Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry mbërrin sot në orën 9:00 në Tiranë. Ai do të pritet me ceremoni zyrtare në aeroportin “Nënë Tereza” nga Presidenti Nishani dhe më pas do të takojë ministrin Bushati dhe kryeministrin Rama.
Në orën 11:00 ai do të mbajë një konferecë të përbashkët për mediat me kryeministrin Rama dhe më pas do të takojë liderin e opozitës, Lulzim Basha.
Tema kryesore të takimit do të jenë vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri, reforma në drejtësi dhe çeshtjet e luftës kundër terrorit.
Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.Gjithashtu, mësohet se Kerry do të takojë edhe të rinj nga shoqëria civile. Ai eshte sekretari i pestë amerikan i shtetit, i cili viziton Shqipërinë.
Agjenda
Sipas agjendës zyrtare, Sekretari Kerry do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 09:00, dhe do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Sekretari Kerry do të mbërrijë në Kryeministri në orën 10.10, për t’u takuar fillimisht me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.
Më pas, do të zhvillohet takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe në përfundim të takimit, në orën 11.00, Kryeministri Rama dhe Sekretari Kerry do të kenë një deklaratë për shtyp. Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, shkruan Panorama.
Vizita zyrtare e Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry të dielën në Tiranë do të shoqërohet nga masa të rrepta sigurie.
Sipas policisë, për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan do të ketë një plan të detajuar dhe të veçantë masash, ashtu sikurse ka ndodhur gjatë vizitës së kancelares Angela Merkel apo kryeministrit serb, Vuçiç.