Kryeministri Rama ka folur pas takimit me John Kerryn duke theksuar bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Shqipëria do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe të pakushtëzuar me Amerikën, aleatin tonë të madh. Do të vazhdojmë të mbështesim misionin në Afganistan deri përsa kohë Amerika do të jetë e pranishme. Falenderova Sekretarin Kerry për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer që ka dhënë Amerika ndaj Shqipërisë. Njoftova Sekretarin Kerry se brenda muajit mars do të miratohet reforma ne drejtesi”, ka thënë Rama në konferencën për shtyp.
Rama falenderoi presidentin Obama për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë dhe tha se do të bashkëpunojë me SHBA në lutën ndaj ekstremizmit të dhunshëm.
Do Zoti e behet per niperit tane se nji fjale e urt popullore thote
Sipas batheve te priftit Pashket do bien large sivjet