shpjegohet apo eshte koha e Jolezes, Brisedes e Taut?

  3. elton sina says:

    Mire o Rama mire. Quaj qene ata qe te kritikojne quaji. Vazhdo me Kocon shkaterroje PS dhe bej delegate e kryetare PS qullashe anonime vetem per ti patur Koco ushtare. Se ne 2017 kur te kerkosh ushtare te vertete do ngelesh me byth zbuluar. Nuk eshte gje renia e votave dhe abstenimi i 2015. Prit 2017 ta shohesh. Trajtojini ssocialistet si limone te shtrydhur e njerez-dele se faturen do e paguani shpejt. Katapulto njerez pa vlera, anonime pa kontribute e sakrifica ne krye te PS se do ja degjoni kengen. Turp tu vije sa te amoral po dilni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje