Miqësia shqiptaro-amerikane, ja vizitat më të rëndësishme

13 Shkurt 2016, 15:16Politika TEMA

Në një shikim në retrospektivë, rezulton se vizita e sekretarit John Kerry në Shqipëri, është e pesta e një kryediplomati amerikan, përgjatë 25 vjetëve të fundit. Krejt këto, pa llogaritur vizitën historike të Presidentit George Bush në vitin 2007 i cili nga Tirana paralajmëroi pavarësinë e Kosovës.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të qëndrojë nesër për një vizitë zyrtare në Tiranë. Kjo vlerësohet si një nga vizitat më të rëndësishme pas asaj të Papa Fraçeskut dhe presidentit amerikan George Bush në vitin 2007.

Ai do të takojë zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë edhe zv.Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në fakt, vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë në Shqipëri dhe Kosovë nuk kanë munguar gjatë këtyre dekadave të fundit.

Sidoqoftë, që nga rënia e komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, dhe hapjes së Shqipërisë drejt perëndimit, interesimi i SHBA-së për këtë shtet ballkanik ka vazhduar të rritet, raporton lajmi.net.

Kjo vërehet edhe nga vizitat e rangut të lartë të zyrtarëve amerikanë ndër vite.

Në një shikim në retrospektivë, rezulton se vizita e sekretarit John Kerry në Shqipëri, është e pesta e një kryediplomati amerikan, përgjatë 25 vjetëve të fundit.

Në vitin 1991, kur regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, por i drejtuar nga Ramiz Alia, ishte në grahmat e fundit, për vizitë ishte sekretari amerikan James Baker.


James Baker ne Tiranë në vitin 1991 dhe fjalimi i tij para qytetarëve shqiptarë të mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’.

U desht të kalonin nëntë vite që, deri në vitin 2000, që Shqipërinë ta vizitonte Sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright. Vizita e saj përkonte me qetësimin e Shqipërisë pas trazirave të vitit 1997 dhe përfundimit të luftës në Kosovë deh çlirimit të saj.


Madline Albright në Tiranë në vitin 2000 dhe takimi saj me presidentin Rexhep Meidani.

Për vizitën e radhës të një sekretari amerikan të shtetit nuk u desh të kalonte shumë kohë. Tre vite më vonë, në vitin 2003, në Shqipëri qëndroi sekretari Colin Powell.

Colin Powell në Tiranë në vitin 2003 dhe takimi i tij me kryeministrin Ilir Meta.

Kulmi i vizitave nga niveli i lartë i zyrtarëve amerikanë në Shqipëri, ishte ajo e Presidentit George Bush i cili në vitin 2007, gjatë qëndrimit atje, njoftoi se Kosova do të bëhet shtet i pavarur.

George Bush në Tiranë në vitin 2007 dhe parakalimi i tij para Gardës së Nderit nashkë me presidentin Alfred Moisiu.

Megjithatë, pas presidentit Bush, u deshtë të kalonin sërish nëntë vjet që në Shqipëri të shkonte për vizitë një sekretar amerikan i shtetit. Por me 1 nëntor, në Tiranë qëndroi për vizitë, Hillary Clinton, e cila tani i ka hyrë garës për Presidente të SHBA-së.


Hillary Clinton në Tiranë në vitin 2012 dhe takimi i saj me presidentin Bujar Nishani.

Tani vizita e sekretarit John Kerry është e pesta e zyrtarëve të lartë amerikanë, pa llogaritur atë të Presidentit George Bush në vitin 2007.

Kerry do të qëndrojë në Tiranë të dielën me 14 shkurt, në Ditën e të Dashuruarve, sikur për të përcjellë mesazhin dashurisë ndërmjet dy popujve dhe kombeve./Telegraf

4 komente në “Miqësia shqiptaro-amerikane, ja vizitat më të rëndësishme”

  1. abc says:

    Foto Turpi qe tregojne dhe nje here sa Kermilla Zvaranik Jargac jemi si popull, mund ti puthim doren pa hezitim dhe Kriminelit me te Madhe per nje “kothere buke”, ose “per nje te rene te shpatulles”. Mos harrojme krimet e Xh. Bushit dhe CO. ne Lindjen e Mesme (ato qe po vuan L.M. dhe Europa sot).

  2. abc. says:

    Foto Turpi qe tregojne dhe nje here sa Kermilla Zvaranik Jargac jemi si popull, mund ti puthim doren pa hezitim dhe Kriminelit me te Madhe per nje “kothere buke”, ose “per nje te rene te shpatulles”. Mos harrojme krimet e Xh. Bushit dhe CO. ne Lindjen e Mesme (ato qe po vuan L.M. dhe Europa sot).

    Mjafte me ….. ne politik nuk ka Miqesira dhe Vllazerira por Interesa. Amerikanet na shofin si popull Mjeran nga Mentaliteti dhe Gjendja Sociale, shiko “Bolin” Ilir Meta, Alfred Moisiun, … dhe eshte shume e lehte te behet Krahasimi dhe te nxiren Konkluzionet.

  3. enter"' says:

    Nje histori me te futme

    Berisha
    Gerdeci
    21 Janari

  4. tfgs1 says:

    ”dashuri” mes amerikoneve dhe suniteve apo shiiteve[myslimon brodhers]….!!!!!????
    vetem nje i cmendur mund ta besoi………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje